BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 09 qershor 2009 - 16:46 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Jackson: KFOR-i ende i nevojshėm nė Kosovė
 
Gjenerali Mike Jackson
Gjenerali Mike Jackson udhėhoqi KFOR-in nė Kosovė
Gjenerali britanik Mike Jackson, qė udhėhoqi forcat e NATO-s nė Kosovė mė 12 qershor 1999, thotė pėr BBC-nė se prania e KFOR-it nė Kosovė ėshtė ende e domosdoshme pėr tė ruajtur stabilitetin.

Nė njė intervistė pėr BBC-nė 10 vjet mė pas ai kujton misionin e vėshtirė tė forcės shumėkombėshe, qė u quajt Kosovo Force, KFOR.

Ai thotė se misioni i tyre ishte ndalimi i gjakderdhjes sė shkaktuar nga forcat serbe tė ish-presidentit Sllobodan Millosheviq.

Gjenerali Jackson bisedoi me korrespondentin e BBC-sė nė Prishtinė Arber Vllahiu.

BBC: Kur e kujtoni atė kohė, sa e vėshtirė ishte tė zhvilloheshin bisedimet me pėrfaqėsuesit serbė?

 Operacioni i futjes (nė Kosovė) dhe i tėrheqjes sė forcave serbe kaloi shumė mė mirė se sa ne kishim guxuar tė shpresonim.
 
Gjenerali Mike Jackson

Gjenerali Jackson: Ėshtė e vėrtetė kur them se nuk ishte njė ēėshtje e lehtė. Do ta kujtoni se situata ishte e vėshtirė dhe qeveria e atėhershme nė Beograd pati pranuar kushtet qė zoti Ahtisaari dhe zoti Chernomyrdin vunė qė nė ditėt e para tė qershorit. Por kjo ishte njė marrėveshje politike. Ajo qė ne u desh tė bėnim nė Kumanovė, ishte ta "pėrkthejmė" atė marrėveshje politike tė nivelit tė lartė nė masat praktike nė terren nė njė situatė tė komplikuar. Siē e thashė, ishte njė ēėshtje komplekse pėr ta bėrė dhe u deshėn disa ditė.

BBC: Ēfarė vėshtirėsish keni parasysh kur ju morėt detyrėn pėr tė udhėhequr negociatat me zyrtarėt serbė pėr t'i dhėnė fund fushatės ajrore?

Gjenerali Jackson: I numėrova disa prej tyre. Fillimisht, njė nga kushtet ishte tėrheqja e forcave serbe tė sigurisė nga Kosova. Si do tė bėhej kjo, nė ēfarė periudhe kohore? Si do tė matej? Cilat do tė ishin marrėdhėniet nė kohėn e dorėzimit tė sigurisė nga forcat serbe tė sigurisė qė po largoheshin dhe forcave tokėsore qė unė komandoja? Kishte mė shumė shqetėsime nga pala serbe se duhet tė ishte e koordinuar nga afėr qė tė mos kishte, e nė kėtė rast po shprehem me fjalinė qė u pėrdor, "njė vakuum tė sigurisė" qė mund tė ndodhte. Ne gjithashtu kishim problemin e UĒK-sė, qė nuk ishte pjesė e kėsaj marrėveshjeje tė nivelit tė lartė. Ishin zhvilluar bisedime paralele, por nė atė moment jo nga unė, por nga disa gjeneralė tė tjerė britanikė. Por ato nuk ishin pėrfunduar. Prandaj kishim njė situatė tė komplikuar. Por kam kėnaqėsinė tė them se operacioni i futjes dhe i tėrheqjes sė forcave serbe kaloi shumė mė mirė se sa ne kishim guxuar tė shpresonim.

BBC: Por pse e pėrzgjodhėt Kumanovėn pėr tė zhvilluar bisedime?

Gjenerali Jackson: Dita e parė e bisedimeve, kjo ishte njė pajtueshmėri e nivelit tė lartė, dhe nuk ishte njė zgjidhje jona, u zhvillua nė njė kafeteri tė vogėl vetėm 400 metra, nėse mė kujtohet drejt, nė jug tė kufirit mes Maqedonisė dhe Kosovės poshtė grykės sė Kaēanikut. Kjo nėnkuptonte se delegacioni serb duhej tė udhėtonte nė vendtakim nė kohėn kur situata e sigurisė nuk ishte e mirė. Dhe pėr fat tė keq edhe vendi i takimit nuk ishte aq i mirė. Prandaj nė sugjeruam qė tė zhvendosim bisedimet nė Kumanovė, shumė afėr kufirit mes Maqedonisė mė Serbinė, ku ndodhej edhe njėra nga bazat tona, nė kėtė rast ishte e vendosur aty brigada franceze qė kishte kushte mė tė mira, administratėn dhe tė gjitha tė tjerat.

BBC: E besoni se ju, mendoj kėtu nė bashkėsinė ndėrkombėtare, ishit nė pozitė mė tė mirė pėr bisedime se sa zyrtarėt serbė, marrė paraysh se fushata ajrore po zhvillohej edhe nė kohėn kur po pėrpiqeshit tė arrinit atė qė u quajt mė vonė Marrėveshja e Kumanovės?

Gjenerali Jackson: Po, por nuk ishte njė fushatė serioze ajrore nė atė kohė. Ndalimi i fushatės ajrore ishte njė nga ēėshtjet e afateve. Por kujtesa ime mė tregon se avionėt e NATO-s fluturonin mė shumė nė kuadėr tė njė procedure se sa pėr tė goditur objektiva serioze gjatė bisedimeve.

BBC: Cila ishte pjesa mė e rėndė e bisedimeve me zyrtarėt serbė?

Gjenerali Jackson: Mendoj se ishte ēėshtja e vendosjes sė afateve, duhej bėrė njė koreografi, por kjo ishte njė ēėshtje politike dhe jo aq shumė ēėshtje nė terren. Por kishte shqetėsime shumė tė kuptueshme nga Beogradi pėr ndalimin zyrtar tė bombardimeve, tė kalimit tė pėrmes Kėshillit tė Sigurimit tė Rezolutės 1244 dhe tė kohės sė tėrheqjes sė njė force dhe hyrjes sė njė tjetre.

BBC: Gjeneral ashtu siē e thatė, ju kishit njė lidhje ose bisedime nė terren me UĒK-nė. Kishit sugjerime ose urdhėra pėr ta?

Gjenerali Jackson: Gjatė gjithė asaj kohe, ne kishim disa rregulla tė pėrgjithshme tė brendshme nė marrėdhėnie me ta, por jo njė marrėveshje… Por njė marrėveshje zyrtare u bė, nėse mė kujtohet mirė, pas 9 ose 10 ditėsh tė hyrjes sonė nė Kosovė. UĒK-ja mori pėrgjegjėsi zyrtare pas 120 ditėsh, gjė qė ēoi drejt njė ēmilitarizimi dhe nė thelb ēarmatimi.

BBC: Gjeneral, deri nė ēfarė mase ishin pėrgatitur planet pėr ndėrhyrje tokėsore nė rast tė dėshtimit tė diplomacisė?

Gjenerali Jackson: Pyetje shumė e mirė. Nuk mendoj se kishin ecur shumė pėrpara. Por afati ishte i tillė qė disa vendime duhej tė merreshin nga mesi apo fundi i qershorit 1999, po tė kihet parasysh fillimi i dimrit dhe problemi i refugjatėve, dhe tė gjitha kėto.

BBC: Pra mendoni se kishte plane pėr ndėrhyrje nga toka nėse Milosheviqi nuk do tė pranonte kushtet?

Gjenerali Jackson: Mendoj se ishte njė opsion qė po zhvillohej pėr ditė e mė shumė nė mendjet e njerėzve, edhe tė politikanėve edhe ushtarakėve, se duke e filluar kėtė operacion, nėse regjimi i Milosheviqit nuk do tė ulej nė tavolinėn e bisedimeve pėrmes fushatės ajrore, atėherė do tė ngrihej kjo ēėshtje, pra: ēfarė do tė bėjmė tani?

BBC: Ju hytė nė Kosovė. Para jush, vetėm njė ditė pėrpara, nė aeroportin e Prishtinės u stacionuan trupat ruse. Mund tė kujtoni se si e zgjidhėt problemin me rusėt?

 Unė konsideroja se kjo (hyrja e KFOR-it) duhej bėrė pa gjakderdhje nėse ishte e mundur, meqė kishte pasur mjaft gjakderdhje.
 
Gjenerali Mike Jackson

Gjenerali Jackson: Ne gjithnjė kishim pritur se do tė kishte njė kontigjent rus nė kuadėr tė KFOR-it, ashtu siē ishte pėr shumė vjet nė kuadėr tė SFOR-it nė Bosnjė. Unė gjithnjė e kisha mirėpritur konceptin e kontigjentit rus. Pėrse? Sepse ata e njohin Ballkanin, nė veēanti marrėdhėniet sllave me Jugosllavinė. Por ėshtė e vėrtetė se mėnyra dhe koha e arritjes sė tyre, apo avancimit tė tyre, ishte diēka befasuese.

Nė pikėpamjen time nuk ishte njė lėvizje e rėndėsishme ushtarake, ishin afro 250 ushtarė, por natyrisht ishte e njė rėndėsie politike. Unė e kuptoj politikėn prapa kėsaj lėvizjeje ruse. Atėherė u ngrit ēėshtja e shmangies sė pėrplasjes dhe nuk mendoj se ajo do tė ndihmonte dikė dhe me siguri nuk ishte ajo pėrse kishim hyrė. Kisha mundėsi, sė bashku me ndihmėn dhe bashkėpunimin e komandantit rus, gjeneralit Zavazin, ta fusnim atė kontigjent rus nė forcėn e pėrgjithshme pėr qėllimin tonė tė pėrbashkėt.

BBC: Por ju refuzuat t'i bindeshit urdhėrave tė gjeneralit Wesley Clark. Me sa mė kujtohet ju keni deklaruar se dėshironi ta shmangni Luftėn e Tretė Botėrore. A ishte aq afėr ajo?

Gjenerali Jackson: Mbase ajo qė thashė kishte elemente tė hiperbolizimit. Por isha shumė i shqetėsuar se, nėse nuk do tė trajtohej me kujdes, mund tė shndėrrohej nė njė situatė konfrontuese. Dhe gabime mund tė bėhen mbase ndėrsa njerėzit pėrpiqen nė mesin e tensioneve tė larta dhe futeni nė njė situatė kur hapet Kutia e Pandorės. Dhe pastaj nuk mund tė parashikoni atė qė mund tė pasojė.

Prandaj edhe shqetėsimi im ishte tė trajtohej kjo me kujdes pėr tė shmangur konfrontimin dhe nė fund tė fundit ne tė gjithė ishim aty pėr njė qėllim tė caktuar. Siē e thashė pas disa ditėsh, ndonjėherė pėrmes bisedimeve tė vėshtira, ndėrmjet Moskės dhe Washingtonit e Londrės, unė kam kėnaqėsinė tė them se situata nė terren asnjėherė nuk iu afrua konfrontimeve.

BBC: Mė lejoni t'ju pyes diēka personale. Ju hytė nė Kosovė. Por cila ishte ndjenja e njė gjenerali qė po udhėhiqte njė ushtri kur po hynte nė Kosovė?

Gjenerali Jackson: Ne po prisnim nė Maqedoni rreth katėr muaj, pėr njė situatė tė tillė, qė u arrit me 12 qershor, pra tė hyrjes sė KFOR-it nė Kosovė. Ky ishte misioni me tė cilin isha ngarkuar. Arritja e kėsaj, pėr secilin ushtar, ishte njė satisfaksion i madh. Unė konsideroja se kjo duhej bėrė pa gjakderdhje nėse ishte e mundur, meqė kishte pasur mjaft gjakderdhje. Secili kishte nevojė pėr njė hapėsirė pėr frymėmarrje pėr tė menduar pastaj pėr politikėn e tė ardhmes.

BBC: Gjeneral, kanė kaluar dhjetė vjet. A mendoni se trupat e NATO-s duhet tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė Kosovė apo puna ėshtė kryer?

Gjenerali Jackson: Ėshtė ēėshtje se si e pėrcaktojmė fjalėn "punė". Autoriteti ynė ishte Rezoluta 1244 e KS tė OKB-sė, qė nė ēfarėdo kuptimi nuk ishte njė rezultat pėrfundimtar, i njė situate politike. Nuk ishte p.sh. njė Marrėveshje e Dayton-it qė i dha fund luftės nė Bosnjė. Rezoluta 1244 ishte njė marrėveshje e pėrkohshme, ajo e bėri tė qartė se Kosova do tė drejtohej pėrkohėsisht nga njė administratė civile e OKB-sė kurse siguria do tė ishte pėrgjegjėsi e njė force tė quajtur KFOR.

Por 1244 nuk ishte vendimtare sa i pėrket statusit pėrfundimtar kushtetutes tė Kosovės. Por atėhere ne ishim tė vetėdijshėm se kjo nuk ishte pėrgjigja pėrfundimtare pėr njė ēėshtje shumė tė vėshtirė. Por ne pamė se ajo qė duhej tė bėnim ēdo ditė kishte shumė kėrkesa dhe ne e kishim kėtė energji.

BBC: Sot ka njė lloj zgjidhje pėr Kosovėn, megjithėse jo pėrmes OKB-sė. Mendoni se ka ende punė pėr NATO-n nė Kosovė?

Gjenerali Jackson: Stabiliteti i brendshėm i Kosovės, ėshtė i njė rėndėsie tė veēantė jo vetėm pėr vetė Kosovėn dhe qytetarėt e Kosovės, pėr shqiptarėt dhe serbėt e Kosovės dhe pakicat e tjera, por ėshtė gjithashtu e njė rėndėsie tė veēantė pėr sigurinė e gjithė rajonit dhe Evropės si tėrėsi. Dhe pėrderisa do tė ketė ende disa gjera tė pazgjidhura, mospranimi tė deklaratės sė pavarėsisė, shpalljes sė njėanshme, do tė thosha, ėshtė me shumė rėndėsi qė gjėrat tė mbesin tė qeta nė Kosovė. Mendoj se njė prani e vazhdueshme e njė dimensioni ndėrkombėtar ėshtė e rėndėsishme pėr kėtė ēėshtje.

BBC: Mė lejoni t'ju pyes zoti gjeneral, vlerėsoni se kjo marrėveshje e Kumanovės ėshtė ende e vlefshme?

Gjenerali Jackson: Nuk jam i sigurt nėse mund t'i pėrgjigjem kėsaj pyetjeje. Nuk e kam shqyrtuar ndonjė herė, por pėr sa i pėrket asaj qė thotė ligji ndėrkombėtar lidhur me kėtė ēėshtje pa dyshim qė do tė merrja kėshilla lidhur me tė. Por si njė person jo ekspert nė kėtė fushė, marrėveshja, me sa mė kujtohet, asnjėherė nuk ėshtė zhvlerėsuar zyrtarisht.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake