BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 04 nėntor 2009 - 15:42 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
"Britania, njė nga partnerėt mė tė rėndėsishėm"
 
Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu me ministrin pėr Evropė tė Ministrisė sė Jashtme britanike, Chris Bryant
Ministri Bryant tha se i jep mbėshtetje tė fuqishme ambicieve evropiane tė Kosovės
"Mbretėria e Bashkuar mbetet njė nga partnerėt mė tė rėndėsishėm tė Republikės sė Kosovės," tha presidenti Fatmir Sejdiu i cili po qėndron nė vizitė nė Londėr.

Pas njė takimi nė Ministrinė e Jashtme britanike (Foreign Office), presidenti Sejdiu tha se krahas falėnderimit pėr mbėshtetjen tė cilėn Mbretėria e Bashkuar i jep Kosovės, ka shtruar edhe ēėshtjen e nxitjes se vendeve tė ndryshme pėr tė njohur Republikėn e Kosovės, aspekte qė kanė tė bėjnė me procesin e integrimeve tė tė gjithė rajonit dhe marrjes sė njė 'skeme tė detajuar apo udhėzuesi' pėr vetė Kosovėn dhe nė procesin e liebralizimit.

Presidenti Sejdiu tha se ka shtruar edhe nevojėn qė ka Kosova pėr mbėshtetje tė vazhdueshme nga Bashkimi Evropian dhe Mbretėria e Bashkuar pėr zhvillimin ekonomik tė vendit.

Nė njė intervistė pėr BBC-nė, presidenti Sejdiu tha se takimi nė Foreign Office "ishte njė konfirmim i qartė i asaj qė kemi dėgjuar nga kryeministri Gordon Brown dhe sekretari i Jashtėm, David Milliband se Mbretėria e Bashkuar mbetet njė nga partnerėt mė tė rėndėsishėm tė Republikės sė Kosovės duke qenė faktor ndihmėtar edhe nė shumė procese tė tjera."

Ministri pėr Europė, Chris Bryant e pėrgėzoi Presidentin Sejdiu pėr pėrfundimin, siē e quajti, tė suksesshėm tė demarkacionit tė kufirit midis Maqedonisė dhe Kosovės dhe theksoi dėshirėn e Britanisė sė Madhe pėr "zgjedhje tė lira e tė ndershme lokale nė Kosovė, me pjesmarrjen e tė gjitha komuniteteve".

Nė takimin nė Foreign Office u diskutua edhe pėr Raportin e Progresit tė Komisionit Evropian dhe Studimin pėr Kosovėn. Nė njė njoftim pėr media, zoti Bryant tha se i jep mbėshtetjen e tij tė fuqishme ambicieve evropiane tė Kosovės.

Presidenti Sejdiu nė mbrėmje ėshtė i ftuar pėr tė mbajtur ligjėratė nė Oxford Union, shoqėri prestigjioze debatuese nė Universitetin e Oksfordit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake