BBCAlbanian.com
 
Botuar: E enjte, 10 shtator 2009 - 17:44 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Prishtina përpëlitet për protokollin e EULEX-it
 

 
 
Prishtinë
Autoritetet kosovare ende hezitojnë për protokollet e EULEX-it
Prishtina zyrtare ende heziton të marrë një vendim për të zgjidhur nyjen diplomatike lidhur me miratimin e protokollit të bashkëpunimit midis EULEX-it dhe Beogradit.

Autoritetet në Prishtinë janë përfshirë në bisedime intensive me përfaqësues evropianë, për të gjetur një zgjidhje për protokollet e debatueshme të misionit të BE-së për sundimin e ligjit dhe Beogradit zyrtar.

Udhëheqës të lartë të Kosovës kanë përsëritur publikisht qendrimin e tyre kundërshtues ndaj nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve.

Megjithatë, burime të afërta me bisedimet i thanë BBC-së se një marrëveshje për protokollin e bashkëpunimit ndërpolicor mund të arrihet brenda pak ditësh, nëse do të përmbushej një kërkesë me kushte e Prishtinës zyrtare.

Por përfaqësuesit e vendeve anëtare të BE-së, kanë deklaruar se nuk janë të gatshëm që të ndryshojnë asgjë në protokolle dhe i kanë bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të mos e ndalojnë nënshkrimin e tyre.

Bisedimet me zyrtarë të qeverisë së Kosovës, janë intensifikuar ditëve të fundit dhe rolin e ndërmjetësit tani e ka marrë përfaqësuesi i lartë i BE-së në Kosovë, Pieter Feith.

Bëhet me dije se edhe diplomatë të tjerë perëndimorë, përfshirë edhe ambasadorët e Britanisë së Madhe dhe SHBA-së, i kanë sugjeruar Prishtinës zyrtare që të mundësojë nënshkrimin e protokolleve.

Misioni i EULEX-it, thuhet te jetë tërhequr nga bisedimet pas refuzimit të Prishtinës zyrtare dhe protestave të dhunshme të Lëvizjës Vetëvendosja.

Ndërkohë, zyrtarë të qeverisë së Beogradit, thonë se marrëveshja për bashkëpunim ndërpolicor me EULEX-it, do të nënshkruhet deri në fund të muajit shtator, dhe vetëm pas kësaj do të fillonin bisedimet me EULEX-in për dy protokolle të reja, atë të doganave dhe të gjyqësisë.

Grupi Ndërkombëtar i Krizave e ka bërë përgjegjës për situatën e krijuar në Kosovë, rreth protokolleve, edhe Prishtinën zyrtare por edhe vetë misionin e BE-së.

Sipas zyrtarëve të GNK-së, BE-ja dhe Prishtina zyrtare nuk e kanë menaxhuar drejt çështjen e nënshkrimit të protokolleve, ndërkohë që sipas tyre BE-ja ka treguar ndjeshmëri të madhe ndaj interesave serbe, duke fyer dhe destabilizuar, sic thonë, autoritetet e Kosovës.

 
 
LOKALE
Ivanoviq komenton protokollet me EULEX-in
10 shtator 2009 | Faqja Kryesore
ZCN thotë nuk ka mosmarrëveshje me qeverinë
08 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Protokolle edhe për dogana e gjyqësi
04 shtator 2009 | Faqja Kryesore
Rohan: Jo marrëveshje pa pëlqimin e Prishtinës
02 shtator 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>