BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E enjte, 11 qershor 2009 - 11:39 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Vlora: Dilemė mes turizmit dhe industrisė
 

 
 
Kanali i Motorit, Vlorė
Ndotja nė kanalin e Motorit
Deti i Vlorės gdhiu i ndotur mėngjesin e tre qershorit. Banorėt e Plazhit tė Vjetėr kishin nuhatur erėn e rėndė, ndėrsa policia konstatoi se fjala ishte pėr solar tė derdhur nė det. Gjurmėt duken edhe njė javė pas.

Mbeturina tė shumta nafte dhe vaji shohim nė Kanalin e Motorit, i cili ka derdhje nė det.

Ministri i Mjedisit Lefter Xhuveli bėn thirrje pėr pėrgjegjshmėri.

"Mbetjet e naftės kanė ardhur nė bregun e detit nė brezin e rėrės, dhe aty mundėsia pėr ta pastruar ėshtė mė e lehtė," thotė zoti Xhuveli.

"Ēėshtja ėshtė qė gjithė operatorėt ekonomikė tė tregohen mė tė pėrgjegjshėm, sepse sigurisht pasi ndodh njė aksident si ky qė ndodhi nė gjirin e Vlorės ka edhe masa qė ndėrmerren".

Ashtu siē pritej, ngjarja ka ngjallur njė reaksion tė menjėhershėm tė politikės, veēanėrisht tashmė kur ajo ėshtė pėrfshirė nė fushatat zgjedhore.

Bujar Leskaj, deputet i Partisė Demokratike nė Vlorė, duke folur atė ditė pėr BBC-nė, thotė se ai ishte "akt tejet i papėrgjegjshėm".

"Ėshtė njė akt qė nuk e nderon qytetarinė vlonjate, ėshtė njė akt qė turpėron ata qė e kanė ekzekutuar si veprim civil, joqytetar, jo nė mbrojtje tė mjedisit, por unė mė tepėr do tė shprehesha se mė shumė turpėruan ata qė e kanė ideuar atė," tha zoti Leskaj.

Ka reaguar edhe kreu lokal socialist, Eltar Deda, i cili pėr BBC-nė thotė se ai veprim ishte "njė krim ndaj ambjentit".

"Pėr vlerėsimin tonė, ėshtė quajtur njė krim, krim ndaj ambjentit, krim edhe ndaj lirisė sė ēdo aktiviteti qė zhvillohet nė qytetin e Vlorės," thotė zoti Deda.

E megjithatė mė sė shumti janė qytetarėt vlonjatė ata qė debatojnė rreth kėtyre ngjarjeve.

Njė vlonjat tregon: "Unė kam vajtur e kam parė, jam vlonjat. Kjo u bė njė neglizhencė shoferash, thjesht interes, u nisėn pėr nė Ballsh makinat, sa kam dėgjuar dhe interesuar dhe nė Pus Mezin u kthyen, dhe nė orėn tre tė mėngjezit e kanė derdhur atje. Ajo ishte solar dhe ujė, fundra dhe mbeturina tė njė vapori."

"Asgjė nuk pengon, madje fundi i fundit ajo u hodh tek kanali i Motorrit qė quhet, dhe tek kanali i Motorrit gjithmonė janė hedhur mbeturina, dhe kjo ėshtė e kotė, bile pėr mua ata tė dalin njė sahat e mė parė, se nuk ka asnjė lloj problemi, se ajo ėshtė pėr filtrim, pėr tė gjitha."

Industritė e vjetra
Gėrmadha e Sodės Kaustike
Relikja e industrisė, Uzina e Sodės Kaustike

Por debati pėr mjedisin nuk mbyllet vetėm me rastin e mėsipėrm. Vlora ka edhe ish- fabrikėn e sodės akustike.

Dikur kjo fabrikė, rreth tre dekada mė parė, ishte njė nga emblemat e ekonomisė socialiste shqiptare, tashmė fabrika ėshtė kthyer nė njė gėrmadhė tė vėrtetė.

"Megjithėse ka qenė njė nga krenaritė e asaj kohe, fabrika ka ndotur ndjeshėm detin," thonė vlonjatėt.

"Soda kaustike ka qenė njė kaos. Gjithė acidi derdhej nė mol tė sodės. Ishte skandaloze se ne jemi edhe banorė tė kėsaj lagjeje, lagjes 24 maji, dhe zbardhej komplet deti nga kampi i pionerėve e deri te zona e Zvėrnecit, qė i themi ne, pa shkuar nė Dajlan, zbardhej komplet, vetėm nga acidet dhe soda kaustike. Edhe zhivė mund tė ketė patur nė det," flet njė mesoburrė me shikimin e tretur nė gėrmadhat qė rikujtojnė tė shkuarėn jo aq tė largėt.

E pyes nėse ka lėnė kjo sodė kaustike ndonjė pasojė tek njerėzit.

Tund kokėn nė shenjė pohimi: "Po, ata qė jetojnė atje i kanė jetuar. Ngritėn shtėpitė se erdhėn nga rrethet e Shqipėrisė, erdhėn nga halli e u futėn atje, ku zhvivė ka edhe sot".

Dhe vetėm pak kilometra larg sodės kaustike nė Vlorė, tashmė ėshtė ndėrtuar njė impiant modern, ėshtė fjala pėr petroliferėn italo-shqiptare, njė investim disa milionė eurosh, kėtu nė gjirin e Vlorės.

Kėtu do tė depozitohen karburante tė llojeve tė ndryshme, tė cilat do tė kenė destinacion vende tė ndryshme tė Europės.

Vetėm pak ditė mė parė, duke pėruruar kėtė impiant, kryeministri Sali Berisha tha se ai ėshtė njė margaritar pėr gjirin e Vlorės, por edhe pėr ekonominė shqiptare.

Turizmi apo industria
Zona e Triportit
Gazetari i BBC-sė Fatos Ahmati nė zonėn e Triportit

Nga vendi i quajtur Tri Porte kėtu nė Vlorė, shihet gati si nė pėllėmbė tė dorės Petrolifera italo-shqiptare, duken gėrmadhat e sodės kaustike, duket porti i qytetit tė Vlorės, plazhi qytetit, duket gjithashtu plazhi i bukur i Rradhimės dhe ai i Orikumit.

Mbi gadishullin e Karaburunit, pritet tė ndėrtohet njė impiant i fuqishėm i prodhimit tė energjisė nėpėrmjet erės.

Dhe, vėrtet kanė tė drejtė vlonjatėt kur thonė se nga shumė premtimet qė po bėhen, duhet pritur. Shpresojnė tė mos i marrė era...

Po ēfarė thonė vlonjatėt, cila ėshtė e ardhmja e Vlorės - turizmi, ėshtė zhvillimi i portit, mendohet tė jetė njė nga portet mė tė mėdhenj nė Ballkan, apo edhe ndėrtimi i termocentralit, i petroliferės?

"Do tė bėhet shumė, shumė mirė. Mbi tė gjitha do tė zhvillohet punėsimi. Tė bėhemi tė gjithė si Europa. Ke Brindizin, ke nė ēdo vend tė botės ka petroliferė, ka TEC-e, ka tė gjitha, dhe ju lumtė atyre qė e kanė bėrė kėtė, pėr zvillimin e Vlorės," - thotė njė burrė.

Por njė mik i tij ka mendim tjetėr:

"Ēfarė tė themi ne, zonė industriale, quhet zonė industriale, turizmi ėshtė turizėm. Janė tė ndara. Asnjėherė nuk duhet tė jenė bashkė. U ndėrtua njė petroliferė, u ndėrtua njė TEC. Ato u ndėrtuan, janė parashikuar.

"Nuk e di, pėr turizmin ėshtė e dėmshme, pėr turzmin nuk duhet tė bėhet asnjė lloj pisllėku nė det. Ne kemi pronat tona, kemi plazhin tonė, bėjmė plazh pėrditė nė plazh tė vjetėr. Plazhi i vjetėr ėshtė lėnė pas dore nga qeveria dhe nga pushteti lokal," ankohet vlonjati duke na shpjeguar se pushteti lokal i pėrket tė majtės.

 
 
LOKALE
BBC nėpėr Shqipėri - Vlora
10 qershor, 2009 | Faqja Kryesore
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake