BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 01 korrik 2009 - 11:03 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Kthehet shumica e policėve serbė
 
Arkiv
EULEX-i e ka pėrshėndetur kthimin e policėve serbė
Zyrtarė tė policisė sė Kosovės thonė se pothuaj tė gjithė pjesėtarėt serbė tė policisė sė Kosovės janė kthyer nė vendet e tyre tė punės.

Ata thonė se ky kthim ka ndodhur nė ditėn e fundit (30 qershor) tė afatit tė pėrcaktuar.

Sipas njoftimeve vetėm 15 nga 325 policėt serbė, qė u larguan nga vendet e tyre tė punės pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nė shkurt tė vitit tė kaluar, nuk i janė pėrgjigjur afatit pėrfundimtar.

Por, zyrtarė serbė nė Beograd i kanė cilėsuar si spekulime pohimet e autoriteteve nė Prishtinė pėr kthim masiv tė pjesėtarėve serbė nė policinė e Kosovės.

Sekretari i shtetit nė Ministrinė pėr Kosovėn nė qeverinė e Serbisė, Oliver Ivanoviq, i tha BBC-sė se qeveria e Serbisė kėrkon njė marrėveshje me EULEX-in edhe pėr policėt serbė por edhe pėr njė numėr ēėshtjesh tė tjera.

“Nuk jam i sigurtė se bėhet fjalė pėr njė numėr aq tė madh me tė cilin spekulojnė pėrfaqėusesit e Shėrbimit Policor tė Kosovės nė Prishtinė. Ėshtė e vėrtetė se njė numėr i tyre ėshtė kthyer, por po them se kjo tash pėr tash nuk do tė thotė shumė. Mendoj se EULEX-i duhet qė kėtė ta kuptojė seriozisht si njė hap apo si njė dorė tė zgjatur pėr marrėveshje. EULEX-i duhet ta hartojė njė marrėveshje me shkrim, qė do tė nėnshkruhej nga ana e atyre qė janė ngarkuar pėr kėtė”, tha zoti Ivanoviq.

Pjesėtarėt serbė tė policisė sė Kosovės i lanė vendet e punės pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj nė shkurtin e vitit tė kaluar dhe u pezulluan me pagesė nga autoritetet e Kosovės.

Nė maj tė kėtij viti atyre iu hoq e drejta e pagesės nga buxheti i Kosovės, dhe autoritetet vendase vendosėn 30 qershorin si afatin e fundit pėr kthimin e tyre nė punė.

Zyrtarė tė policisė thanė se deri nė fund tė afatit mbi 95 pėr qind e tyre u kthyen nė vendet e punės.

Ministri i brendshėm, Zenun Pajaziti, pohoi se ky vendim shėnon njė hap pozitiv nė drejtim tė ndėrtimit tė njė institucioni shumė-etnik.

Por ai pėrjashtoi mundėsinė pėr krijimin e njė zinxhiri tjetėr komandues pėr serbėt e Kosovės pėrveē policisė sė Kosovės.

“E kemi vendosur kėtė afat pėr t’ua kujtuar atyre se nuk kemi kohė pėr tė humbur dhe nuk kemi para pėr tė shpenzuar kot si dhe pėr t’iu treguar se ka njė fund. Jam i sigurtė se ata policė qė janė trajnuar nga buxheti ynė dhe tani qė janė kthyer, do ta kuptojnė qartė se procesi nė Kosovė ėshtė i pakthyeshėm dhe se institucioni nė tė cilin janė kthyer ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr sigurinė e qytetarėve, fqinjėve dhe familjeve tė tyre. Jam i sigurtė se ata nuk do tė lejojnė pėrfshirje tė politikės nė kėto procese”, tha zoti Pajaziti.

Kthimi i pjesėtarėve serbė nė policinė e Kosovės, thonė nė Ministrinė pėr Kosovėn nė Beograd, u arrit pas njė numri bisedimesh me misionin e EULEX-it, megjithėse pranuan se nuk ėshtė arritur njė marrėveshje pėrfundimtare.

Oliver Ivanoviq thotė se bisedimet me EULEX-in nuk kanė pėrfunduar dhe e ka cilėsuar vendosjen e afateve pėr kthim tė policėve serbė si artifical dhe kundėrproduktiv.

“Nuk ėshtė mirė qė tė vendosen afate artificiale sepse periudha qė kemi lėnė pas, nuk mund tė shihet si e dobishme nė kuptimin se janė zhvilluar biseidme aq tė frytshme. Bisedime me EULEX-in janė zhvilluar rreth shumė temave, por ēėshtja e policisė ėshtė e pandashme nga gjyqėsia. Mendoj se edhe ēėshtja e doganave duhet tė vijė nė rend tė ditės dhe tė diskutohet pėr tė. Por kjo ėshtė ēėshtje pėr tė cilėn pėrfaqėsuesit e EULEX-it duhet tė bisedojnė me pėrfaqėsuesit e qeverisė sė Serbisė sepse, nė tė kundėrtėn, nuk do tė mund tė ketė mbėshtetjen e qeverisė sė Serbisė”, tha z.Ivanoviq.

Megjithatė, pohimet e zotit Ivanoviq janė kundėrshtuar nga vetė misioni evropian pėr drejtėsi dhe polici EULEX, i cili e ka pėrshėndetur vendimin e policėve serbė pėr kthim nė vendet e punės.

Zėvendėsshefi i misionit, Roy Reeve, i tha BBC-sė se EULEX-i ka shfaqur pikėpamjet e tij pėr policėt serbė dhe nuk ka qenė i pėrfshirė nė asnjė bisedė me zyrtarėt nė Beograd.

“Nuk ka patur negociata. Por ne kemi shfaqur pikėpamjet tona se pėr tė ndihmuar nė zbatimin e detyrave tona nė gjithė Kosovėn, do tė ishte shumė e dobishme qė tė kemi policė serbė qė do tė punonin nė kėto rajone. Dhe kjo kishte reflektime edhe nė Beograd. Ka patur shumė diskutime ndėrmjet policėve serbė dhe Ministrisė sė Punėve tė Brendshme nė Beograd rreth kėsaj cėshtjeje dhe EULEX-i ka shprehur pikėpamjen e tij se do tė ishte e dobishme qė kėta policė tė kthehen nė vendet e tyre tė punės. Tani mendoj se policia e Kosovės do t'i paguajė kėta policė meqė Ministria e Brendshme nė Beograd ka deklaruar se nuk do ta bėjė mė kėtė. Prandaj kishte edhe njė ndikim financiar nė kthimin e tyre", tha zoti Reeve.

Sipas tij policėt serbė do t’i binden zinxhirit komandues tė policisė sė Kosovės dhe kjo, thotė ai, ėshtė edhe njė lloj marrėveshjeje.

“Kjo ėshtė mėnyra se si kanė punuar ata para se tė largohen nė shkurt tė vitit tė kaluar dhe ata kthehen nė stacionet e njėjta. UNMIK-u rrinte nė krye, por nė rajonet e tyre dhe nė stacionet e tyre ata shėrbenin nė kuadėr tė zinxhirit komandues tė policisė sė Kosovės”, tha zoti Reeve.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake