BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E mėrkurė, 01 korrik 2009 - 10:22 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Barazim vendesh mes dy kampeve
 

 
 
Selia e KQZ-sė
Pritet pėrfundimi i numėrimit tė votave tri ditė pas zgjedhjeve
Kur janė numėruar pak mė shumė se 98% e kutive tė votimit, ende nuk ka njė fitues tė zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 28 qershorit.

Rezultatet e deritanishme flasin pėr njė barazim midis tė djathtės dhe tė majtės.

Megjithatė, midis koalicioneve ka diferenca.

Koalicioni i djathtė “Aleanca pėr Ndryshim”, i udhėhequr nga Partia Demokratike, ka marrė 70 deputetė, koalicioni i majtė “Bashkimi pėr Ndryshim”, me nė krye Partinė Socialiste, ka marrė 66 deputetė, ndėrsa koalicioni tjeter i majtė i udhphequr nga LSI-ja, "Aleanca Socialiste pėr Integrim", ka fituar 4 deputetė.

Nė situaten e krijuar, por edhe mė parė, analistė tė ndryshėm mendojnė se LSI-ja mund tė luajė rol vendimtar nė krijimin e qeverisė sė ardhshme nėse kjo do t'i kėrkohet nga zoti Berisha.

Gjatė fushatės LSI-ja ka deklaruar se vota pėr kėtė parti ishte votė e sigurtė kundėr kryeministrit Berisha.

Por nė njė deklaratė tė fundit tė kėsaj partie thuhet se kjo ēėshtje nuk mund tė diskutohet para mbylljes se procesit zgjedhor, ēka analistėt e lexojnė si njė pėrpjekje pėr tė lėnė njė shteg tė hapur pėr mundėsinė e pranimit tė njė ftese nga aleanca e djathtė.

Orėt e fundit tė numėrimit

Ndėrsa po afrohet ora ku pritet tė mėsohet rezultati i zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 28 qershorit, nė Shqipėri janė shtuar ndjeshėm tensionet midis dy partive pretendente, PD-sė dhe PS-sė.

Ato kanė akuzuar reciprokisht njėra tjetrėn se po ushtrojnė presion nė procesin e numėrimit tė votave.

Kreu i PD-sė Sali Berisha tha se tashmė procesi ėshtė nė dorė tė komisionerėve, tė cilėve iu bėri thirrje qė tė zbatonin vetėm ligjin.

"Tė tregojnė pėrgjegjėsinė mė maksimale, ligjin, ligjin dhe vetėm ligjin, ky ėshtė apeli im pėr ēdo zyrtar shqiptar," tha zoti Berisha, i cili shtoi se po shijonte momentet e fitores.

Ndoshta kjo deklaratė e fundit e detyroi kreun socialist Edi Rama tė dilte menjėhėrė nė konferencė pėr shtyp dhe tė akuzonte zotin Berisha se po kėrcėnonte zgjedhjet.

"Ky ėshtė komunikim i papranueshėm i kryeministrit tė Shqipėrisė, i cili me sa duket ėshtė nė krye tė njė operacioni i cili jo po cėnon, por kėrcėnon zgjedhjet nė Shqipėri dhe po drejton njė operacion i cili ėshtė shtrirė nė tė gjithė ato qendra numurimi ku rezultati ėshtė qartėsisht duke u thelluar pėr PS-nė" tha zoti Rama.

'Pėrgjegjėse partitė'

Duke komentuar situatėn e krijuar zėdhėnėsi i KQZ-sė Leonard Olli bėri pėrgjegjės dy partitė.

"Nuk ka tė bėjė me lodhje apo paqartėsi, por me veprime te qėllimshme qė nuk pranohen nga njėra apo tjetra palė," tha zoti Olli pėr BBC-nė.

“Jemi shumė pranė fundit tė pėrfudimit tė votimit. Nga rezultatet e tanishme, aleanca e djathtė, "Aleanca pėr Ndryshim" ka njė avantazh tė lehtė nė raport me "Bashkimin pėr Ndryshim", koalicionin e majtė, por gjithēka mbetet tė shihet me numėrimin e tė gjitha votave,” tha Leonard Olli, zėdhėnės i KQZ-sė.

Rezultatet e para paraprake tė zgjedhjeve do tė duhej qė tė ishin shpallur qė tė hėnėn nė orėn 17.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake