|
Trupi gjykues i EULEX-it nė Prishtinė i ka liruar nga akuza pėr vrasje tre pjesėtarėt e ish UĒK-sė nė Kosovė, ndėrsa procesi
i rigjykimit tė tyre do tė vazhdojė me akuzat pėr keqtrajtim, rrahje dhe torturė tė popullatės civile gjatė luftės.
Tė pandehurit nė mesin e tė cilėve ėshtė edhe deputeti i Kuvendit tė Kosovės dhe nėnkryetari i Partisė Demokratike, Rrustem
Musatafa do tė rigjykohen sipas aktakuzės sė vjetėr tė vitit 2003, pasi njė gjykatės i EULEX-it tha se nuk kishte prova se
ata kishin vrarė civilė, siē pretendohej nė aktakuzėn e prokurorit tė tanishėm tė EULEX-it.
Njėri nga avokatėt e tė akuzuarve, Mexhit Syla ka thėnė se procesi gjyqėsor ndaj Grupit tė Llapit ėshtė me prapavijė politike.
Ai ka shprehur bindjen se tre pjesėtarėt e UCK-sė do tė lirohen nga tė gjitha akuzat qė sipas tij janė tė pabaza.
|