http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E premte, 10 korrik 2009 - 15:27 CET

Pritet rritje e ulėt ekonomike nė Shqipėri

Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, deklaron se rritja ekonomike e vendit kėtė vit do tė jetė e ulėt.

Ai paralajmėron qeverinė tė bėjė kujdes me defiēitin buxhetor.

Duke bėrė tė njohur raportin mė tė fundit tė Bankės sė Shqipėrisė, Guvernatori Fullani thotė se sektori bankar shqiptar mbetet i qėndrueshėm dhe rezistenca ndaj rreziqeve e lartė.

Raporti i Bankės sė Shqipėrisė, i publikuar dje nga Guvernatori Ardian Fullani, pėrfshin tėrė vitin 2008 dhe tremujorin e parė tė kėtij viti.

Z.Fullani tha se kriza ekonomike e 2008-s pati ndikim edhe nė sistemin financiar shqiptar dhe se rėnia nė kėtė sektor, qė nisi nė 2008-n, do tė vazhdojė edhe nė 2009-n.

Guvernatori Fullani tha se kriza do tė vėrehet edhe nė rritjen ekonomike, e cila sipas tij, kėtė vit do tė jetė e ulėt.

Por, zoti Fullani tha se sektori bankar shqiptar mbetet i qėndrueshėm dhe rezistenca ndaj rreziqeve mbetet e lartė.

Ai theksoi se goditja qė pėsoi sistemi bankar nė vjeshtėn e 2008-s me tėrheqjen masive tė depozitave nga publiku, tani konsiderohet e kaluar.

Guvrenmetrori i Bankės sė Shqipėrisė, Ardian Fullani, paralajmėroi qeverinė tė bėjė kujdes me defiēitin buxhetor.

Ai tha se ėshtė koha qė sektori bankar t'i japė pėrparėsi kredisė nė monedhė kombėtare dhe jo nė monedhė tė huaj.

Mirėpo, Shkėlqim Cani, ish-Guvernatori i Bankės sė Shqipėrisė, e quajti mjaft tė butė gjuhėn e zotit Fullani.

Nė njė intervistė pėr BBC-nė, ai tha se Banka e Shqipėrisė ėshtė e detyruar me ligj tė tregojė rreziqet dhe tė propozojė masat konkrete pėr pėrballimin e situatave financiare.

Zoti Cani tha se njė numėr bankash tė vendit kėtė vit do tė dalin me humbje, por shtoi se kjo nuk do ketė ndikim tek depozitat e publikut.

Ai tha se rritja ekonomike do jetė kėtė vit afėr zeros.

Me ish Guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė, zotin Shkėlqim Cani bisedoi korrespondenti ynė nė Tiranė Ilir Kadia:

BBC: Z. Cani a ndani tė njėjtin mendim me z. Fullani?

Cani: Ajo qė zoti Fullani tha mund tė jetė pjesa e parė pėr kohėn kur nė fillim kriza botėrore ndikoj pėr Shqipėrinė, pra kryesisht bėhet fjalė pėr periudhėn Shtator – Nėntor 2008, ndoshta dhe deri nė Dhjetor sipas vlerėsimit tė BSH qė sektori bankar dhe ai financiar nė Shqipėri nuk ishte i ndikuar nga kriza.

BBC: Kemi njė pohim se sistemi financiar nė Shqipėri ėshtė i shėndoshė. A i pėrket dhe ky pohim kėsaj periudhe financiare pėr tė cilėn ju po flisni?

Cani: Jo. Lidhur me sistemin bankar mund tė them qė sistemi bankar ėshtė relativisht i shėndoshė, nuk ka asnjė rrezik dhe nuk ka patur pėr sistemin bankar shqiptar. Kjo ėshtė pjesė e sė vėrtetės, depozitat janė tė sigurta. Testi qė i bėhet sistemit bankar “vėnia nėn stres” e ka nxjerr kėtė sistem tė shėndoshė. Nė kėtė pikė unė ndaj tė njėjtin mendim me Guvernatorin Fullani.

BBC: A quhet realisht e tejkaluar goditja e vjeshtės nė sistemin bankar shqiptar, kur njė pjesė e publikut rendi pėr tė marrė depozitat? Tashmė depozitat janė rrikthyer realisht nė bankat e vendit?

Cani: Ky ėshtė njė vlerėsim i BSH-sė tė cilin unė e respektoj sepse ajo i grumbullon tė dhėnat dhe jep dhe vlerėsimet. Natyrisht sipas gjykimit tim ka pėrfunduar faza e panikut, por ende kthimi i publikut dhe biznesit nė banka sipas tė dhėnave po tė bankės sė Shqipėrisė nuk ėshtė ai qė pritet. Ende biznesi nuk i ka marrėdheniet ashtu siē duhet me bankat pėr arsye se ata i kanė tė tėrhequra njė pjesė tė depozitave. Duhet thėnė kėtu qė ligji i sigurimit tė depozitave nuk i mbron ata, por besoj qė faktori kryesor ėshtė se ata janė nėn goditjen e krizės, sepse kriza ka ndikuar goxha nė biznesin shqiptar, dhe pėr pasojė ata nuk kanė likuiditet, nuk kanė para tė mjaftueshme pėr tė futur nė banka.

BBC: Kemi njė pohim tė z. Fullani i cili paralajmėron qeverinė i cili duhet tė bėj kujdes me defiēitin buxhetor. Pėr dėgjuesin ēfarė ėshtė ky paralajmėrim, ēfarė kujdesi duhet tė bėjė qeveria me tė?

Cani: Kjo mund tė pėrkthehet kėshtu, qeveria nuk po realizon tė ardhurat e parashikuara pėr vet faktin se biznesi ėshtė nė krizė, kėshtu qė doemos ata nuk po realizojnė ato tė ardhura qė gjykonin dhe si rezultat do paguajnė dhe mė pak taksa.

Nėse do paguajė mė pak taksa dhe qeveria vazhdoi tė kryejė shpenzimet edhe pėr hir tė fushatės sikur nuk kishte ndodhur asgjė nė ekonominė shqiptare, pasoja do kishte sepse kur grumbullon mė pak tė ardhura dhe shpenzon sipas programit, ndoshta dhe mė shumė doemos qė do rritet defiēiti buxhetor. Kjo sigurisht qė e shqetėson BSH, sė pari sepse rritja e defiēitit buxhetor i prish punė BSH-sė nė ēėshtjen e inflacionit dhe sė dyti i prish punė BSH-sė se nuk ka likuiditetin e mjaftueshėm pėr tė mbuluar kėtė defiēit buxhetor.

Dhe sikur ky defiēit tė mbulohet me njė kosto mė tė madhe qė pėrmendet diku nė fjalėn e Guvernatorit qė do tė thotė qė norma e interesit tė bonove tė thesarit do tė rritet siē edhe ėshtė rritur, siē edhe do tė rritej norma e interesit tė kredisė, siē ėshtė e vėrtetuat tani qė u rrit shumė herė krahasuar tani me tė njėjtėn kredi qė ka marrė nė valutė jashtė qeveria shqiptare. Duke u rritur defiēiti buxhetor qeveria do marrė mė shumė para dhe do u lėj mė pak mundėsi edhe bizneseve pėr tė marrė kredi nga bankat.

BBC: Nė raport vėrehet se sistemi bankar shqiptar mbetet i qėndrueshėm dhe rezistenca ndaj rreziqeve mbetet e lartė, si pėrkthehet kjo?

Cani: Qė sistemi bankar ėshtė i qėndrueshėm do tė thotė qė nuk duket nė horizont gjėkundi qė ndonjė bankė mund tė falimentojė, ēka dhe unė ndaj tė njėjtin mendim, ndėrsa pėrsa i pėrket treguesve tė sistemit bankar unė mendoj qė gjuha e Guvernatorit ėshtė mė shumė njė gjuhė leksioni sesa e njė Guvernatori qė paraqet raportin financiar, kėrcėnimet qė i bėhen sistemit financiar.

Fjala e tij nuk ka shifra, ende ka njė gjuhė zbutėse. Tė jem i sinqertė ndoshta dhe do ta justifikoja unė jo si individ, por nė emėr tė publikut do tė thoja qė pėr zgjedhjet gjuha do duhet tė ishte pak mė e butė qė BSH mos tė ndėrhyjė nė zgjedhje. Por servilizmi dhe gjuha e tejskajshme e zbutur e BSH-sė nuk ka kuptim mė tani pas zgjedhjeve. Guvernatori duhet t’i binte mė cop disa gjėrave jo vetėm pėr hir tė publikut dhe biznesit, por pėr detyrimin ligjor qė ka.

I kujtoj qė ka disa nene nė ligjin pėr BSH, ku BSH ėshtė e detyruar tė jap vlerėsimin e vet, pėr situatėn e ekonomisė shqiptare dhe nėse Guvernatori thotė qė do jetė mirė, do jetė disi, ai duhet tė jetė shumė i qartė cila ėshtė e ardhmja e sistemit bankar dhe e ekonomisė shqiptare, ku konktetisht mendon se do ketė goditje dhe mbi tė gjitha t’i sugjerojė qeverisė si tė kundėrveprojė dhe ēfarė masash do tė marrė BSH nė planin afatshkurtėr pra brenda kėtij viti dhe nė planin afatmesėm pėr 2-3 vjet pėr tė zhdukur ēdo pasojė, apo mundėsi pėr ta goditur sistemin bankar.

Disa pasoja unė mund t’jua them psh qė sistemi bankar zor se mund tė dali me fitim.

Nuk ėshtė fatalitet dhe tė dali me humbje sistemi bankar, nuk cėnon depozituesit. Natyrisht qė duke dalė me humbje aksionerėt nuk marrin fitim, nuk shtohet kapitali i bankave por nuk ėshtė ndonjė fatalitet. Po kėshtu do rriten kreditė e pakthyera nė afat.

BBC: Guvernatori i bankės, z. Fullani thotė se do tė kemi njė rritje sado tė ulėt, pėrsėri Shqipėria do tė ketė rritje ekonomike edhe kėtė vit. Ju e besoni?

Cani: Mua mė ėshtė dashur tė bėj disa herė parashikime. Kam folur qė nė shtator tė vitit tė kaluar dhe e kam parashikuar qė ekonomia shqiptare do rritet ulėt. Dikur, kur tė tjerėt flisnin pėr 6%, ndoshta FMN fliste pėr 4%, unė flisja pėr 0-1%. Kėshtu qė mesa duket ne arritėm nė kėtė shifėr. Unė kisha ndonjė dyshim, ende luftoj me veten, dėshiroj ti referohem shifrės nga 0-1%, mund tė dalė edhe negative nga 0 – (-1), por mė shumė tani shpresoj pėr njė shifėr pranė zeros, por tė jetė pozitive, do ishte e kėnaqshme dhe kaq.