|
Edhe demokratėt ēelin fushatėn
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Demokratėt nė pushtet ēelėn tė hėnėn zyrtarisht fushatėn zgjedhore me njė miting masiv nė sheshin Skėnderbejnė Tiranė nė
tė cilin premtimi kryesor ishte realizimi nė katėr vitet e ardhshme i ėndrrės europiane pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė.
Demokratėt besojnė se do tė realizojnė nė zgjedhjet e 28 qershorit njė fitore tė pėrmasave tė 22 marsit tė 1992-shit. Kryetari i PD Sali Berisha, kryeministėr aktual i vendit, premtoi se pas njė mandati tjetėr qeverisės tė demokratėve Shqipėria do tė ketė ujė 24 orė, 160 mijė vende te reja pune, ndėrsa pensionistėt do tė paguhen mė mirė se ata tė gjashtė vendeve anėtare tė BE-sė. Shqipėria evropiane do tė jetė Shqipėria e punės, e biznesit, e progresit, e zhvillimit, e pasurimit, e begatisė,- tha zoti Berisha. Ndėrsa premtuan se do realizojnė qė nė gjashtė muajt e parė tė mandatit tė dytė lėvizjen e lirė tė qytetarėve shqiptarė nė Evropė, demokratėt u zotuan se deri nė 2013 do t'ia dalin ta anėtarėsojnė vendin nė BE. Korrespondenti i BBC-sė nė Tiranė thotė se nė kėtė tubim ka rėnė nė sy kujdesi i oratorėve dhe kryetarit tė PD-sė pėr tė mos
sulmuar opozitėn e majtė dhe kreun e saj Edi Rama. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||