BBCAlbanian.com
 
Botuar: E hënë, 29 qershor 2009 - 14:55 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
OSBE: 'Përmirësime në zgjedhje por edhe shkelje'
 
ODIHR
ODIHR ka dërguar vëzhgues në zgjedhjet në Shqipëri
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë vlerëson se zgjedhjet në Shqipëri kanë treguar përmirësime, por vëren se ka pasur edhe shkelje.

Në një deklaratë të bërë publike para pak çastesh, Misioni Ndërkombëtar Vëzhgues i Zgjedhjeve thotë se zgjedhjet kanë shënuar progres të prekshëm përsa i përket futjes në zbatim të procedurave të reja të regjistrimit të votuesve dhe të identifikimit, si dhe miratimi i një kornize të përmirësuar ligjore.

Por, sipas vëzhguesve të OSBE-së, këto përmirësime janë vënë në hije nga politizimi i aspekteve teknike të procesit dhe nga shkeljet e vërejtura gjatë fushatës që minonin besimin e publikut në procesin elektoral.

Sipas vëzhguesve të OSBE-së, dita e zgjedhjeve ka qenë në përgjithësi e qetë dhe paqësore dhe atmosfera ishte përmirësuar. Ata vlerësuan se procesi i votimit ishte pak më pozitiv se sa në zgjedhjet e mëparshme, por vërejtën shkelje procedurale.

Sipas Misionit Vëzhgues, është shumë herët të bëhet një vlerësim definitiv, meqë ende nuk ka përfunduar numrimi i votave dhe përpunimi i rezultateve.

 
 
LOKALE
BE: Zgjedhje pozitive
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Zëdhënësi i OSBE-ODIHR-it flet për BBC-në
30 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Bregu e Islami për procesin zgjedhor
29 qershor 2009 | Rajoni
Vazhdon numërimi i votave
29 qershor 2009 | Rajoni
OSBE: Zgjedhjet test për Shqipërinë
28 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Sistemi proporcional sjell risi
28 qershor 2009 | Faqja Kryesore
Pritet rezultati i zgjedhjeve në Shqipëri
28 qershor 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>