Botuar: E mėrkurė, 15 korrik 2009 - 15:59 CET
Ish-shefi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Soren Jessen-Petersen, i tha BBC-sė se do tė ishte shumė mė mirė sikur Ballkani Perėndimor tė trajtohej si tėrėsi nga Brukseli, nė procesin e liberalizimit tė vizave. Ai tha se pėrparimi dhe stabiliteti ndikojnė tek njėri-tjetri.
Jesen-Petersen tha se pėrjashtimi i disa vendeve tė rajonit nga procesi i liberalizimit tė vizave, nuk nėnkupton izolim tė tyre, por ėshtė kėrkesė e Brukselit pėr njė pėrparim mė tė madh qė duhet tė bėjnė drejt integrimeve evropiane edhe Kosova, Shqipėria dhe Bosnja.
Qėndrimi i zotit Jessen-Petersen pason vendimin e Komisionit Evropian pėr liberalizimin e vizave me Serbinė, Malin e Zi dhe Maqedoninė.
Ish-shefi i UNMIK-ut tha se Prishtina zyrtare ka marrė mesazhet e qarta se njė nga fushat kyēe drejt integrimeve evropiane ėshtė rendi dhe ligji dhe ndėrlidhur me kėtė, tha Jessen-Petersen, ėshtė luftimi i krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Ai tha se porosia pėr Beogradin zyrtar ėshtė qė tė bashkėpunojė mė ngusht me misionin e EULEX-it.
Arbėr Vllahiu intervistoi zotin Jessen-Petersen dhe fillimisht i kėrkoi qė tė vlerėsonte vendimin e Komisionit Evropian pėr liberalizimin e vizave me tri vendet e rajonit.
Jessen-Petsren: Mendoj se do tė ishte shumė mė mirė sikur Brukseli tė merrej me Ballkanin Perėndimor nė tėrėsi, si rajon. Mendoj se pėrparimi dhe stabiliteti ndikojnė tek njėri-tjetri. Po ashtu, ėshtė fakt se liberalizimi i vizave ėshtė i ndėrlidhur me pėrparimin nė proceset e integrimeve evropiane dhe kjo mund tė jetė arsyeja pse ėshtė paralajmėruar liberalizimi i vizave pėr kėto tri vende. Lajm i mirė ėshtė se ėshtė dėrguar njė porosi e qartė pėr rajonin dhe vendet e tjera tė rajonit, pėrfshirė Kosovėn, se pėrparimi i nevojshėm nė procesin e integrimit, liberalizimi i vizave do t'u ofrohet edhe Kosovės dhe vendeve tė tjera. Por do tė ishte shumė mė mirė sikur tė trajtohej Ballkani Perėndimor si tėrėsi dhe si rajon. Po ashtu, kjo konfirmon, ndoshta nė njė formė tė vogėl, por shumė tė rėndėsishme, se i gjithė rajoni ka padyshim njė tė ardhme evropiane.
BBC: Por zoti Solana, gjatė qėndrimit tė tij nė rajon, ka deklaruar se nuk ka mė kushte shtesė pėr Serbinė nė rrugėn e saj drejt integrimeve evropiane
Jessen-Petersen: Nuk e di se ēfarė saktėsisht ka menduar ai. Por ashtu si e kuptoj unė, ka ende disa vende anėtare tė BE-sė, qė kanė dilema pėr pėrparimin e vazhdueshėm tė Serbisė, e qė ndėrlidhen me ēėshtjen e Gjykatės sė hagės dhe ēėshtje tė tjera tė hapura sikur ėshtė dorėzimi, posaēėrisht, i Ratko Mladiqit. Nga ajo qė kam parė dhe dėgjuar deri tani, Holanda dhe veēanėrisht, Belgjika, nuk janė tė kėnaqura sepse nuk ėshtė bėrė njė pėrparim i duhur dhe nuk ka patur veprime tė mjaftueshme tė autoriteteve nė Serbi qė tė ndikojnė tek kėto vende pėr tė hequr pengesat. Por mė lejoni tė nėnvizojė se kjo mund tė jetė kėshtu deri sot.
BBC: Por mė lejoni zoti Jessen-Petersen, Kosova ėshtė pothuaj e pėrjashtuar nga procesi i liberalizimit tė vizave, deri tash. A mos ėshtė ky njė lloj izolimi i Kosovės, marrė parasysh se edhe vendet e tjera janė mė afėr kėtij procesi?
Jessen-Petersen: Me sa e kuptoj, nuk ėshtė vetėm Kosova por liberalizimi i vizave nuk ėshtė bėrė as nė Bosnjė, as nė Shqipėri dhe nė kėtė rast as nė Kosovė. Nuk e di nėse do tė ishte njė lloj lehtėsimi qė ajo tė mos mbetet e vetme, por nuk mendoj se Kosova ėshtė e izoluar dhe nuk besoj se ky ėshtė njė sinjal se Kosova ėshtė e izoluar. Nga pikėpamja e Brukselit, kjo ėshtė njė shenjė se ai ende beson se njė pėrparim mė i madh duhet tė bėhet nė plotėsimin e disa kushteve tė integrimeve evropiane nė Kosovė, Shqipėri dhe Bosnjė. Nė rastin e Kosovės, tė mos e harrojmė faktin se pavarėsia e saj ėshtė vetėm 17 muaj e vjetėr, ndėrkaq qė vendet e tjera kanė qenė nė rrugėn drejt Evropės pėr vite tė tjera. Unė gjithmonė kam thėnė se kosova shumė shpejt do t'u bashkohet vendeve tė tjera pėr faktin se ajo tani punon shumė ngushtė me BE-nė, falė pranisė sė EULEX-it, por edhe pėr shkak tė interesit tė ngushtė nė Kosovė dhe pėrkrahjes sė Kosovės nga vende anėtare shumė tė rėndėsishme. Pra, Kosova ėshtė pak mbrapa pėr shkak se pavarėsia e saj ėshtė e vonshme, por jam shumė i bindur se Kosova do t'i zė shpejt nė saje tė kujdesit tė ngushtė dhe bashkėpunimit nė shumė mėnyra me BE-nė.
BBC: Ju keni qenė sė voni nė Kosovė. Ēka mė konkretisht mund tė bėjnė kosovarėt dhe institucionet e kėtushme nė kėtė rrugė tė integrimeve evropiane?
Jessen-Petersen: Mendoj se disa mesazhe nga Brukseli kanė qenė tė qarta se njė nga fushat kyēe ėshtė rendi dhe ligji dhe ndėrlidhur me kėtė ėshtė luftimi i krimit tė organizuar dhe korrupsionit. Kjo ėshtė diēka qė Brukseli po e pėrcjellė me interesim ose shqetėsim tė posaēėm, pėr shkak tė problemeve qė ka patur me Bullgarinė e Rumaninė. Prandaj mendoj se nė fushėn e rendit dhe ligjit njė pėrparim i rėndėsishėm duhet tė bėhet edhe nė Kosovė dhe porositė nga Brukseli kanė qenė shumė tė qarta. Mendoj se edhe ēėshtjet e tjera janė shumė tė rėndėsishme por mė e rėndėsishmja ėshtė pėrkushtimi i vėrtetė pėr tė adresuar korrupsionin dhe krimin e organizuar sepse do tė vazhdojnė tė jenė kriteret kryesore pėr Bruskelin.
BBC: Dhe mė lejoni, zoti Jessen-Petersen, a nėnkupton ky liberalizim i vizave pėr Serbinė njė lloj pėrpjekje pėr tė relaksuar marrėdhėniet e saj me Kosovėn?
Jessen-Petersen: Unė e kam shfaqur pikėpamjen time mė heret dhe po e bėj sėrish. Shpresoj se porositė e Brukselit pėr Serbinė janė tė qarta. Dhe ato thonė: Po, ne nė Bruksel e duam Serbinė, pra BE-ja do qė Serbia tė ecė drejt integrimeve tė ngushta evropiane, por nuk mundet qė nė tė njėjtėn kohė tė vazhdojnė tė vendosin pengesa nė rrugėn e suksesit tė misionit evropian nė Kosovė dhe nė veēanti tė EULEX-it. Nuk mund qė njėkohėsisht tė ftoheni qė tė troksni nė derė dhe tė komplikoni jetėn brenda shtėpisė. Unė shpresoj se ky mesazh do tė mbetet i qėndrueshėm, sepse mendoj se ėshtė ėshtė e pakuptimtė qė nė njė anė EULEX-i tė pėrballet me probleme, duke mos marrė gjithė bashkėpunimin me Beogradin, ashtu siē e kuptoj unė, dhe nga ana tjetėr tė pretendohet se asgjė nuk po ndodh dhe tė ftohet Serbia qė t'i bashkohet grupimit. Nuk mund t'i kenė tė dyjat rrugėt dhe e kam parė se janė disa vende anėtare qė e kanė bėrė kėtė tė qartė dhe shpresoj se ky do tė jetė qėndrimi. Nė anėn tjetėr mendoj se tė gjithė duam qė Serbia tė jetė pjesė e BE-sė, sepse kjo do tė nėnkuptonte se Serbia po shikon pėrpara, se ajo po kėrkon paqe pėr vetveten dhe pėr fqinjėt e saj.