http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E enjte, 18 qershor 2009 - 10:28 CET

OKB-ja vlerėson raportin

Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė zhvilloi tė mėrkurėn njė seancė pėr Kosovėn, ku u shfaqėn qėndrime tė ndryshme.

Dy muaj pas raportimit tė mėparshėm nė Kėshillimin e Sigurimit mbi gjendjen nė Kosovė, pėrfaqėsuesi special i UNMIK-ut, Lamberto Zannier, konfirmoi se misioni i OKB-sė e ka kufizuar veprimtarinė, por nuk ka reshtur nė aktivitetin e tij pėr tė garantuar paqen dhe stabilitetin nė Kosovė.

Rikonfigurimi i UNMIK-ut vjen nė njė kohė kur zyrtarė tė misionit evropian EULEX thonė se ai ėshtė bėrė plotėsisht operacional, por edhe nė kohėn kur Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė po shqyrton ankesėn e Serbisė dhe pritet tė japė njė mendim kėshillues mbi legjitimitetin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

Zoti Zannier tha se kjo ka ndikuar ndjeshėm nė mėnyrėn sesi po veprojnė Prishtina dhe Beogradi.

Ambasadori britanik nė Kombet e Bashkuara tha se UNMIK-u duhet tė kufizojė praninė e tij dhe tė operojė vetėm nė ato zona ku mund tė jetė mė e nevojshme.

Edhe ambasadorja amerikane, Di Karlo, kėrkoi kufizimin e numrit tė personelit tė UNMIK-ut nė Kosovė.

Ajo i bėri thirrje Serbisė dhe Kosovės qė tė angazhohen nė njė bashkėpunim konstruktiv me EULEX-in pėr krijimin dhe forcimin e njė shteti shumė-etnik.

Ambasadori rus, Vitali Ēurkin, kėrkoi qė Kombet e Bashkuara tė vazhdojnė misionin e tyre dhe tė shėrbejnė si mbrojtės tė Rezolutės 1244 pėr Kosovėn.

"Vetėm me UNMIK-un nė Kosovė mund te garantohet paqja e qendrueshme", u shpreh shpreh zoti Ēurkin.

Nė fjalėn e tij, ministri i jashtėm i Kosovės, Skėnder Hyseni, kėrkoi sėrish pėrfundimin e misionit dhe mandatit tė UNMIK-ut nė Kosovė.

Ai tha se Kosova ka bėrė njė pėrparim tė dukshėm pėr krijimin e njė ambjenti tė qetė dhe tė qėndrueshėm pėr tė gjithė qytetarėt dhe pėrmirėsimin e jetės sė pakicave.

Ministri i jashtėm i Kosovės ka shprehur gjithashtu keqardhjen pėr 'mosbashkėpunimin e Serbisė me institucionet e vendit dhe pengesat qė po krijojnė autoritetet e Beogradit qė Kosova tė pėrfshihet nė partneritetet rajonale dhe ndėrkombetare'.

Ministri serb i punėve tė jashtme, Vuk Jeremiē, ka shprehur sėrish qėndrimin e Beogradit pėr vazhdimin e misionit tė UNMIK-ut nė Kosovė si njė mekanizėm i domosdoshėm pėr tė koordinuar veprimtarinė e tė gjitha organizatave ndėrkombėtare qė veprojnė nėn ombrellėn e tij.

Z. Jeremiē u shpreh se Serbia nė asnjė rrethanė nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės dhe se ajo do tė luftojė paqėsisht pėr tė mbrojtur integritetin e saj.

Qė me shpalljen e pavarėsisė mė 17 shkurt tė vitit tė kaluar, 60 vende e kanė njohur zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės.

Nė seancėn e Kėshillit tė Sigurimit, deklaratat e aktorėve ndėrkombėtarė kanė reflektuar natyrshėm qėndrimet e vendeve qė ata pėrfaqėsojnė mbi Kosovėn.

Nė fjalimet e anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit u vunė re qartė dallimet mes atyre qė mbėshtesin dhe kanė njohur zyrtarisht pavarėsinė e Kosovės dhe atyre qė shprehen pėr pasoja tė mundshme qė mund tė sjellė njohja e shtetit tė Kosovės.