BBCAlbanian.com
 
Botuar: E premte, 12 qershor 2009 - 17:21 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Puka nė mes tė mundėsive dhe mungesave
 

 
 
Hyrja e qytetit tė Pukės
Njė tabelė mirėpret vizitorėt nė Pukė
Gjatė udhėtimit me ekipin e BBC-sė nėpėr disa qytete tė veriut tė Shqipėrisė ndaluam nė shtėpinė e Pėrparim Laēit, njė ndėr 40 hanet nė qytetin e Pukės.

Pėrparimi na ka mbushur tryezėn plot e pėrplot me prodhime tė vendit dhe tė traditės.

Ėshtė njė familje e madhe qė i ėshtė kushtuar sportit dhe mbijetesės sė traditės dhe kulturės nė fushėn e turizmit.

Nė shtėpinė nė Han tė Laēit, gjithcka, qė nga muret e ornamentet, etnografia, enėt dhe ushqimet, janė tė traditės. Me kėtė rikthim nė traditės ai ka tėrhequr jo vetėm vėmėndjen e vizitorėve vendas por nga mbarė bota.

"Ka vetėm ushqime shtėpije," na tregon ai.

"Disponoj njė park me bletė, disponoj njė tufė me dhi, disponoj lopė. Gatuhet ushqim vetėm shtėpije. Vetėm ushqim bio. Asnjė gjė tė pėrzime. Vetėm bashkėpunim me Agropukėn. Shumė i frutshėm pėr tė huajt."

Gjatė pushimit tonė nė kėtė han, nuk mund tė rrimė pa parė me kureshtje dhe fotot e varura nė muret e vjetra tė pjesėtarėve tė familjes, tė cilėt janė tė gjithė kampionė nė sportet dimėrore.
Pėrparim Laēi tregon fotot e familjes sė tij sportive
Pėrparim Laēi tregon fotot e familjes sė tij sportive

Vetė Laēi ėshtė ngjitur deri nė Himalajė, dhe ka shumė foto me personalitete tė vendit dhe tė huaja, ku shquhet njė me udhėheqėsin shpirtėror tė Tibetit Dalai Lama.

Ndėrkohė mė e vogla e shtėpisė Saudita, nxėnėse nė klasėn e tetė, aktualisht kampione e vendit nė ski, nuk fsheh dėshirėn e saj tė madhe qė njė ditė tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė kėtė sport.

"Dėshira ime ėshtė tė bėhem kampione Shqipėrie dhe tė pėrfaqėsoj Shqipėrinė edhe jashtė," thotė Saudita.

Prodhime vendore

Teksa kemi lėshuar Hanin, nė njė dyqan tė shoqatės "Agropuka", shohim se ka prodhime vendore.

Nuk mungojnė dhe vizitorėt e huaj, tė thonė vendasit, tė cilėt pėlqejnė prodhimet bio nga flora dhe fauna e famshme e bjeshkėve dhe pyjeve tė Pukės, jo vetėm me vlera ushqimore, por dhe kurative.

Kryetari i shoqatės "Agropuka", Sabah Djaloshi, thotė se shoqata ka mundur tė ketė prodhimet e veta dhe tė dalė edhe nė treg brenda dhe jashtė vendit.

Ai thotė se prodhimet e siguruara kanė sjellė tė ardhura tė mira pėr shumė familje, por zoti Djaloshi thotė se dhe shteti duhet tė kontribojė me politika tė posaēme pėr zhvillimin e bujqėsisė tė turizmit malor dhe atij familjar.

"Nuk ėshtė shumė e lehtė qė nė njė zonė malore, siē ėshtė Puka tė ecet pa ndihmėn ose tė donatorit ose tė shtetit," thotė zoti Djaloshi duke vėnė nė dukje se shteti ka ofruar disa subvencione siē ėshtė pėr pemė frutore, blegtori.

"Ne do tė pėrpiqemi tė krijojmė mundėsi tė tjera. Ne si shoqatė do tė vazhdojmė aktivitetin tonė, pasi ne e kemi njė bazė sot pėr sot.

"Kemi produkte tė cilat i pėrpunojmė nė qendėr tė pėrpunimit dhe jemi nė treg me ta, por jam me atė qė pėr zonat malore politikat subvencionuse duhet tė kenė prioritet," tha ai.

Shqetėsimet e pukjanėve

Natyra Pukės i ka falur pėrveē dimrit tė ashpėr, edhe pasuri nėntokėsore, pyje dhe kollota, qė nė shumė siparfaqe edhe janė djegur, por veēanėrisht ujrat e kristalta janė njė pasuri mė vete.

Jashtė pėrpjekjeve pėr zhvillim, pukjanėt kanė dhe probleme tė pėrditshme tė jetės sė tyre, dhe presin qė shteti dhe politika, sidomos tani nė fushatėn elektorale, tė marrin pėrgjegjėsitė, qė Puka tė mos jetė njė oaz i harruar.

Mendimet e pukjanėve pėr gjendjen e rajonit janė tė ndryshme.

"Punon gruaja, punon vajza, vetė jam me njė kemp, shumė mirė. Po bėj shtėpi," thotė njė pukjan.

"Papunėsi ka. Unė jetoj me ilaēe tash 18 vjet dhe ende nuk e ka vėnė dikush njė gur nė rrugė pėr tė na bėrė rrugėn nė radhė tė parė.

"200 metra rrugė janė dhe asnjėri, as socialistėt as demokratėt nuk e kanė bėrė. Dhe kėshtu janė tė tana lagjet. Ka lagje dhe pa rrugė hiē se nuk kanė vėnė dorė nė to," thotė njė tjetėr.

"Unė jam nė pension kooperative. Marrė 80 mijė lekė tė vjetra pension dhe jetoj disi me tė. Kam njė lopė. Mbijetojmė me familje," thotė njė xhaxha.

Kryetari i bashkisė sė Pukės, Rustem Struga, thotė se bashkia nuk ka fondet e duhura pėr tė zgjidhur problemet qė shqetėsojnė banorėt e Pukės.

Sipas tij, nuk ka fonde pėr financimin e projekteve pėr zhvillimin e turizmit malor dhe atij familjar, por edhe pėr strategjinė e zhvillimit tė bashkisė.

"Pėr fat tė keq akoma nuk ka njė strategji pėr zhvillimin e zonave malore, dhe kur nuk ka njė strategji pėr zhvillimin e zonave malore, tė gjitha strategjitė qė kanė tė bėjnė me kėto zona rrezikojnė tė mbesin mė shumė nė letra se sa tė vihen nė zbatim," thotė zoti Struga.

"Mua mė vjen keq ta them sepse rruga Durrės-Kukės ėshtė njė vepėr madhore, ėshtė njė vepėr kombėtare, por pėrsa i pėrket zonės tonė na krijon disa efekte negative pėr momentin," thotė ai.

Ndryshe nga pjesa tjetėr verilindore e Shqipėrisė, qė do tė pėrfitojė nga Korridori Durrės-Kukės, ky projekt anashkalon gjithė Pukėn e Fushė Arrėsin, dhe i nxjerr ato nga aksi i lėvizjeve tė udhėtarėve, mjeteve dhe mallrave qė shkojnė e vijnė nga Kukėsi e Kosova nė Tiranė e Durrės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>