BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 13 tetor 2009 - 10:42 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Mbahet Kuvendi i Akademisė Maqedonase
 
Enciklopedia Maqedonase
Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve do tė mbledhė sot kuvendin e saj, organin mė tė lartė tė kėtij institucioni.

Kjo mbledhje do tė zhvillohet pas tėrheqjen nga qarkullimi tė enciklopedisė maqedonase, botim qė shkaktoi reagime tė ashpra, fillimisht nga subjketet shqiptare por mė pas edhe ato maqedonase.

Arsye ėshtė kėrkesa e akademikėve shqiptarė pėr tė verifikuar vendimet qė mori kryesia e akademisė, pėr tė tėrhequr nga qarkullimi enciklopedinė e debatueshme si dhe tė krijohet njė redaksi e re e cila do tė bėjė korrigjimet.

“Enciklopedia Maqedonase” u botua para rreth njė muaji, por sapo doli nė dritė shkatoi reagime tė ashpra tė subjekteve shqiptare.

Ajo pėrshkruan shqiptarėt epitete ofenduese, thotė qė shqiptarėt kanė filluar tė vijnė nė Maqedoni nė shekullin XVI duke ushtruar dhunė ndaj maqedonasve, si dhe ka interpretime tė pasakta pėr UĒK-nė, duke thėnė se atė e kanė stėrvitur ushtarėt britanik dhe amerikanė, pėr Ali Ahmetin qė drejtonte UĒK-nė, qė tani ėshtė kryetar i BDI-sė, por edhe pėr figura historike si Nėna Terezė dhe Skėndėrbeu.

Enciklopedia pėrshkruan NATO-n si “agresor modern”, ndėrkohė konsiderohet tejet e politizuar duke i kushtuar mė shumė vėmendje kryeministrit aktual Nikolla Gruevski sesa politikanėve tė tjerė qė janė mė gjatė nė skenėn politike.

Kėto fakte bėnė qė mė pas tė reagojnė edhe intelektualė dhe subjekte maqedonase.

Pas kėsaj, Kryesia e Akademisė shkarkoi gjithė redaksinė e Enciklopedisė dhe mori vendim pėr heqjen e botimit nga qarkullimi

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake