|
Sejdiu thėrret serbėt tė marrin pjesė nė zgjedhje
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Presidenti i Kosovės, Fatmir Sejdiu, i ka bėrė thirrje Beogradit zyrtar qė tė ndėrpresė, siē i ka cilėsuar, veprimet destruktive
dhe tė marr pėrgjegjėsitė qė tua sqarojė serbėve tė Kosovės se Kosova ėshtė vend i tyre.
Ai tha se Beogradi duhet tė dėrgojė porosi pozitive tek serbėt e Kosovės qė do tė ishin tė nevojshme pėr tė mbėshtetur proceset, pėrfshirė edhe atė tė zgjedhjeve lokale. Nė njė intervistė me BBC-nė, presidenti Sejdiu u ka bėrė thirrje serbėve tė Kosovės dhe partive tė tyre politike qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet lokale. Ai tha se institucionet e Kosovės nuk do tė bėjnė presion mbi serbėt por do tė japin njė ofertė pėr procesin zgjedhor. Presidenti tha se nė fillim tė javės sė ardhshme do tė fillojė edhe konsultat me partitė politike nė vend, dhe nė veēanti me ato opozitare, pėr tė nxjerrė njė datė tė preferueshme nga tė gjithė pėr mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Zoti Sejdiu tha se strukturat paralele serbe po e mbajnė situatėn tė tensionuar nė Kosovė dhe e akuzoi Beogradin zyrtar se duke shpėrdorur mbi 230 milionė euro tė taksapaguesve evropianė ka financuar kėto struktura paralele. Duke e cilėsuar si njė sekuencė tė keqe klimėn e krijuar pas mospjesėmarrjes nė ceremoninė e pėrurimit tė presidentit tė Maqedonisė, zoti Sejdiu ripėrsėriti qėndrimin se nė zyrėn e tij nuk ka arritur asnjė ftesė zyrtare.
Me presidentin Sejdiu bisedoi Arbėr Vllahiu. BBC: Ėshtė e pashmangshme tema e ftesės ose jo nė ceremoninė e pėrurimit tė presidentit tė ri tė Maqedonisė. Mė thoni, nėse Ballkani pėr shkak tė inateve dhe zilive, po shndėrrohet nė njė konflikt interesash? Presidenti Sejdiu: Mendoj se ka ardhur njė kohė e nevojės pėr komunikime tė ngjeshura dhe tė parezerva tė vendeve tė Ballkanit, pėrkatėsisht tė pėrfaqėsuesve tė kėtyre vendeve. Mendoj se nė kėtė kohė secili duhet tė jap kontributin e vet. Unė si president i vendit, tė themi i shtetit mė tė ri nė Evropėn Juglindore, nė Evropė dhe nė botė, do tė pėrpiqem qė tė jap sinjalet mė tė mira pozitive tė bashkėpunimit tė ndėrsjellė, nė radhė tė parė me vendet fqinje por edhe me vendete tjera tė rajonit, pėr tė krijuar sė bashku njė epokė tė re tė zhvillimeve dhe mendoj se ėshtė koha, siē e thash edhe nė fillim. Prandaj do tė dėshiroja qė tė ēmoj angazhimet pėr njė partneritet aktiv dhe bashkėpunim nė kėtė kuadėr tė institucioneve tė vendeve respektable. Kjo do tė sjell njė situatė tė re tė zhvillimeve pozitive nė tė mirė tė qytetarėve duke filluar nga realizimi i pritjeve tė qytetarėve nga secili vend por edhe nė kuptimin e komunikimeve tė mira, filluar nga liria e lėvizjes, bashkėpunimet ekonomike, ato politike dhe nė nivel kulturor por edhe ato nė fushat e tjera qė kanė tė bėjnė me sigurinė dhe parandalimin e krimit tė organizuar. Prandaj mendoj se Ballkani nuk mund tė jetė imun nga trendet dhe zhvillimet e pėrgjithshme qė janė pėrjetime tė vendeve tė tjera apo nė rajone tė tjera. Ėshtė e vėrtetė njė kohė qė ajo pjesė e nxehtė qė kanė qenė apo valė pėrvėluese e popullit tė Ballkanit sidomos me trysnitė dhe mėsyrjet gjenocidale qė ka bėrė Serbia tė perėndojnė. Mendoj