|
KQZ-ja numėron kutitė e debatueshme
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Nė Komisionin Qėndror tė Zgjedhjeve nė Tiranė ka vijuar numėrimi i votave qė nuk u numėruan pėr disa kuti problematike nė
qarkun e Lezhės.
Njė veprim i tillė pritet tė merret dhe pėr kutitė e mbėrritura nga Fieri. Nga tė dhėnat e para rezulton se votat e numėruara nė KQZ-nuk sjellin ndonjė pėrmbysje tė rezultateve tė deritanishme tė cilat japin njė numėr tė pėrafėrt mandatesh mes pozitės dhe opozitės. Ndėrkaq kanė mbėrritur nė KQZ edhe tri kutitė e Qarkut tė Fierit, por KQZ nuk ka marrė ende vendimin e tij pėr to. Demokratėt pretendojnė sėrish tė marrin aq vota sa tė zvogėlojnė me njė mandatet qė pretendon PS-ja nė Fier. Lidhur me kėtė zėdhėnėsi i KQZ-sė, Leonard Olli, saktėsoi pėr BBC-nė se vazhdon procesi nė kufijtė e bllokimit nga Komisionet e Administrimit tė Zgjedhjeve nė zonat me numėr 19, 20 dhe 22 nė Qarkun e Fierit. Inspektorėt e KQZ-sė janė nė terren pėr tė dhėnė ndihmėn e duhur, por ende nuk janė bėrė pėrmbylljet e tabelave. Gati ėshtė procesi i numėrimit pėr Fushė Kuqen. Rezultati pėrfundimtar do tė jepet kur tė pėrfundojė gjithė procesi dhe procedurat e ankimimit, sipas Kodit Zgjedhor, -tha zėdhėnėsi i KQZ-sė, Leonard Olli. Rezultati i deritanishėm i zgjedhjeve nxjerr fitues koalicionin Aleanca pėr Ndryshim tė kryeministrit Sali Berisha, i cili ka 70 deputetė. Nė ditėn e gjashtė tė kėtij procesi, SHBA pėrmes ambasadorit nė Tiranė, John Withers, bėjnė thirrje pėr pėrfundimin nė mėnyrė
tė rregullt, jo partiak dhe profesional tė procesit tė numėrimit tė votave. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||