BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 17 korrik 2009 - 09:53 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Gjykata merr dokumentet shtesė
 

 
 
Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė
Tė premten pėrfundon afati pėr dorėzimin e dokumenteve shtesė
Nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė tė premten pėrfundon afati pėr dorėzimin e argumenteve shtesė lidhur me ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Gjykata iu dha afat 3 muaj tė gjitha palėve tė pėrfshira nė kėtė proces qė tė kontestojnė argumentet e paraqitura nga pjesėmarrėsit e tjerė.

Mbi 30 vende kanė deponuar qėndrimet e tyre nė mbėshtetje apo nė kundėrshtim tė pavarėsisė sė Kosovės.

Numri mė i madh i tyre kanė hedhur poshtė pretendimet e Serbisė se shpallja e pavarėsisė ishte nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare.

Argumentet shtesė tė Prishtinės qė i dorėzohen Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė janė pėrmbledhur nė njė dokument prej 150 faqesh, tė pėrgatitur nga pėrfaqėsuesi ligjor i Kosovės, Michael Wood.

Zėvendėskryeministri i Kosovės, Ramė Manaj, i tha BBC-sė se beson qė pas deponimit tė materialeve shtesė, Prishina do tė arrijė t’i bindė mė shumė shtete se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ka qenė nė pajtim me tė drejtėn ndėrkombėtare.

“Bėhet fjalė pėr ato argumente madhore, pėr ato fakte relevante, tė cilat janė kontestuar nga ato vende qė nuk kanė pėrkrahur pavarėsinė e vendit tonė. Pra, janė argumente qė refuzojnė pretendimet e vendeve qė kanė dalė pėrkrah Serbisė dhe kėrkesės sė saj pėr tė kontestuar pavarėsinė e Kosovės. Besojmė se argumentet tona janė fuqiplota qė tė rrėzojnė pretendimet e pabazuara tė atyre vendeve qė kontestojnė pavarėsinė e vendit tonė”, tha pėr BBC-nė zoti Manaj.

Opozita nė Prishtinė ėshtė shprehur e shqetėsuar pėr nivelin e pėrgatitjes sė qeverisė pėr ta mbrojtur ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Burim Ramadani ėshtė sekretar i pėrgjithshėm i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės.

“Ne nuk kemi asnjė informacion tė vetėm pėr nivelin e pėrgatitjeve tė Kosovės, kėtu konsiston shqetėsimi ynė sepse vlerėsojmė se me fitoren apo humbjen e rastit, nuk humb apo nuk fiton njė parti apo njė individ, por e tėrė Kosova. Ky rast ėshtė shumė i ndjeshėm pėr Kosovėn nė kėtė kohė, prandaj ne si parti opozitare i jemi ofruar qeverisė pėr t’i dhėnė kapacitetet tona intelektuale dhe profesionale pėr tė ndihmuar nė pėrgatitjen e argumenteve pėr Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė, por kjo natyrisht nuk ka ndodhur”, deklaroi zoti Ramadani.

Beogradi zyrtar, i cili ka dorėzuar kėtė javė nė Hagė dokumentet plotėsuese nė kundėrshtim tė pavarėsisė sė Kosovės, beson se do tė ketė sukses nė kontestimin e argumenteve tė paraqitura nga palėt qė e mbėshtetin shtetėsinė e Kosovės.

Ministri i Jashtėm serb, Vuk Jeremiq, ėshtė shprehur se beson qė Gjykata do tė gjykojė nė favor tė Serbisė dhe pas kėsaj Beogradi do tė mund tė ndalė numrin e njohjeve tė pavarėsisė sė Kosovės.

Ndėrkohė, presidenti i Serbisė, Boris Tadiq, ka shfrytėzuar konferencėn e shteteve tė painkuadruara nė Egjipt qė tė bėjė thirrje pėr mosnjohjen e pavarėsisė sė Kosovės deri nė vendimin e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Kjo gjykatė pritet qė mė 1 dhjetor tė fillojė seancat dėgjimore pėr rastin e Kosovės dhe opinioni i saj nuk do tė ketė karakter vendimmarrės, por vetėm kėshillėdhėnės.

Analistėt thonė se pavarėsisht nga mendimi qė do tė japė kjo gjykatė, pavarėsia e Kosovės ėshtė njė realitet i kohės dhe ajo nuk mund tė zhbėhet.

Kosova, shtet i pavarur dhe sovran, ėshtė njohur deri tani nga 62 shtete anėtare tė OKB-sė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake