BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 30 qershor 2009 - 17:50 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Numėrimi i votave i afrohet fundit
 

 
 
Selia e KQZ-sė
Ndėrsa po afrohet ora ku pritet tė mėsohet rezultati i zgjedhjeve tė pėrgjithshme tė 28 qershorit, nė Shqipėri janė shtuar ndjeshėm tensionet midis dy partive pretendente PD dhe PS.

Ato kanė akuzuar reciprokisht njėra tjetrėn se po ushtrojnė presion nė procesin e numėrimit tė votave.

Kreu i PD Sali Berisha i cili tha se tashmė procesi ėshtė nė dorė tė komisionerėve tė cilėve u bėri thirrje qė tė zbatonin vetėm ligjin.

" Tė tregojnė pėrgjegjėsinė mė maksimale, ligjin, ligjin dhe vetėm ligjin, ky ėshtė apeli im pėr ēdo zyrtar shqiptar," tha zoti Berisha i cili shtoi ndėrkohė se po shijonte momentet e fitores.

Ndoshta kjo deklaratė e fundit e detyroi kreun socialist Edi Rama tė dilte menjėhėrė nė konferencė pėr shtyp dhe tė akuzonte zotin Berisha se po kėrcėnonte zgjedhjet.

"Ky ėshtė komunikim i papranueshėm i kryeministrit tė Shqipėrisė i cili me sa duket ėshtė nė krye tė njė operacioni i cili jo po cėnon, por kėrcėnon zgjedhjet nė Shqipėri dhe po drejton njė operacion i cili ėshtė shtrirė nė tė gjithė ato qendra numurimi ku rezultati ėshtė qartėsisht duke u thelluar pėr PS" tha zoti Rama.

'Pėrgjegjėse partitė'

Duke komentuar situatėn e krijuar zėdhėnėsi i KQZ Leonard Olli bėri pėrgjegjės dy partitė .

"Nuk ka tė bėjė mė lodhje apo paqartėsi, por me veprime te qėllimshme qė nuk pranohen nga njėra apo tjetra palė," tha zoti Olli pėr BBC.

Deri nė orėn 17.30 ishin numėruar mbi 85 pėr qind e votave dhe koalicioni i djathtė kishte njė avantazh tė lehtė.

Dy ditė pas zgjedhjeve nė Shqipėri, rezultati mbetet i pėrafėrt. Duket se do tė ketė njė foto finish tė zgjedhjeve tė 28 qershorit. KQZ thotė se janė numėruar 75 pėrqind e votave.

“Jemi shumė pranė fundit tė pėrfudimit tė votimit. Nga rezultatet e tanishme, aleanca e djathtė, "Aleanca pėr Ndryshim" ka njė avantazh tė lehtė nė raport me "Bashkimin pėr Ndryshim", koalicionin e majtė, por gjithēka mbetet tė shihet me numėrimin e tė gjitha votave,” tha Leonard Olli, zėdhėnės i KQZ-sė.

Rezultatet e para paraprake tė zgjedhjeve do tė duhej qė tė ishin shpallur qė tė hėnėn nė ora 17.

Por KQZ pranoi se ka vonesa pėr shkak tė sistemit tė ri tė numėrimit tė votave, por edhe pėr shkak tė mos trajnimit tė duhur tė anėtarėve tė komisioneve, pėr ēka fajėsohen subjektet politike qė nuk i kishin dėrguar emrat e tyre me kohė.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake