BBCAlbanian.com
 
Botuar: E martë, 07 korrik 2009 - 17:54 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
KQZ-ja nuk numëron kutitë e Fierit
 
Anëtarët e KQZ-së
KQZ vendos kundër rinumërimit të kutive të Fierit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar me shumicë votash tabelën e rezultateve të zgjedhjeve për qarkun e Fierit duke lenë jashtë rinumërimit nëntë kuti të këtij qarku të kontestuar nga opozita.

Partia Socialsite e opozitës këmbëngul se nuk do të njohë rezultatin e zgjedhjeve nëse këto kuti nuk rinumërohen.

Anëtarët e KQY-së që votuan kundër thanë se kolegët e tyre po përdornin dy standarde në këtë rast duke e krahasuar me rastin e qarkut të Lezhës kur KQZ rinumëroi votat e gjashtë kutive të sjella pranë tij.

Por ata që votuan pro thanë se në Lezhë komisionerët e KZAZ-ve kishin lënë pa hartuar tabelën përmbledhëse dhe i kishin lënë pa numëruar gjashtë kutitë ndërsa në Fier, sipas tyre, komisionerët kishin marrë vendim të mos përfshinin votat e nëntë kutive në tabelat përmbledhëse që ata hartuan dhe se çdo vendimmarrje e KZAZ-ve ankimohet pasi KQZ-ja të ketë miratuar tabelën përfundimtare të rezultateve.

Përmes Gramos Rucit, kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, socialistët thanë më parë se nuk do të njohin rezultatin e zgjedhjeve në shkallë vendi nëse nëntë kutitë e Fierit nuk rinumërohen dhe atyre nuk i njihet mandati i 9-të në këtë qark.

 
 
LOKALE
Mbahet Konventa e LSI-së
06 korrik 2009 | Rajoni
Ende pa rezultat final zyrtar për zgjedhjet
04 korrik 2009 | Faqja Kryesore
I hapet rruga krijimit të qeverisë së re
04 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Rezultati paraprak "nuk pranohet" nga opozita
03 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Akuza të ndërsjella për tensione
02 korrik 2009 | Faqja Kryesore
Barazim vendesh mes dy kampeve
01 korrik 2009 | Rajoni
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>