BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 29 tetor 2009 - 16:33 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ivanov: 'Pesimistėt' janė optimistėt me pėrvojė
 
Presidenti i Maqedonisė Gjorge Ivanov duke folur me Seladin Xhezairin e BBC-sė
Presidenti Ivanov lė hapėsirė qė tė mos mbahet referendum pėr emrin
Presidenti i Maqedonisė Gjorge Ivanov, nė njė prononcim pėr programin Zigzag tė BBC-sė nė shqip, ka sugjeruar se Maqedonia mund tė mos organizojė referendum pėr ēėshtjen e emrit "nėse arrihet ndonjė zgjidhje, ku shumica do tė jetė e kėnaqur".

Presidenti Ivanov mendon se organizimi i referendumit pėr ēėshtjen e emrit, ku populli tė vendosė pėr ndryshimin e mundshėm, ėshtė njė demokraci direkte, ku qytetarėt e vendit do tė shpreheshin pėr njė ēėshtje, siē thotė ai, thelbėsore.

Por ai lė hapėsirė qė referendumi tė mos organizohet.

"Nėse arrihet zgjidhje ku shumica do tė jetė e kėnaqur, atėhere mund tė bisedohet edhe pėr mėnyrė tjetėr se si mund tė merret vendimi," tha Presidenti Ivanov pėr BBC-nė.

Ai megjithatė tha se ėshtė larg tė qenit optimist:

“Nė Ballkan pesimistė janė optimistėt me pėrvojė. Sa herė qė kemi qenė optimistė jemi zhgėnjyer. Prandaj them qė nė kėtė moment tė jemi realistė, ta shikojmė situatėn realisht. Euforia qė nisi me ndėrrimin e qeverisė nė Greqi ishte se mė nė fund do tė gjendet zgjidhja, se mė nė fund tani do tė kemi konstruktivitet dhe ne pėrshėndesim ēdo hap pozitiv nga ana e tyre. Mirėpo, pėrsėris fjala ėshtė pėr njė problem tė trashėguar nga njė gjeneratė politikanėsh tė cilėt krijuan njė ambient tjetėr nė rajon. Rrethanat ndėrkohė kanė ndryshuar, ka ndryshuar edhe bota. Kanė ndryshuar tė gjitha rrethanat, mirėpo ne e kemi tė trashėguar njė ēėshtje qė tashmė po bėhet absurde dhe qė deri tani i cėnon tė gjitha standardet ndėrkombėtare, tė gjithė traditėn, praktikėn dhe teorinė ndėrkombėtare,”- tha zoti Ivanov.

Presidenti maqedonas ka shprehur kėnaqėsinė pėr pėrcaktimin e vijės kufitare me Kosovėn, ndėrkohė qė pėrjashtoi mundėsinė e ndarjes sė saj: “Kosova ėshtė njė realitet i ri, njė shtet i ri me institucionet e veta qė duhet tė kujdeset pėr ardhmėrinė e saj. Ne si shtet qė nga viti 1991 kemi pasur tė njėjtin entuziazėm dhe tė njėjtėn eufori, sikurse ishte nė Kosovė. Mirėpo, ne gjithashtu gjatė asaj periudhe u pėrballėm me shumė probleme. Ne si shtet e ditėm qė njė nga njė t’i zgjidhnim ato probleme dhe tė fuqizojmė institucionet e shtetit. Prandaj, kjo mbetet ēėshtje e Kosovės, qė t’i shfrytėzojė institucionet e veta, miqtė e vet, nė mėnyrė qė tė mund tė vendosė funksionimin e shtetit nė gjithė territorin,”- tha ndėr tė tjera presidenti Ivanov nė intervistėn ekskluzive dhėnė BBC-sė.

Programi Zigzag drejtohet nga Seladin Xhezairi dhe transmetohet ēdo tė premte e tė hėnė nė emisionin e mėngjesit BBC Sot, pas lajmeve tė orės nėntė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake