|
'Kosova sdo tė mbetet e izoluar'
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ambasadorja ēeke nė Prishtinė, Janina Hrebickova, vendi i sė cilės mban presidencėn e BE-sė deri nė fund tė muajit, ka thėnė
se Komisioni Evropian po punon qė Kosova tė mos mbetet e izoluar nė procesin e liberalizimit tė regjimit tė vizave krahas
vendeve tjera tė rajonit.
Kosova ėshtė vendi i vetėm i Ballkanit Perėndimor qė nuk ėshtė pėrfshirė nė kėtė proces, kjo pėr shkak tė mosnjohjes sė pavarėsisė sė saj nga pesė shtete anėtare tė BE-sė. Ditė mė parė Komisioni Evropian vlerėsoi Maqedoninė si vendin qė ka pėrmbushur mė sė miri kriteret pėr heqjen e vizave, pasuar nga Serbia dhe Mali i Zi qė thuhet tė kenė bėrė pėrparime tė konsiderueshme. Duke folur tė hėnėn nė njė debat nė Prishtinė pėr liberalizimin e vizave, ambasadorja ēeke Hrebickova tha se Komisioni Evropian po punon qė ta gjejė njė mėnyrė pėr tė pėrfshirė Kosovėn nė kėtė proces, por ajo sqaroi se pėr tė marrė njė vendim tė tillė nevojitet njė mbėshtetje politike nga tė 27 vendet anėtare tė BE-sė. Bashkimi Evropian dhe Presidenca Ēeke nė shumė raste e kanė thėnė se Kosova nuk duhet tė lihet mbrapa kur fqinjtė e saj ecin pėrpara. Mund tju siguroj se BE-ja ėshtė e pėrcaktuar qė tė mos e lejojė tė ndodh ky izolim pėr Kosovėn, jo vetėm pėr hir tė Kosovės dhe jo vetėm pėr hir tė stabilitetit dhe sigurisė nė rajon, gjithashtu jo vetėm pėr hir tė emigracionit, por edhe pėr hir tė vlerave dhe sigurisė sė BE-sė, deklaroi ambasadorja e Republikės Ēeke nė Prishtinė, Janina Hrebickova. Ēekia po numėron ditėt e fundit tė kryesimit tė BE-sė dhe nga 1 korriku kjo detyrė do ti kalojė Suedisė. Zyrtarėt suedezė kanė nxitur Kosovėn qė pavarėsisht mospėrfshirjes sė saj nė procesin e liberalizimit tė vizave, tė punojė seriozisht pėr pėrmbushjen e kritereve, nė mėnyrė qė kur tė merret vendimi politik, vendi tė jetė mė afėr kualifikimit pėr heqjen e vizave tė Shengenit. Sipas ministrit kosovar tė Punėve tė Brendshme, Zenun Pajaziti, Kosova teknikisht nuk ėshtė larg vendeve tė rajonit sa i pėrket pėrmbushjes sė kritereve pėr liberalizimin e vizave. Menaxhimi i integruar i kufirit ėshtė njė nga kriteret. Ju e dini qė Kosova ka avancuar nė kėtė drejtim, pėrkundėr vėshtirėsive qė i kemi nė veri, Kosova tanimė ka adaptuar legjislacionin, kemi njė strategji, kemi njė plan veprimi, kemi njė bord tė instaluar nė kėtė drejtim dhe kemi rezultate efektivisht pozitive. Kosova tanimė nuk ka asnjė pikė pėr sa i pėrket kritereve pėr liberalizimin e vizave qė u caktohen vendeve tė rajonit, tė cilėn nuk e ka trajtuar, tha ministri Pajaziti. Nga ana tjetėr, Iniciativa Evropiane pėr Stabilitet ka vlerėsuar se mospėrfshirja e Kosovės nė procesin e liberalizimit tė vizave, ka frikėsuar shumė njerėz, tė cilėt druajnė se vendi i tyre do tė mbetet i izoluar nė rajon. Analistja e Iniciativės Evropiane pėr Stabilitet, Verena Knaus tha se Komisioni Evropian ose duhet tia mundėsojė edhe Kosovės tė hyjė nė bisedime pėr heqjen e vizave, ose duhet tė mos i pengojė kosovarėt qė tė pajisen me dokumente tė Serbisė. Ekziston njė frikė e madhe ndėrmjet disa shteteve anėtare tė Bashkimit Evropian se do tė jetė e lehtė tė merret pasaportė e falsifikuar e Serbisė nga shqiptarėt apo serbėt e Kosovės, se nuk do tė ketė shumė mbikqyrje dhe siguri nė procesin e pajijes se njė shqiptari apo serbi tė Kosovės me pasaportė tė Serbisė. Kjo ėshtė njė ēėshtje shumė e ndėrlikuar, siē mund ta imagjinoni tė gjithė, sepse Komisioni Evropian nuk ka njė qėndrim tė pėrbashkėt pėr Kosovėn. Disa vende anėtare thonė se qytetarėt e Kosovės janė qytetarė tė Serbisė dhe mohimi pėr tiu dhėnė atyre pasaporta tė Serbisė ėshtė kundėr ēdo parimi pėr mos-diskriminim. Mosdhėnia e pasaportave tė Serbisė qytetarėve vetėm pse ata janė shqiptarė ėshtė diskriminim, tha zonja Knaus. Lėnia e Kosovės jashtė procesit pėr hyrjen nė listėn e bardhė tė vizave Shėngen dhe nga ana tjetėr, heqja e pritshme e vizave pėr qytetarėt e Serbisė, sipas analistėve mund tė joshė shqiptarėt e Kosovės qė tė pajisen me dokumente serbe, nė mėnyrė qė tė udhėtojnė mė lehtė nė Evropė. Autoritetet nė Beograd kanė thėnė se rreth 1500 qytetarė shqiptarė tė Kosovės janė pajisur deri tani me pasaporta biometrike tė Serbisė. Ministri i Jashtėm i Serbisė, Vuk Jeremiq ka thėnė tė hėnėn se pasaportat biometrike do tu jepen tė gjithė qytetarėve tė Kosovės dhe se kjo nuk ėshtė ēėshtje politike, por teknike. Nga ana tjetėr, autoritetet nė Prishtinė u kanė bėrė thirrje qytetarėve tė Kosovės qė tė mos pajisen me pasaporta tė Serbisė por me ato tė shtetit tė tyre. Drejtoresha e Fondacionit Kosovar pėr Shoqėri tė Hapur, Venera Hajrullahu, thotė se pajisja e kosovarėve me pasaporta tė Serbisė ėshtė e dėmshme pėr konsolidimin e pavarėsisė sė Kosovės. Nė njė intervistė pėr BBC-nė, zonja Hajrullahu tha se Kosova ėshtė vendi mė i izoluar nė rajon sa i pėrkėt udhėtimit nė vendet e Bashkimit Evropian. Kosova padyshim ėshtė vendi mė i izoluar nė kėtė aspekt. Jo vetėm qė qytetarėve tė saj u nevojiten viza pėr tė udhėtuar nė tė gjitha vendet e zonės Shėngen, por edhe niveli i refuzimit tė aplikacioneve pėr viza ėshtė mė i larti nė rajon. Kjo e bėn shumė tė vėshtirė lėvizjen, nė ēdo kuptim, tė individėve, nė nivel personal, tė biznesit, tė shkėmbimeve dhe nė fakt tė gjitha segmentet e shoqėrisė janė tė hendikepuara, - u shpreh zonja Hajrullahu. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, Ministria e Brendshme vitin e kaluar ka filluar zėvendėsimin e dokumenteve tė UNMIK-ut me ato tė Republikės sė Kosovės. Por kosovarėt nuk mund tė udhėtojnė ēdokund me pasaportat e reja, kjo pėr shkak tė mosnjohjes sė Kosovės nga njė numėr shtetesh. Edhe pėr udhėtim nė zonėn Shengen ekzistojnė disa kufizime. Kėshtu nė vizėn Shėngen qė vendoset nė pasaportėn e Kosovės, janė
tė shėnuara vendet nė tė cilat nuk mund tė udhėtohet me kėtė vizė, siē ėshtė Spanja, Sllovakia, Rumania, Qipro etj. Pėr tė
shkuar nė kėto vende, kosovarėt duhet tė aplikojnė nė ambasadat e kėtyre shteteve dhe nėse kėrkesa e tyre pėr vizė pranohet,
ajo nuk vendoset nė pasaportė, por nė njė letėr tė bardhė. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||