BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 06 nėntor 2009 - 07:46 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Vetėdorėzohet Rezar Taēi
 
Pamje nga Tirana
Policia e Tiranės bėri tė ditur se tė enjten pasdite nė njė prej rajoneve tė saj ėshtė vetėdorėzuar presidenti i kompanisė Taci Oil, Rezar Taēi.

Ai akuzohet se mė datė 3 nėntor tė kėtij viti bashkė me rojet e tij kanė goditur gazetarin dhe botuesin e gazetės Tema Mero Baze.

Lajmi pėr vetėdorėzimin e tij u dha nė media sė bashku me njė deklaratė audivizive tė Rezar Taēit, i cili hidhte poshtė akuzat kundėr tij, por ndėrkohė shprehte gatishmėrinė pėr t'u pėrballur me drejtėsinė.

Shfaqja e tij nė kėtė mėnyrė pėrballė publikut, pėrbėn njė rast tė pazakontė nė statusin e njeriut tė kėrkuar nga policia qė jep deklaratė para kamerave.

Tė enjten paradite gjykata e Tiranės kishte vendosur masėn e arrestit me burg pa afat pėr zotin Taēi dhe dy rojet e tij, ndėrsa policia prej tre ditėsh kish deklaruar shpalljen e tij nė kėrkim.

Incidenti mendohet tė ketė ndodhur pėr shkak se gazetari dhe botuesi i gazetės Tema, Mero Baze ka botuar njė sėrė shkrimesh sipas tė cilave zoti Taēi ka privatizuar nė mėnyrė korruptive kompaninė e naftės ARMO dhe ka kryer evazion fiskal nė shifra tė mėdha.

Ngjarja ka sjelle raegime tė shumta nė Shqipėri.

Shoqatat e gazetarėve e cilėsuan sulmin njė kėrcėnim ndaj fjalės sė lirė. Shumė prej tyre e lidhin ngjarjen edhe me faktin se biznesmeni i akuzuar pėr sulmin ndaj gazetarit Baze, ėshtė identifikuar si mik i familjes sė kryeministrit shqiptar.

Vetė kryeministri Berisha, me njė deklarim tė zyrės sė tij e dėnoi ashpėr sulmin ndaj gazetarit duke bėrė thirrje pėr hetim tė plotė tė ngjarjes.

Kryetari i opozitės Edi Rama e akuzoi kryeministrin si frymėzues tė sulmit ndaj gazetarit Baze duke i bėrė atij thirrje qė ta denoncojė atė personalisht dhe jo nėpėrmjet zyrės sė shtypit.

Sulmin e dėnoi edhe zv/kryeministri Ilir Meta duke kėrkuar vėnien e fajtorėve para pėrgjegjėsisė.

Goditja e gazetarit Baze u dėnua edhe nga ambasada e SHBA-sė dhe nga pėrfaqėsia e OSBE-sė nė Tiranė.

 
 
LOKALE
Dėnohet dhuna ndaj gazetarit
03 nėntor 2009 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake