BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 24 shtator 2009 - 16:52 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Gjirokastra mirėpret Festivalin tradicional
 

 
 
Gjirokastra
Qyteti i Gjirokastrės mirėpret Festivalin Folklorik Kombėtar
Festivali i Gjirokastrės, ngjarja mė e madhe kulturore e 5 viteve tė fundit pritet tė jetė njė demonstrim i motiveve tė artit popullor nga tė gjitha trevat e Shqipėrisė dhe mbledh nė Gjirokastėr mbi 3000 pjesėmarrės.

Pėrveē 12 qarqeve konkuruese nga Shqipėria, nė Festival pėrshėndesin grupe nga trevat ku jetojnė shqiptarė.

Pritet qė Festivali Folklorik Kombėtar tė shoqėrohet nga njė axhendė e ngjeshur aktivitetesh si ekspozita, promovime botimesh, tryeza diskutimesh mbi krijimtarinė, kostumografinė si dhe promovimi i njė filmi mbi polifoninė.

Ngjarja kryesore qė do tė shoqėrojė Festivalin Folklorik Kombėtar do tė jetė Panairi Kombėtar i Artizanatit dhe Trashėgimisė.

Ministri i Kulturės Rinisė dhe Sporteve, z. Ferdinand Xhaferri thotė se gjithēka ėshtė gati tė presė festivalin.

"Qyteti ėshtė gati si infrastruktura nė qytet dhe infrastruktura nė kala mirėpret festivalin. Gjithashtu jam i informuar se edhe cilėsia e grupeve artistike ėshtė nė nivelin e duhur," thotė Ferdinand Xhaferri.

Pritja e festivalistėve do tė realizohet gjatė orėve tė pasdites. Ėshtė planifikuar qė pjesė e atmosferės tė jenė edhe ėmbėlsimi i miqve me likonė tradicionale, lėshimi i dhjetėra pėllumbave, meloditė e fanfarės sė qytetit, por edhe ekspozimi i prodhimeve tė artizanatit nga e gjithė Shqipėria.

Koncerti i mirėseardhjes qė ėshtė pėrgatitur prej grupit folklorik tė Gjirokastrės do tė pasohet nga njė axhendė e ngjeshur aktivitetesh, si promovime librash, ekspozita pikture e tryeza diskutimesh.

Pas mbrėmjes sė parė tė Festivalit, njė pjesė e festivalistėve do tė mikpriten nga 40 familje nė Gjirokastėr duke rikthyer nė kėtė mėnyrė traditėn e vjetėr tė festivaleve.

Ngjarja mė e rėndėsishme e ditės sė sotme lidhet me ēeljen krahas festivalit tė Panairit tė tretė Kombėtar tė Artizanatit dhe Trashėgimisė.

Isuf Skėnderi prodhon pipa, cigarishte dhe punime tė imėta nė dru. "Do tė bėj tė pamundurėn, do bėj njė pavion qė tė rrinė njerėzit nė radhė pėr tė mė parė mua se kush jam dhe se ēfarė bėj.

Kjo duke pasqyruar punėn time aty. Pipat cigarishtet nga mė e vogla qė ėshtė 5 cm dhe mė e gjata qė unė ja kam pėrshtatur ēibukut tė Ali Pashė Tepelenės qė ėshtė me gjatėsi 105 cm," thotė Isuf Skėnderi.

Sulejman Shaipi po nga Tirana do tė ekspozojė nė panair, qilima tė endur nė tezgjah.

"Publikut do t'i sjellė diēka tė bukur tė bėrė me dorė artizane. Motive do tė ketė kuq e zi kosovare, modele tė Kavajės, dhe nga tė gjitha zonat. Shpresoj qė tė ketė njerėz," thotė Sulejman Shaipi.

Ndėrsa Sadi Petrela, drejtues i Zyrės pėr ruajtjen dhe zhvillimin e Gjirokastrės thotė pėr BBC-nė se artizanati shqiptar njė pasuri e qėnėsishme e folkut do tė pėrcjellė mesazhe tė rėndėsishme krahas demonstrimit tė artit tė kėnduar, valleve dhe kostumeve nga tė gjitha trevat.

"Tryeza e rrumbullakėt qė do tė sjellim nė ditėn e dytė tė panairit synon qė tė bėjė prezente idenė e inkubatorit duke sjellė dhe zėrin e specialistėve tė huaj. Kemi specialistė nga SNV-ja holandeze, kemi specialistė nga projekti i madh i PNUD-it .

Pėr zhvillimin ekonomik dhe social mbėshtetur mbi trashėgiminė kulturore" kemi specialistė tė pavarur njėri prej tė cilėve vjen nga Afganistani, kemi natyrisht edhe zėrin e specialistėve tanė," thotė Sadi Petrela.

I sivjetshmi ėshtė edicioni i nėntė i Festivalit Folklorik Kombėtar qė mbahet nė Gjirokastėr. Drejtuesi artistik pėr qarkun e Gjirokastrės z. Roland Cene thotė pėr BBC se repertori qė do tė prezantojė qarkun ėshtė shumė i larmishėm.

"Qarku i Gjirokastrės do tė ketė 13 grupe. Janė tė profilizuara janė grupe tė kėngėve polifonike, grupe tė valleve tė kėndura, grupe tė valleve tė kėrcyera, instrumentistė popullorė, orkestėr tė sazeve dhe kėngėtarė tė kėngės qytetare," shpjegon drejtuesi artistik, Roland Cene.

Gurra e Picarit ėshtė njė ndėr grupet mė tė vjetra tė festivalit. Ky grup ka marrė pjesė nė tė gjtiha edicionet. Shkėlqim Guce ėshtė drejtues i kėtij grupi.

" Nė kėtė grup unė kam 30 vjet. Nė kėtė festival Gurra e Picarit do tė paraqitet me njė kėngė epiko -lirike " Nė trojet e Ilirianėve". Ėshtė njė variant, gėrshetim i disa varianteve picariote dhe si e tillė e qėmtuar kjo do tė pėrfundojė nė skenėn e Festivalit," thotė Shkelqim Guce.

Grupi folklorik i Dropullit do tė jetė i vetmi grup i pakicave etnike qė jetojnė nė Shqipėri. Anton Tuni ėshtė drejtues artistik i grupit.

"Krijime ka plot, asnjėherė nuk mbarojnė krijimet e popullit. Ma merr mendja se edhe kėtė Festival do tė marrim pjesė me dy numra tė reja: njėra ėshtė "Vallja e Piperit" dhe tjetra " Vallja e nuseve tė Dropullit,"thotė Andon Tuni.

Kėtė ngjarje pritet ta pėrshėndesin shumė grupe artistėsh popullorė si shqiptarėt e Zvicrės, ata tė Amerikės, arbėreshėt e Italisė, arvanitasit e Greqisė, grupe nga Kosova dhe trevat e tjera shqiptare.

Gjatė ditėve tė festivalit pritet gjithashtu tė organizohen njė numėr i madh aktivitetesh qė do tė synojnė sipas organizatorėve tė sjellin nė kėndvėshtrimin e debateve tė specialistėve probleme tė krijimtarisė popullore aktuale, teksteve tė kėngėve, interpretimit, kostumeve qė do tė prezantohen dhe elementėve tė rizgjimit tė traditės.

Festivali do tė promovojė disa studime albanologjike si dhe njė film mbi polifoninė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake