BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 11 qershor 2009 - 14:28 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Kosovė - Kronologji
 
Njė kronologji e zhvillimeve kyēe nė historinė e Kosovės

28 qershor 1389 - Beteja epike e Kosovės i paraprin 500 viteve tė sundimit otoman turk.

1912 - Luftrat Ballkanike: Serbia rimerr kontrollin e Kosovės nga turqit, dhe kjo njihet me Traktatin e Londrės mė 1913.

1918 - Kosova bėhet pjesė e Mbretėrisė sė Serbisė.

1941 - Lufta e Dytė Botėrore: Pjesa mė e madhe e Kosovės bėhet pjesė e njė Shqipėrie tė madhe qė kontrollohet nga italianėt.

1946 - Kosova pėrfshihet nė Federatėn Jugosllave.

1968 - Demonstratat e studentėve nė tė cilat kėrkohet universitet nė gjuhėn shqipe dhe e drejta e flamurit kombėtar.

1974 - Kushtetuta jugosllave njeh statusin autonom tė Kosovės, duke i dhėnė de facto vetėqeverisje.

1981 - Trupat shtypin trazirat ne Kosovė nė tė cilat kėrkohet status i barabartė me republikat e tjera.

1987 - Nė atė qė shihet si moment kyē nė ngjitjen e tij nė pushtet, presidenti i ardhshėm, Sllobodan Millosheviē flet para njė tubimi tė serbėve nė Kosovė, qė protestojnė kundėr siē thonė keqtrajtimeve prej komunitetit shqiptar shumicė.

1989 - Presidenti Jugosllav Sllobodan Millosheviē i heq autonominė e paraparė me Kushtetutėn e vitit 1974.

Korrik 1990 - Udhėheqėsit shqiptarė shpallin pavarėsinė nga Serbia. Beogradi shpėrndan qeverinė e Kosovės.

Shtator 1990 - Largimi i mė shumė se 100 mijė punėtorėve, pėrfshirė edhe punonjės tė qeverisė dhe tė mediave ēon nė grevė tė pėrgjithshme.

1991 - Sllovenia, Kroacia dhe Bosnja shkėputen nga Jugosllavia dhe shpallin pavarėsinė e tyre.

1992 - Shpėrthen lufta nė Ballkan.

Korrik 1992 - Akademiku Ibrahim Rugova zgjedhet president i republikės sė vetėshpallur.

1993-97 - Pėrshkallėzohet tensioni etnik dhe trazirat e armatosura.

Mars - Shtator 1998 - Konflikt i hapur mes policisė serbe dhe Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK). Forcat serbe fillojnė njė operacion brutal. Civilėt ndiqen prej shtėpive tė tyre.

Shtator 1998 - Nato i jep ultimatum presidentit Millosheviē pėr tė ndaluar sulmet ndaj shqiptarėve tė Kosovės.
Refugjatė kosovarė
Operacionet e forcave serbe nxitėn sulmet ajrore tė NATO-s, qė u pasuan me masakra dhe ekzod te shqiptarėve

Ndėrhyrja e Nato-s

Mars 1999 - Dėshtojnė bisedimet pėr paqe tė ndėrmjetėsuara nga ndėrkombėtarėt.

Nato fillon sulmet ajrore kundėr Jugosllavisė qė zgjasin 78 ditė pėrpara se Beogradi tė dorėzohet.

Qindra mijėra refugjatė shqiptarė nga Kosova shkojnė nė vendet fqinje, ku tregojnė pėr masakrat dhe shpėrnguljen me forcė qė erdhi pas fushatės sė Nato-s.

Qershor 1999 - Presidenti Millosheviē bie dakord tė tėrheq trupat nga Kosova. Nato ndal sulmet ajrore. OKB ngre njė Forcė pėr Zbatimin e Paqes nė Kosovė (Kfor) dhe forcat e Nato-s hyjnė nė Kosovė. UĒK-ja pranon tė dorėzojė armėt. Shumė civilė serbė largohen nga frika prej sulmeve hakmarrėse.

Shkurt 2002 - Ibrahim Rugova zgjedhet president nga parlamenti i Kosovės pasi partitė shqiptare arrijnė njė marrėveshje pėr ndarjen e pushtetit. Bajram Rexhepi bėhet kryeministėr.

Tetor 2003 - Bisedimet e para mes udhėheqėsve shqiptarė dhe serbė qė prej vitit 1999.
Ura nė Mitrovicė
Mitrovica - vatėr e tensioneve ndėretnike

Dhjetor 2003 - OKB vendos kushtet pėr bisedimet pėr statusin final nė 2005.

Pėrplasjet nė Mitrovicė

Mars 2004 - Nėntėmbėdhjetė vetė vriten nė pėrplasjet mė tė rėnda mes shqiptarėve dhe serbėve qė prej 1999. Dhuna filloi nė qytetin e ndarė tė Mitrovicės.

Tetor 2004 - Lidhja Demokratike e presidentit Rugova fiton zgjedhjet e pėrgjithshme, duke marrė 47 vende nė parlamentin me 120 deputetė. Zgjedhjet bojkotohen nga serbėt.

Dhjetor 2004 - Parlamenti rizgjedh presidentin Rugova dhe cakton si kryeministėr ish-komandantin e UĒK-sė, Ramush Haradinajn. Partia e zotit Haradinaj hyn nė koalicion me Lidhjen Demokratike tė presidentit.

Shkurt 2005 - Presidenti serb Boris Tadic premton tė mbrojė tė drejtat e serbėve nė Kosovė.

Mars 2005 - Zoti Haradinaj i paditur nga Gjykata pėr Krime Lufte nė Hagė, jep dorėheqje si kryeministėr. Ai zėvendėsohet nga Bajram Kosumi.

Presidenti Rugova shpėton pa u lėnduar nga njė shpėrthim qė ndodhi kur vargu i makinave qė e shoqėronin kalonte pėrmes Prishtinės.

Korrik 2005 - Shpėrthime gati simultane ndodhin pranė ndėrtesave tė OKB-sė, OSBE-sė dhe parlamentit tė Kosovės nė Prishtinė. Nuk ka tė lėnduar.

Janar 2006 - Presidenti Rugova vdes nė Prishtinė pas njė beteje me kancerin. Nė postin e presidentit zgjedhet nė shkurt Fatmir Sejdiu.

Shkurt 2006 - Nisin bisedimet e ndėrmjetėsuara nga OKB-ja pėr statusin e ardhshėm.

Mars 2006 - Kryeministri Kosumi jep dorėheqje pas kritikave ndaj tij brenda partisė. Ai zėvendėsohet nė kėtė post nga ish-komandanti i UĒK-sė, Agim Ēeku.

Korrik 2006 - Bisedimet e para direkte qė prej 1999 mes udhėheqėsve serbė dhe shqiptarė tė Kosovės zhvillohen nė Vjenė.

Tetor 2006 - Zgjedhėsit nė njė referendum nė Serbi miratojnė kushtetutėn e re e cila e shpall Kosovėn pjesė integrale tė vendit.

Plani i pavarėsisė

Shkurt 2007 - I ngarkuari i OKB-sė Martti Ahtisaari shpalos planin qė e vendos Kosovėn nė rrugėn drejt pavarėsisė. Plani mirėpritet nga shqiptarėt e Kosovės por hidhet poshtė nga Serbia.

Korrik 2007 - SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian riformulojnė projektin e njė rezolute pėr tė hequr premtimin pėr pavarėsi pas kėmbėnguljes sė Rusisė, duke e zėvendėsuar atė me zotimin pėr tė rivlerėsuar situatėn nėse nuk arrihet ndonjė zgjidhje pas katėr muajsh bisedime me Serbinė.

Nėntor 2007 - Hashim Thaēi del fitues nė zgjedhjet e pėrgjithshme.

Shkurt 2008 - Kosova shpall pavarėsinė. Serbia thotė se deklarata ėshtė e paligjshme. Fuqitė kryesore tė Evropės dhe Shtetet e Bashkuara njohin pavarėsinė.

Mars 2008 - Kundėrshtarėt serbė tė pavarėsisė marrin kontrollin e njė gjykate tė OKB-sė nė Mitrovicė dhe mė shumė se 100 vetė plagosen nė pėrplasjet mes forcave tė OKB-sė dhe NATO-s. Njė oficer policie i OKB-sė vritet.

Kushtetuta e re

Prill 2008 - Parlamenti miraton kushtetutėn e re.

Qershor 2008 - Kushtetuta e re e transferon pushtetin tek qeveria e shumicės shqiptare pas 9 vjetėsh nė drejtimin e OKB-sė. Serbėt e Kosovės ngrejnė asamblenė e tyre paralele nė Mitrovicė.

Tetor 2008 - Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė voton pėr ta referuar shpalljen e pavarėsisė sė Kosovės nė Gjykatėn Ndėrkombėtare pėr Drejtėsi.

Dhjetor 2008 - Misioni i Bashkimit Evropian (Eulex) merr drejtimin e shėrbimeve policore tė drejtėsisė dhe doganave nga OKB-ja. Serbia e pranon misionin.

Janar 2009 - Forca e re shumėetnike e Sigurisė sė Kosovės fillon punėn nėn mbikėqyrjen e NATO-s, duke zėvendėsuar kėshtu njė njėsi qė dominohej nga veteranė tė fushatės pėr pavarėsinė kundėr Serbisė.

Shkurt 2009 - Tribunali i OKB-sė nė Hagė liron ish-presidentin serb Millan Millutinoviē nga akuzat se kishte dhėnė urdhėr pėr njė fushate terrori kundėr shqiptarėve nė Kosovė nė vitet 1990.

Mars 2009 - Spanja njofton tėrheqjen e 600 trupave tė saj nga Kosova megjithė kritikat.

Prill 2009 - Presidenti serb Boris Tadiē bėn njė vizitė tė rrallė nė Kosovė qė pėrkon me afatin e dhėnė palėve pėr tė paraqitur argumentet e tyre para Gjykatės Ndėrkombėtare pėr Drejtėsi lidhur me ligjshmėrinnė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake