BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 05 qershor 2009 - 15:54 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
PS-ja akuzon pėr manipulime me kartat
 
Selia e PS-sė nė Tiranė
PS-ja shqyrton shtyrjen e zgjedhjeve
Partia Socialiste nė opozitė akuzon qeverinė pėr manipule me kartat e identitetit dhe thotė se po shqyrton mundėsinė e kėrkesės pėr shtyrjen e zgjedhjeve parlamentare.

Kryeministri Sali Berisha e ka hedhur poshtė njė mundėsi tė tillė duke akuzuar kreun e opozitės Edi Rama se nuk dėshiron tė marrė pjesė nė zgjedhje.

PS-ja ka bėrė kallzim nė prokurori pėr Ministrinė e Brendshme, e cila, sipas tyre, ka manipuluar tė dhėnat qė lidhen me paisjen e shtetasve shqiptarė me karta identiteti.

Sekretari ligjor i PS-sė Fatmir Xhafa tha se situata po monitorohet vazhdimisht dhe pritet qė PS-ja tė marri njė vendim politik, ku njė prej mundėsive ėshtė dhe kėrkesa pėr shtyrjen e zgjedhjeve.

"Ne jemi duke e menduar seriozisht kėtė gjė," tha zoti Xhafa para gazetarėve.

Berisha: Nuk ka shtyrje
Kryeministri Sali Berisha
Berisha hedh poshtė akuzat e PS-sė

Kryeministri Berisha tha se zgjedhjet nuk do tė shtyhen "as edhe njė orė".

Ai ka pėrjashtuar mundėsinė e rikthimit tė pėrdorimit tė ēertifikatave nė votimet e 28 qershorit.

"Zhurma qė bėjnė pėr kartat ėshtė zhurma pėr tė mbuluar vendimin e Edi Ramės pėr tė mos marrė pjesė nė zgjedhje," tha zoti Berisha duke shtuar se zgjedhjet nuk do tė shtyhen.

"Zgjedhjet do tė zhvillohen ditėn e caktuar sipas sndarteve mė tė mira," tha kryeministri shqiptar.

Komuniteti ndėrkombėtar duket se po e ndjek nga afėr kėtė konflikt midis shumicės qeverisėse dhe opozitės.

Zyrtarė tė institucioneve ndėrkombėtare nė Tiranė e kanė quajtur mjaft tė rėndėsishme qė tė bėhen tė gjitha pėrpjekjet pėr tė paisur shtetasit shqiptarė qė kanė tė drejtėn e votės me karta idetiteti para datės sė mbajtjes se zgjedhjeve mė 28 qershor.

Kryeministri Berisha tha se autoritetet nuk kanė ndėrmed tu imponojnė zgjdhjeve pjesėmarrjen nė votime.

" …Ata qė duan tė marrin pjesė nė zgjedhje janė tė mirėpritur, tė tjerėt me zorr si marrim dot," tha ai.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake