BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 05 nėntor 2009 - 10:41 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ivanov fton Papuliasin nė vizitė zyrtare
 
Gjorge Ivanov, presidenti i Maqedonisė
Presidenti i Maqedonisė Gjorge Ivanov ka ftuar nė njė vizitė zyrtare homologun e tij grek, Karolos Papulias.

Nė ftesėn e tij, ku nuk pėrmendet dallimi pėr emrin e Maqedonsiė, thuhet se dy zyrtarėt do tė bisedojnė pėr thellimin e marrėdhėnieve nė tė gjitha fushat mes Greqisė dhe Maqedonisė.

Ftesa e tij bėhet, kur pėrfaqėsues tė qeverisė sė maqedonisė thanė se ēėshtja e emrit tė zgjidhet sipas modeilit kroato-slloven, ku pa njė zgjidhje konkrete rreth kufirit ujor mes dy vendeve, u ēbllokua rruga e integrimeve tė Kroacisė.

Nė ftesė thuhet se takimi mes krerėve tė shteteve do tė shfrytėzohet qė tė thellohen bashkėpunimet nė tė gjitha fushat.

Presidenti Ivanov gjithashtu shkruan se dy vendet kanė mė shumė gjėra tė pėrbashkėta se sa dallime.

Por nė ftesė nuk pėrmendet ēėshtja e emrit, qė ėshtė dallimi kryesor mes Shkupit dhe Athinės, dhe i cili nuk po zgjidhet rreth 20 vjet.

Vėzhguesit thonė se ftesa e Presidentit Ivanov, bėhet pėr tė treguar konstruktivitet nga pala maqedonase, nė kohėn kur janė shtuar presionet ndėrkombėtare qė ēėshtja e emrit tė zgjidhet.

Dy vendet u zotuan se ēėshtjen do ta zgjedhin me ndėrmjetėsim ndėrkombėtar.

Vėzhguesit thonė se pavarėsisht qėndrimeve tė ndryshme, ėshtė fakt se qeveria, sidomos kryeministri Nikolla Gruevski, ėshtė nėn presion pėr tė gjetur zgjidhje, qė nuk do tė bllokonte integrimet e vendit, qė paralajmėrohen nga Greqia, nėse ēėshtja e emrit nuk zgjidhet.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake