|
Asociacioni i Gazetarėve Profesionist tė Kosovės ka vlerėsuar tė enjten se mediat nė Kosovė vazhdojnė tė jenė nėn presion
tė politikės ditore dhe i ka bėrė thirrje Qeverisė sė Kosovės qė tė mos bėj pėrpjekje pėr ti kontrolluar ato.
Nė njė tryezė tė organizuar nė Prishtinė kjo shoqatė tha se ka patur pėrpjekje serioze pėr kufizimin e lirisė sė shprehjes
dhe kėrcėnim ndaj gazetarevė.
Drejtues tė kėtij organizmi thanė se vetėm nė gjashtė muajt e parė tė kėtij viti janė shėnuar mbi 11 raste tė kėrcėnimeve
dhe dhunės ndaj gazetarėve.
Deklaratat e tyre pasuan pohimet se drejtuesja e Rrjetit Ballkanik pėr Gazetari Hulumtuese, BIRN, Jeta Xharra, ėshtė kėrcėnuar
javė mė parė ndėrkohė qė vlerėsohet se njė numėr tjetėr i gazetarėve ėshtė vėnė nėn trysni. ndėrkaq, qeveritarėt kanė kundėrshtuar
pohimet pėr trysni ndaj gazetarėve dhe kanė tėrhequr vėrejtjen pėr autocensurėn e gazetarėve pėr temat e caktuara.
|