BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 10 korrik 2009 - 10:28 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Ndryshime nė qeverinė maqedonase
 

 
 
Kabineti i kryeministrit N. Gruevski
Kėto janė ndryshimet e para nė kabinetin Gruevski
Parlamenti i Maqedonsiė pritet tė zgjedhė tė premten katėr ministra tė rinj.

Kjo bėhet pas dorėheqjes sė Zėvendėskryeministrit pėr Ēėshtje Evropiane, Ministrit tė Arsimit, atij tė Bujqėsisė dhe shkarkimit tė Ministrit tė Financave.

Seanca e sė premtes pritet me interes sepse pėrveē opozitės qė, siē thotė, do tė ketė shumė pėr tė thėnė pėr punėn e qeverisė, pritet tė flasin edhe ministrat e dorėhequr dhe sidomos Ministri i Financave, Trajko Sllavevski, i tė cilin e ndėrroi vetė Kryeministri Gruevski.

Z. Sllavevski e mori vesh nga mediat lajmin se ishte shkarkuar.

Drejtuesit e rinj tė katėr dikastereve, qė propozohen para parlamentit, vijnė po nga qeveria, por kanė qėnė nė nivele mė tė ulta, me pėrjashtim tė Zėvendėskryeminstrit, Zoran Stavrevski, i cili pritet tė marrė postin e Ministrit tė Financave.

Tė enjten disa nga ministrat e dorėhequr dhanė sqarime pėr veprimet e tyre.

Ministri i Arsimit tha se nuk mundi qė tė shmangė politizimin nė arsim edhe pėrkundėr angazhimit tė tij.

Kryesisht problemet kishin tė bėnin me arsimin nė gjuhė shqipe.

Ministri i Bujqėsisė tha se kishte respektuar njė marrėveshje mes Kryeministrit dhe Kryetarit tė Partisė Socialiste, nga radhėt e sė cilės ai vjen.

Mė herėt Ivica Bocevski, qė drejtonte ēėshtjet evropine, pati deklaruar se janė shteruar mundėsitė pėr tė dhėnė kontribut nė kėtė qeveri.

Pėr vėzhguesit e gjithė situata ėshtė e orkestruar nga vetė Kryeministri Nikolla Gruevski.

Ndryshimet nė qeveri nuk do tė prekin ministrat shqiptarė nga radhėt e BDI-sė.

Zyrtarė tė kėsaj partie thonė se organet partiake nuk kanė vendosur pėr lėvizje ministrash.

BDI-ja ka katėr ministra dhe njė zėvendėskryeministėr.

Ndryshmet nė qeveri qė pritet tė miratohen nė parlament janė tė parat qė kur qeveria e Nikolla Gruevskit u krijua pas zgjejeve rreth njė vit mė parė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake