BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 12 qershor 2009 - 16:21 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Njė refugjat serb rrėfen pėr qershorin 1999
 
Refugjatė serbė
Refugjatė serbė duke u larguar nga Kosova
Njė pensionist serb, Jeremija Bojoviq nga Deēani, rrėfen pėr ditėn kur u largua nga Kosova, para dhjetė vitesh.

"Mė 12 qershor kam qenė nė Pejė, ka pasur tollovi, dikush largohej, dikush vinte, dikush kėndonte, dikush bėrtiste, dikush bėnte zhurmė... Ashtu ishte.

Pensionistėt ndodheshin para poste pėr tė marrė pensionin me datėn 12. Edhe unė e mora pensionin atė ditė megjithėse njė numėr i mirė i pensionistėve mbeti pa e marrė pensionin atė ditė duke pasur parasysh tollovinė. Ashtu u shpėrndamė mė 12. Kush ku mundi!

Ishim para Metohisė me disa pensionistė tė tjerė kur erdhi njė mik, koleg, njė Petroviq. E pyeta ku e kishte familjen? Mė tha "kėtu janė"! "Ēfarė do tė bėsh?" "E sheh se ēfarė bėhet, nesėr vijnė kėta 'miqtė' tanė!" Tha, "pėr zotin unė nuk shkoj askund!" Unė thashė "unė do tė iki me familjen". Tha, "unė jo!" "Mirė, ti rri," i thashė. Ashtu edhe ndodhi. Ashtu u ndamė atė ditė dhe pėrgjithmonė, meqė bashkatdhetarėt e kidnapuan. Atėherė i humbi ēdo gjurmė.

Mė 12 qershor nė mbrėmje u ktheva nga Deēani. Nė Deēan e kuptuam se kishin mbėrritur nė Prizren. Kalonin kolonat nga Gjakova, serbėt. Ashtu edhe ne mė 13 shkuam ngadalė. Hymė nė vetura, dhe morėm ēfarė mund tė fusnim nė vetura. Dhe kaq, u nisėm drejt Serbisė, kaq ishte. Arritėm mė 13 nė Krushevc. Aty u ndalėm, kaluam natėn dhe tė nesėrmen erdhėm kėtu nė Beograd. Kėtu kam mbetur deri sot. Dmth dhjetė vjet tė plota qėkur jemi 'zhvendosur pėrkohėsisht'. Dhjetė vjet tė plota kaluan! Ku kemi qenė? Askund. Ēfarė kemi bėrė? Asgjė. Bashkė me erėn. Shpresat tona kanė ikur moti, qė nė Kosovė!"

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake