BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 22 qershor 2009 - 16:56 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
BBC nėpėr Shqipėri: Nga Elbasani me tren
 

 
 
Gazetari i BBC-sė Ilir Nishku nė trenin qė shkon nė drejtim tė Pogradecit
Nė trenin e linjės Elbasan-Pogradec
Ndėrsa kolegėt e ekipit tė BBC-sė u nisėn nga Elbasani pėr nė Korēė, nė fazėn e fundit tė rrugėtimit tonė nėpėr Shqipėri, unė vendosa tė marr trenin.

Njė mjet aq i rėndėsishėm transporti nė botė! Por qė nė Shqipėri ka ngelur nė vend-numėro dhe nuk ėshtė zhvilluar pothuajse fare gjatė kėtyre 20 viteve tė fundit.

Linja Elbasan-Pogradec, tė cilėn unė pėrshkova, u ndėrtua nė vitet 70-tė pėr tė transportuar mineralin e hekur-nikelit nga minierat nė Pėrrenjas e Pogradec nė Kombinatin e atėhershėm metalurgjik.

Mbaj mend si fėmijė, ndėrsa jetoja nė njė pallat pranė hekurudhės me familjen nė qytetin e Librazhdit, kur trena me numėr tė pafund vagonash tė mbushur me mineralin e kuq kalonin nė drejtim tė Elbasanit.

Madje, njė nga lojėrat pėr tė kaluar kohėn ishte numėrimi i vagonave.

Por kjo ishte mė shumė se 30 vjet tė shkuara!

Zbrazėti
Stacioni i trenit nė Elbasan
Nė stacionin e trenit nė Elbasan pothuajse nuk kishte fare lėvizje

Tani stacioni i Elbasanit ėshtė i zbrazėt. Vetėm njė lokomotivė e vjetėr ēeke qėndronte nė njė nga shinat.

Makinistėt po mundoheshin ta riparonin – njė punė e pėrditshme kjo, thjesht pėr ta mbajtur nė punė.

Pas lokomotivės dukeshin radhė tė gjata vagona mallrash tė shkatėrruara e tė ndryshkura, jashtė pėrdorimit, nė pritje tė radhės, ndoshta, pėr tė pėrfunduar nė furrat e shkrirjes tė ndėrmarrjes Kurum, e cila ėshtė e specializuar nė shkrirjen e skrapit.

Madje, pėr ironi, ėshtė kjo uzinė shkrirjeje, dikur Metalurgjiku, qė mban gjallė atė transport tė pakėt mallrash, por tani me kahe tė kundėrt.

Trenat me skrap nuk vijnė mė nga drejtimi i Pogradecit, por nga veriu, nga Shkodra e Durrėsi.

Nė drejtorinė e stacionit, Belul Dyrmishi, drejtori zonal i hekurudhės nė Elbasan, mė thotė se pėrveē udhėtarėve, hekurudha pėrdoret edhe pėr transportin e mallrave.

“Hekurudha nė pėrgjithėsi merret me transportin e udhėtarit, por edhe transportin e mallit, qė bėjmė nė stacionin e Vidhasit dhe kombinatin metalurgjik,” thotė zoti Dyrmishi.

“Vjet kemi pasur njė punė mjaft voluminoze, na vjen skrap nga Serbia nė drejtim tė metalurgjisė, por nė pėrgjithėsi malli mbizotėron,” thotė ai.
Xhama tė thyer nė trenin e pasagjerėve
Xhamat ishin me vrima si tė shpuara nga plumbat

Por ky mendim i tij nuk ndahet nga Bashkim Hoxha, qė punon si shoqėrues i trenave tė mallrave – “kryetar treni” ėshtė emėrtimi zyrtar:

“Mė tepėr qarkullon treni i pasagjerėve,” thotė ai. “Ndėrsa mallrat shumė mė pak,” shton, nė njė raport 1-2 nė favor tė transportit tė pasagjerėve.

“Ne transportojmė karburant, qė qarkullon mė tepėr, ēimento qė e ngarkojmė nė portin e Durrėsit, qė ka pėr destinacionin, Vlorėn, Elbasanin, Fierin, dhe skrapin qė vjen nga Shkodra,” thotė Bashkimi.

Trenat e mallrave pėrdoren pėr t’u shėrbyer privatėve kundrejt njė tarife, qė pėrbėn tė ardhurat e pakta qė mbledh ndėrmarrja e hekurudhave, e cila ka nevojė pėr miliona pėr t’u ngritur nė kėmbė pėrsėri.

Bashkimi ka njė histori shumė interesante. Ai thotė se ka rreth 30 vjet qė punon nė hekurudhė.

Tani, si punė shtetėrore-zyrtare, ai ėshtė kryetar treni, pra ai drejton trenat e mallrave nėpėr destinacinet e tyre.

Nė ditėt e pushimit, ai punon si privat, - si shitės ambulant – ai u shet pasagjerėve tė paktė nė tren prodhime tė ndryshme, nga kikirikėt e patatinat deri tek lėngjet frutave e uji.

I duhet tė mbajė familjen – gruan dhe dy fėmijė tė vegjėl, thotė ai, se rroga e vogėl e shtetit nuk i del.

Pse tė udhėtosh me tren?

Treni erdhi saktėsisht nė kohė. Ata pak udhėtarė tė shpėrndarė nėpėr hijet e stacionit tė rinovuar rishtazi filluan tė mblidheshin nė platformėn e nxehtė nga dielli pėrvėlues.

Kur hipa nė tren m'u duk sikur hyra nė njė furrnaltė, ishtė tepėr nxehtė.

Dritaret me xhamat e thyer nuk ishin shpėtim dhe mezi pritėm nisjen e trenit pėr tė fryrė pak erė.

Por as nisja e trenit nuk ndihmoi, ai ecte shumė ngadalė nėpėr trasenė e vjetėruar.
Delet kllosin nė stacionin e Librazhdit
Delet bėjnė qė treni tė frenojė papritur

Para se tė hynte nė Librazhd, treni ndaloi papritur para se tė hynte nė stacion.

"Kanė dalė nja dy dele nė trase," mė thotė njė nga fatorinot.

Treni me katėr vagona ishte i mbushur plot e pėrplot.

Kurioz tė mėsoja pse kėta udhėtarė kishin zgjedhur trenin pėr tė udhėtuar, mora mikrofonin nė dorė dhe fillova tė eci nėpėr vagonė duke pyetur shumė nga pasagjerėt.

Pse keni zgjedhur tė udhėtoni me tren, i pyes.

“Nė radhė tė parė, leverdia, sepse jemi edhe tė papunė,” mė thotė Ibrahimi, i cili udhėton pėr nė Pogradec.

“Megjithėse ėshtė i dėmtuar nga xhamat. Tani nė verė ėshtė mirė, por pėr dimėr ėshtė ftohtė,” shton ai.

“Furgonat marrin shumė” mė thotė Bashkim Shkullaku, nga Strepska e Pogradecit.

“Jemi tė papunė, plus qė prodhimet qė bėjmė nė fshat na mbeten tė tėra aty,” thotė ai duke me shpjeguar pse ka zgjedhur trenin e lirė.

Mbesa e Bashkimit, Xhersida, ka njė arsye krejt tjetėr pse dėshiron tė udhėtojė me tren.

“Kam mė qejf me tren se me autobus mė zė, ndėrsa me tren jo,” thotė Xhersida 10-vjeēare.

Me tej bisedoj me Klediol Muratin nga Durrėsi. Ai ėshtė mė studime nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe ka ardhur nė Shqipėri pėr pushime.

Ai thotė se ėshtė hera e parė qė hipėn nė tren. Arsyeja? Ishte mjeti mė i lirė i transportit.

“Nuk ėshtė siē e prisnim,” mė thotė ai.

“Prisnim ajėr tė kondicionuar, pėr shembull. Por deri tani ėshtė mirė, ėshtė mė i qetė pėr fėmijėt, mė mirė se autobusi, besoj,” thotė ai duke pėrmbledhur pėrshkrimin e tij pėr udhėtimin.

“Kam frikė se mos gjuajnė me gurė nga jashtė dhe do tė na vrasin,” thotė motra e Klediolit duke vėshtruar nga xhamat qė janė gjithė vrima, sikur janė qėlluar me plumba.

“Dhe pihet cigare, qė nuk duhet, por qė nė fillim pihej cigare,” shton ajo.

“Udhėtoj me tren se ėshtė mė lehtė, si pėr udhėtimin ashtu edhe pėr vlerėn e lekut,” thotė Dhori qė udhėton pėr nė Pogradec.

Zgjedhjet

Hipa nė tren nė Elbasan me idenė pėr tė bėrė njė reportazh pėr hekurudhat, pėr t’u larguar pak nga mbulimi i fushatės zgjedhore dhe politikės, megjithatė tėrthorazi, por dukshėm, fushata zgjedhore tė shfaqet nė bisedat me njerėzit.

Punonjėsit e hekurudhės nė stacionin e Elbasanit, nuk dėshironin tė flisnin para mikrofonit, fatorinot nė tren nuk dėshironin tė prononcoheshin, madje edhe pėr punėn e tyre tė pėrditshme.

Siē mė tha njė prej punonjėsve nė stacionin e Elbasanit, “Kanė frikė tė flasin, sepse ėshtė kohė fushate.”

Por shumė nga pasagjerėt me tė cilėt bisedova nė udhėtimin prej mėse tre orėsh, ishin mė tė hapur pėr zgjedhjet dhe fushatėn.

Fushatėn nuk po e ndjekim shumė afėr, thotė Kledioli, djaloshi qė studionte nė SHBA.

“Ka disa ndryshime, pėr shembull, rrugėt. Ē‘ėshtė mė e rėndėsishmja, presim qė tė ndryshojnė njerėzit pėr mirė, por atė nuk e kemi vėnė re akoma,” thotė ai.
Disa nga pasagjerėt nė trenin pėr nė Pogradec
Pasagjerėt flasin pėr trenin dhe zgjedhjet

Ulem sė bashku me njė grup tė madh njerėzish dhe i pyes se si e ndjejnė politikėn, a i kanė vizituar ndonjėherė deputetėt gjatė katėr viteve tė parlamentit tė shkuar?

“Asnjeri nuk na ka ardhur,” thotė Fiqiriu. “Por pėr votime vijnė,” shton ai.

“Ata vetėm vjedhin,” ndėrhyn e shoqja e tij.

Asqeriu nga Pėrrenjasi thotė se do tė votojė.

“Pėr njė tė ardhme, pėr njė shpresė,” thotė ai duke shpresuar qė gjerat tė ndryshojnė.

“Deri tani ėshtė zero, jemi shumė keq, shumė keq!” shton ai.

Nderim Hysenllari ėshtė druvar nga Kalivaēi i Pogradecit. Ai thotė se diē ka nxjerrė pėr familjen e tij duke prerė dru nė pyll.

“Por tani e mbaruam pyllin dhe nuk kemi ku punojmė,” thotė Nderimi.

Njė burrė i moshuar pranė thotė se ai nuk ka ndėrmend tė votojė.

“Pse?” e pyes.

“Ē‘tė votosh, tė gjithė njėsoj janė,” pėrgjigjet ai.

Njė nėnė e veshur me tė zeza nga Pogradeci, thotė se do tė votojė. Ajo ėshtė e kėnaqur qė i kanė shtuar pensionin.

“Po na e shtuan prapė, do tė votojmė,” thotė ajo.

Fundi i udhėtimit
Stacioni i Gurit tė Kuq me impjantin e braktisur tė hekur-nikelit
Pasagjerėt e paktė tė trenit mund tė mbushnin vetėm njė autobus

Pas mėse tre orė udhėtim treni i afrohet ngadalė Pogradecit.

Emėruesi i pėrbashkėt i tė gjithė udhėtarėve ėshtė se ata udhėtojnė me tren, sepse ėshtė lirė, megjithėse ankohen pėr kushtet.

Xhamat janė tė thyera, tani nė verė ėshtė vapė, nė dimėr bėn ftohtė.

Udhėtimi ishte raskapitės, monoton, por qė e ndava me pasagjerėt e trenit.

Janė njerėz tė ndryshėm, nga vende tė ndryshe, qė vijnė nė Pogradec pėr qejf a pushime, qė kthehen nga njė dasmė, apo qė shkojnė pėr tė vizituar njė tė afėrm tė sėmurė apo pėr tė marrė pjesė nė njė funeral.

A ia vlen tė ndėrmarrėsh kėtė udhėtim me tren?

Me autobus a furgon bėhet tri herė mė shpejt, por kushton tri herė mė shtrenjtė!

A ia vlen tė mbahet nė kėmbė gjithė kjo infrastrukturė hekurudhore, pėr kaq pak njerėz apo mallra?

Nė stacionin e fundit, nė Gurin e Kuq, njė autobus mezi u mbush me tė gjithė pasagjerėt e trenit!

Unė nuk u ktheva me tren, por ēdo njeri e vendos vetė!

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake