http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E hënë, 29 qershor 2009 - 10:18 CET

Bregu e Islami për procesin zgjedhor

Në programin e mëngjesit, BBC Sot, përfaqësuesit e dy koalicioneve kryesore kanë shprehur vlerësime të ndryshme lidhur me procesin e zgjedhjeve të së dielës.

Majlinda Bregu nga Partia Demokratike: "Ishtë një proçes i zhvilluar normalisht, sigurisht që pritet vendimi i gjithë atyre që kanë vëzhguar proçesin zgjedhor këtë radhë në Shqipëri, por është një proces që për herë të parë ka plotësuar në mënyrë të plotë standardet demokratike të zgjedhjeve të lira e të ndershme,"- tha për BBC-në zonja Bregu.

Edhe për Kastriot Islamin nga Partia Socialiste procesi i zgjedhjeve kaloi mirë: "Dita e zgjedhjeve në përgjithësi ka qenë e qetë, me probleme nga më të ndryshmet por jo aq sa për të prishur ecurinë e përgjithshme të këtij procesi... Ka elementë që në një mënyrë ose tjetër besoj se nuk kanë lejuar që të realizohen plotësisht standardet demokratike ndërkombëtare megjithëse për këtë duhet pritur raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë,"- tha zoti Islami.