|
"Lėvizje pozitive nė veri tė Kosovės"
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti Fatmir Sejdiu thotė se ka pasur lėvizje pozitive nė veri tė Kosovės, ku pas vendosjes sė EULEX-it kohėt e fundit
janė vendosur edhe institucione tė vendit si policia e Kosovės, Gjykata e Qarkut dhe gradualisht shpresohet tė funksionojnė
plotėsisht edhe doganat e Kosovės.
Nė njė intervistė pėr BBC-nė gjatė qėndrimit nė Londėr, presidenti Sejdiu foli edhe pėr marrėdhėniet me Serbinė, shtetet e tjera nė rajon dhe perspektivėn evropiane tė Kosovės. Me presidentin Sejdiu bisedoi Ragip Luta dhe fillimisht e pyeti pėrse edhe dhjetė vjet pas pėrfundimit tė konfliktit, veriu mbetet jashtė kontrollit tė autoriteteve tė Kosovės.
Zoti Sejdiu: Unė them se ėshtė njė barrė e madhe qė mban Kosova tash 10 vjet nė kuptimin e mbetjes sė relikeve tė cilat nė njė formė apo nė njė tjetėr kanė penguar proceset e mėdha. Unė them qė bashkėsia ndėrkombėtare - flas pėr UMNIK-un - ka mundur tė shkojė nė shumė procese mė shpejt dhe sikur ėshtė toleruar prezenca e krimit tė organizuar, veprimi i strukturave paralele, ėshtė toleruar veprimi i tė ashtuquajturave 'banda tė urės', tė cilat janė vlerėsuar vet nga bashkėsia ndėrkombėtare si tė tilla dhe nė njė formė apo nė njė tjetėr praktikisht ėshtė dhėnė shans qė tė kenė iluzione kėta njerėz pėr tė mbajtur peng zhvillimet. Ēėshtja e dytė, ėshtė se kėta njerėz kanė qenė tė yshqyer vazhdimisht me mbėshtetje tė fondeve, por edhe nė forma tė tjera nga qeveritė serbe. E treta qė dua tė them ėshtė qė tani nė kėtė kohė ka njė lėvizje pak mė shumė pozitive. Me vendosjen e EULEX-it ka kthim tė portave kufitare nė funksion, ka filluar tė bėhet njė qasje mė aktive nė parandalimin e krimit tė organizuar dhe ka njė etablim tė institucioneve tė vendit atje. Ėshtė vendosur prezenca e policisė sė Kosovės, ėshtė vendosur prezenca Gjykatės sė qarkut tė Mitrovicės, ka kaluar nė veri dhe gradualisht do kthehen nė funksion tė plotė dhe doganat e Kosovės. Pra, ka njė ecje pozitive, jo ndoshta aq sa ne do tė duam tė jetė, por megjithatė ka lėvizje pozitive dhe nė kėtė kuadėr unė them se bashkėsia ndėrkombėtare dhe veēanėrisht, EULEX, duhet tė ushtrojnė njė trysni mė tė madhe ndaj Beogradit sepse Beogradi ėshtė ēelėsi themelor. Vetėm vitin e kaluar nė 2008, Beogradi ka harxhuar rreth 235 milionė euro para tė cilat i ka marrė sigurisht nga fonde tė ndryshme pėr tė bėrė destruksionin nė Kosovė. BBC: Domethėnė jeni mė tė kėnaqur me punėn qė po bėn EULEX-i? Zoti Sejdiu: Absolutisht po. BBC: Ka paralajmėrime se Shqipėria ėshtė e interesuar tė ketė njė vizitė nė nivel ministrash tė jashtėm nė Beograd. Si e shikoni kėtė? Zoti Sejdiu: Ne nuk e shohim keq. Unė kam patur takime dhe nė nivelet mė tė larta shtetėrore tė pėrfaqėsues tė republikės sė Shqipėrisė dhe i kemi parasysh dhe kėto qasje. Pėr ne ka rėndėsi qė tė ulen tensionet e pėrgjithshme nė kuptimin e dhėnies sė shanseve dhe pėr oferta tė reja tė bashkėpunimit midis shteteve tė sovrane dhe realiteteve tė ndėrtuara nė Europėn Juglindore. E keqja do tė ishte po tė donte dikush tė abuzojė me kėtė qasje tė raporteve tė republikės sė Shqipėrisė me Serbinė, pėr tė thėnė se Kosova ėshtė brendi e Serbisė dhe kufijtė tanė ne jemi vende fqinjė. Serbia nuk ėshtė fqinj mė Shqipėrinė, por njė vend i rajonit. Kosova gjendet me strukturėn e saj gjeografike mes kėtyre dy republikave, por pėr ne ėshtė me rėndėsi qė ēdo veprim i cili bėhet nė kordinata tė plota me parimet e respektimit tė sovranitetit, tė integritetit, tė qenėsisė sė shteteve sorvane, pra tė karakterit tė tyre si subjekte ndėrkombėtare, nuk ka tė keq. Nesėr ne do ti iniciojmė dhe mė tepėr bashkėpunimin. Pėr ne ėshtė nė interes tė parandalojmė krimin e organizuar ta zėmė nė bashkėpunim me Serbinė, me Bullgarinė, Greqinė, Malin e zi pse jo dhe me Shqipėrinė qė ėshtė nė dobi tė sė arshmes sė pėrbashkėt europiane. Ėshtė mė me rėndėsi qė tė shkėmbejmė pėrvojat e mira pėr tė lėvizur shpejt drejt proēesit tė integrimit. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė krijohet njė klimė paqėsore e lėvizjes sė lirė tė qytetarėve dhe mos tė ketė probleme dhe tension. Ėshtė shumė e rėndėsishme tė hymė nė marrėveshje tregtare siē ėshtė zgjidhja e krizės energjitike dhe ka rėndėsi tė dihet qė kėto vende janė me kėto veprime tė pėrputhshme me politikat e pėrbashkėta qė i kemi si vizion pėr antarėsimin e ardhshėm nė BE. Nė kėtė kuadėr unė them se do tė vijė dita kur do bashkėpunojmė dhe me republikėn e Serbisė. Nuk ka pėr tė ndodhur asnjėherė prishja e vullnetit politik tė popullit tė Kosovės, nuk do tė ndodh qė tė kthehet rrota e historisė mbrapa se Kosova mund tė jetė diēka ndryshe nga ajo qė ėshtė si shtet sovran. Kėto do tė jenė qasjet tona pėr tė cilat ne do tė jemi kėmbėngulės. BBC: Nga marrėdhėniet e tjera, pėrveē Shqipėrisė, me cilin vend nė rajon jeni mė tė kėnaqur? Zoti Sejdiu: Ne i kemi bashkėpunime tė mira dhe me Malin e Zi, me Maqedoninė, me Bullgarinė, me Greqinė, me shtetin grek edhe pse nuk e ka njohur republikėn e Kosovės ende, me republikėn e Turqisė, Slloveninė, Kroacinė. Kemi raporte jo tė zhvilluara mė Bosjen, pėr shkak tė presioneve tė serbėve tė Bosnjes, pre e qėndrimeve qė ka republika e Serbisė lidhur me mallrat e Kosovės, duke penguar eksportin e mallrave tė Kosovės nė Bosnjė. Ka probleme gjithashtu dhe nė lėvizjen e qytetarėve, ndėrsa me vendet e tjera tė rajonit marrėdhėniet janė tė shkėlqyeshme. BBC: Kohė mė parė kryeministri grek Papandreu doli me njė kėrkesė qė vendeve tė Ballkanit perėndimor tu jepet njė datė pėr integrim nė BE qė mund tė ishte 2014. Ju duket realiste kjo, duke marrė parasysh ndryshimet qė kanė ndodhur nė Ballkan? Zoti Sejdiu: Unė them qė me investime tė shumėanshme mund tė shkosh shpejt dhe Kosova ka shansin e vet paralel. Kosova hyn nė proēes tė ndėrtimit tė saj, tė demokracisė dhe institucioneve me kriteret perendimorė. Krejt Korpusi Legjislativ i Kosovės ėshtė i bazuar nė standartet europiane dhe them qė pjesa tjetėr e pėrmbushjes sė kritereve pėrafėrsisht ėshtė nė kėto korniza. Natyrisht qė na duhet punė mė tepėr pėr kualitet dhe e dimė edhe vet se ku duhet bėrė punė mė shumė dhe do tė ishte e padrejtė qė Kosova tė mbetet njė vend i rrethuar nga vende tė tjera tė cilat po kėshtu ja u dėshiroj integrimin e shpejtė dhe tė mbetemi ne pastaj qė tė komunikojmė me parashutė. Zgjedhjet lokale Sa i pėrket zgjedhjeve lokale tė cilat mbahen mė 15 nėntor, presidenti Sejdiu tha se ai beson qė Kosova do ta kaloj kėtė test mirė dhe se ato do tė jenė "dėshmi e aftėsive menaxhuese tė Kosovės, meqė pėr herė tė parė menaxhohen nga kosovarėt, por edhe dėshmi e pjekurisė politike tė qytetarėve." Ai shtoi se ėshtė e natyrshme qė rivaliteti i shprehur nė kėtė proces tė jetė, siē e quajti 'valorizim i relevancės sė partive politike'. Presidenti Sejdiu pėrsėriti thirrjen e tij drejtuar pakicės serbe qė tė marrin pjesė nė kėto zgjedhje lokale.
|
LOKALE
"Britania, njė nga partnerėt mė tė rėndėsishėm" 04 nėntor 2009 | Rajoni
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||