|
Pėr shqiptarėt hyrja e NATO-s historike
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Dhjetė vjet pas pėrfundimit tė luftės nė Kosovė, shqiptarėt vazhdojnė ti cilėsojnė pjesėtarėt e forcės paqėruajtėse tė NATO-s
si shpėtimtarė tė tyre.
Ata edhe sot kujtojnė me shumė emocion ditėn kur njėsitė e kėmbėsorisė tė NATO-s filluan tė hyjnė nė Kosovė, ndėrsa forcat policore dhe ushtarake serbe po tėrhiqeshin. BBC bisedoi me bashkėshortėt Shaban dhe Safete Arifaj, tė dy ish punonjės tė Radio Televizonit tė Prishtinės, tė cilėt pėr shkak tė profesionit tė tyre si gazetarė, ishin ndėr njerėzit qė mė sė shumti rrezikoheshin nga lufta e vitit 1999.
Dita e hyrjes sė trupave tokėsore tė NATO-s nė Kosovė, nga popullata e kėtushme edhe sot dhjetė vjet pas, cilėsohet si njėra
prej ditėve mė tė mėdha nė historinė e Kosovės.
Njerėz tė zakonshėm tė gjinive dhe tė moshave tė ndryshme, kėtė ditė kryesisht e cilėsojnė si ditė qė i dha fund vuajtjeve, vrasjeve dhe pėrndjekjeve tė mijėra shqiptarėve tė Kosovės. Ndonėse nė kujtesėn e shumė qytetareve tė pėrndjekur nga atdheu i tyre, kjo ditė do tė vlerėsohet si ditė e lirisė, pėr tė tjerėt qė pėrjetuan nga afėr tė gjithė luftėn dhe pasojat qė solli ajo, do tė cilėsohet si kujtim i hidhur pėr rrezikun dhe kėrcėnimet qė pėrjetuan. Familja Arifaj Njė prej mijėra familjeve tė ngujuara nga lufta, ishte ajo e gazetarit tė ish-Radio Televizionit tė Prishtinės Shaban Arifaj, i cili nė atė kohė qėndronte nė Prishtinė, sė bashku me bashkėshorten dhe katėr fėmijėt e tyre. Zoti Arifaj, kujton me emocion ditėn e marrjes sė lajmit se pas pėrfundimit tė bombardimeve nė Serbi, forcat tokėsore tė NATO-s do tė hynin nė Kosovė. Nė atė kohė, mediat ndėrkombėtare informuan gjithashtu pėr hyrjen e trupave ushtarake ruse, gjė e cila pėr zotin Arifaj dhe familjen e tij nuk pėrbėnte lajm tė mirė. Nė momentin kur mediat njoftuan se nė Kosovė, nė pikėn kufitare me Serbinė kanė hyrė forca tė mėdha ushtarake tė Rusisė, atėherė fqinjėt tanė serbė sikur morėn njė guxim, njė trimėri dhe filluan tė shtijnė nga tė gjitha armėt e mundshme qė kishin nė posedim," tregon zoti Arifaj. "Ne kishim njė fqinj qė kishte njė kontigjent tė madh tė armatimit dhe filloi nga tė gjitha llojet e armėve tė shtijė nė drejtime tė pacaktuara. "Vetėm tė dėgjoje krisma e armėve, ishte tmerri qė shihej nė sy Nuk kishim shpresa se do tė bėhej mirė ". Zoti Arifaj, nė atė kohė, pėr shkak tė profesionit si gazetar, ndodhej nė rrezik pėr jetėn e tij. Ai kujton se si kėrcėnohej jeta e familjes nga armėt qė pėrdorte policia dhe ushtria serbe teksa shprehnin gėzimin pėr futjen
e forcave ruse, qė nė atė kohė prekėn tokėn e Kosovės, duke deklaruar se do tė mbronin qytetarėt serbė dhe monumentet kulturore
tė tyre.
"Ky tmerr zgjati pothuajse deri nė orėt e hershme tė mėngjesit, ndėrkohė qė nė orėt e mėngjesit kur hapėm dritaret pamė gėzhoja qė kishin mbuluar, sikur breshėri qė mbulon tokėn, ashtu edhe gėzhojat e armėve kishin mbuluar aty afėr apartamentit ku banonim ne. "Kishin mbuluar tokėn dhe ishte vetėm njė tmerr, vetėm ti shihje e lėre mė ti mendoje se ato janė dėgjuar gjatė gjithė natės dhe gjatė kohės sė hyrjes sė forcave ruse. Nė kėto kushte, kur siguria e shqiptarėve nuk ekzistonte, bashkėshortja e gazetarit Arifaj, Safete Arifaj, detyrohej tė kalonte posblloqet e ushtrisė dhe policisė serbe, pėr tė siguruar ushqime pėr familjen. Ajo rrėfen pėr BBC-nė, siē thotė, ēastet mė tė vėshtira tė jetės sė saj. "Unė fillova tė dal, tė siguroja nga dy bukė, vetėm aq jepnin. Mirėpo, duhej tė kaloja nėpėr punktet (post - blloqet) e policisė, tė cilėt na regjistronin dhe shikonin se ku lėviznim ne dhe ēfarė blenim, pėr sa antarė tė familjes blenim," tregon zonja Arifaj. "Mirėpo, ēdo herė, unė sapo dilja nga dera, e ktheja kokėn prapa dhe shikoja antarėt e familjes dhe sytė mė mbusheshin me lot. Thoja, ndoshta kur tė kthehem nuk do ti gjej, apo unė ndoshta nuk do tė mund tė kthehem prapė nė shtėpi. Zoti e din ku do tė jenė "Ėshtė shumė e vėshtirė, vetėm ata qė kanė qenė aty, qė i kanė pėrjetuar ato momente mund tė flasin Hyrja e forcave tė NATO-s nė Kosovė, shpresa e vetme e shqiptarėve, numri mė i madh i tė cilėve ishte shpėrndarė nėpėr botė nga dėbimet e dhunshme, cilėsohet sot si moment historik i lirisė. Pėr familjen Arifaj, e cila kaloi rreziqet mė tė mėdha tė luftės, Kosovėn tani, dhjetė vjet nė liri dhe njė vit nė pavarėsi, e quan njė foshnje nė tė cilėn duhet punuar shumė pėr ta konsoliduar si shtet dhe pėr tu bėrė e barabartė me tė gjitha vendet e tjera tė botės. |
LOKALE
Serbėt dėnuan hyrjen e NATO-s09 qershor 2009 | Rajoni
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||