BBCAlbanian.com
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Tërmet gjatë natës në Shqipëri
 
Tirana
Epiqendra e tërmetit ishte 70 kilometra në verilindje të Tiranës
Një fëmijë i plagosur dhe disa shkolla e banesa të dëmtuara rëndë, është bilanci i deritanishëm i tërmetit që tronditi mesnatën e mbrëmshme Shqipërinë.

Tërmeti i cili ka patur një fuqi prej 5.2 ballësh shkalle Rihter në epiqendër dhe që ka zgjatur mbi 30 sekonda është lokalizuar në afërsi të qytetit të Peshkopisë, 70 kilometra në verilindje të Tiranës. Ai ka prekur veçanërisht katër komuna të zonës.

Ministria e brendshme shqiptare ka ngritur një shtab emergjence i cili po shqyrton nga afër pasojat. Ajo ka vënë në dispozicion dy helikopterë të cilët janë duke transportuar materiale dhe ushqime për banorët e dëmtuar.

Në këtë zonë pritet të shkojë dhe kryeministri Berisha.

Sipas sizmologëve në 30 vitet e fundit ky është tërmeti i tretë më i fuqishëm që ka goditur Shqipërinë.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>