se ėshtė njė kohė e rezonimit edhe brenda pėr brenda vetė kėtij shteti, se nuk ėshtė koha qė dikush tė pretendojė apo tė mbajė ambicien pėr tė qenė hegjemon ndaj tė tjerėve. Prandaj mendoj se ėshtė njė etapė, qė dorėn nė zemėr, mbėshtetet si vizion politik edhe nga ato qė mund ti quajmė politika tė pėrbashkėta tė BE-sė. Unė para sa kohėsh, pėrkatėsisht gjatė vizitės qė kisha nė Republikėn e Shqipėrisė kam pas dhėnė idenė e liberalizimit tė plotė tė lėvizjes sė qytetarėve, duke hequr edhe formalitetet, kėtu flas pėr pasaportat pėr qytetarėt qė lėvizin nga njė vend nė tjetrin. Besoj se do tė jetė njė shembull i mirė kjo qė ėshtė tani praktikė me Republikėn e Shqipėrisė tė ndodh edhe me Maqedoninė dhe me Malin e Zi dhe pse jo nesėr edhe me Serbinė. Kjo do tė ishte njė dėshmi e parė dhe e drejtpėrdrejt e gatishmėrisė sonė pėr tė realizuar praktikisht edhe ato pjesė tė politikave apo komunikimeve tė lirshme tė qytetarėve siē ndodh edhe nė BE. Pra njė mini Schengen i Ballkanit. BBC: Por ky mini Schengen sikur u zbeh nga fakti se ju si president u anashkaluat nga njė vend tjetėr, pėr shkak tė interesave po themi madhore
Presidenti Sejdiu: Unė do tė dėshiroja qė tė anashkalojė kėtė temė, qė mund tė them se ishte njė sekuencė e keqe, prandaj do tė dėshiroja qė si e tillė tė mbyllet, tė mos jetė pjesė e funksionimeve tė vendeve tė Ballkanit nė kuptimin e fqinjėsive dhe tė raporteve me shtetet pėrreth, nė kuptimin e privilegjeve apo jo privilegjeve pėr njė vend tė caktuar. Prandaj dėshiroj vetėm tė kujtoj se gjithė ajo rrėmujė qė ėshtė krijuar mbase mund tė jetė jo e qėlluar dhe them se ka lėnė njė mbresė jo tė mirė. Unė nuk dua ti kthehem kėsaj teme. Gjithnjė kam thėnė dhe po them se ėshtė ēėshtje e qeverisė sė Maqedonisė, nė kėtė rast, si njė shtet sovran qė tė ftoj apo tė mos e ftoj dikė nė ceremonitė e organizuara apo edhe tė kėtij lloji me rastin e pėrurimit tė presidentit tė ri tė vendit. Por kjo nuk do tė ndikojė nė thelb nė kuptimin e asaj se ēfarė duhet tė bėjnė shtetet fqinje mes vete, pra tė kemi raporte tė mira nė tė ardhmen. Nė ndėrkohė, presidenti Ivanov ka dėrguar ftesė. Ėshtė njė ftesė qė nuk lidhet me kėto procese dhe ai besoj se shumė mirė e ka bėrė distancėn me ato veprime qė kanė ndodhur nė njė formė tė caktuar. Unė edhe njėherė e pėrsėris se nė zyrėn time nuk ka pasur ftesė tė Republikės sė Maqedonisė pėr tė marr pjesė nė njė ceremoni tė tillė. Pavarėsisht nga ky fakt unė mendoj dhe dua qė Republika e Maqedonisė tė vazhdojė me trendet pozitive dhe tė ketė stabilitetin e pėrgjithshėm tė vendit sikur edhe vendet e tjera tė rajonit. Dhe unė kam thėnė gjithnjė pse tė mos kemi nesėr edhe raporte tė mira me Republikėn e Serbisė, por gjithnjė si dy shtete sovrane, asnjėherė nė cilėsi tjetėr. BBC: Ju po thoni se jeni tė gatshėm pėr bashkėpunim. Zyrtarėt nė Beograd thonė se tė gjitha forcat politike nė Serbi kanė arritur pajtimin pėr tė gjetur zgjidhje paqėsore pėr tė gjitha ēėshtjet, pra se kanė hequr dorė nga lufta. Si tė ndėrmerret hapi i parė? Presidenti Sejdiu: Jo, unė do tė thosha diēka tjetėr. Nė radhė tė parė, fatkeqėsisht Beogradi edhe tani ėshtė peng i veprimeve tė mėhershme dhe peng i retorikės sė ashpėr qė ata gjithnjė kanė lėshuar nė eter karshi Kosovės. Fatkeqėsisht kjo i mban peng edhe qytetarėt serbė, flas edhe pėr qytetarėt serbė tė Kosovės, njė pjesė tė tyre dhe jo tė gjithė. Mendoj se do tė jetė shumė e nevojshme qė tė ndodh njė katarsis, nė mendimin politik dhe nė zhvillimet brenda Serbisė, qė tė dėshmojnė tė kundėrtėn e asaj qasjeje qė e kanė deri tani. Nėse kjo qeveri dhe presidenti Tadiq, janė mbėshtetur nė njė formė apo tjetrėn si shpresė tė zbatimit tė politikave tė pėrbashkėta, do tė thosha tė sensit evropian, ai deri tani nuk e ka dėshmuar kėtė. Pavarėsisht nga ky fakt unė mendoj se do tė jetė njė kohė ku lypset guxim dhe tė themi edhe njė hap i drejtpėrdrejt dhe i cili do tė jetė i liruar nga kjo pjesė e ecjeve qė ka patur deri tani Beogradi. Nga ana e Kosovės nuk do tė ketė problem. Ne jemi qė tė vazhdohet me sinjalet pozitive qė nėnkupton edhe ndėrtimin e raporteve tė mira mes dy shteteve sovrane. Ne jemi pėr atė qė tė zbatojmė atė qė e kemi dhėnė si zotim gjatė gjithė procesit tė negociatave, projektin Ahtisaari, qė do tė jetė nė dobi tė tė gjithė qytetarėve, nė kėtė kuadėr me njė privilegj tė veēantė, apo me njė zemėrgjerėsi qasjesh nė raport me komunitetin serb. Ne jemi ata qė dėshirojmė tė mbyllim njė kaptinė kujtese, tė tė gjitha atyre qė kemi pėrjetuar, por tė mos na shėrbejnė ato qė tė marrim inate dhe revanshe ndaj popullatės serbe dhe ndaj njerėzve. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė gjyqėsia dhe drejtėsia ndėrkombėtare tė vazhdojė me veprimet e veta. Ėshtė e mira nė krejt tė keqen qė krimet kundėr njerėzimit nuk parashkruhen. Prandaj kudo qė tė jenė njerėzit qė fshihen sot, apo strehohen nga vet Beogradi, ēdo qeveri serbe ėshtė shumė e vetėdijshme dhe ka tė dhėna tė sakta se ku janė kriminelėt e luftės dhe ajo deri tani i fsheh apo edhe ėshtė partnere me ta. Nesėr do tė thosha nė njė lėvizje tė re, eventualisht, pozitive, qė shpresojmė se mun dtė jetė, kėta njerėz qė i kanė borxh njerėzimit tė dalin para drejtėsisė. Janė farsa ato tė tjerat qė udhėhiqen me procese gjyqėsore, gjoja, nė Beograd dhe ėshtė farsė, do tė thoja kur njeriu qė ėshtė aktori kryesor pas atyre qė kanė dhėnė komandėn themelore, por nė udhėheqjen e operacioneve tė krimeve, lirohet nė mungesė provash. Ata njerėz qė janė vrarė nė Therandė (Suharekė), ata njerėz qė janė vrarė nė Podujevė apo nė mjediset e tjera, si masakra e Izbicės e shumė tė tjera, nuk janė vrarė nga njerėz jashtėtokėsor. Por janė vrarė nga njė ushtri, polici e njėsi paramilitare qė kanė tė gjithė se bashku dhe nga komandantėt e tyre qė kanė urdhėruar kėto vrasje. Pra, janė edhe aktorė tė drejtpėrdrejt qė kanė tėrhequr kėmbėzėn, apo kanė pėrdorur kamėn por janė edhe aktorė qė kanė dhėnė urdhėrin. Prandaj nuk mund tė besojmė se ajo qė udhėhiqet nė kėtė formė do tė jetė njė satisfakcion. Kjo bėhet shumė qartė pėr arsye krejt tė tjera. Bėhet pėr tė nxjerrė tė themi para opinionit ndėrkombėtar, elemente gjoja pozitive se kjo qeveri po merret me dėnimin e kriminelėve tė luftės, me dėnimin e njerėzve qė kanė kryer krime kundėr njerėzimit. Pėrkundrazi, ajo ėshtė vetėm si njė pjesė e ndjenjės sė saj pėr tė hequr barrėn nga ajo shtrėngesė qė duhet ti bėhet realisht.
BBC: Kur flasim pėr pakicėn serbe, kanė ndodhur kohėt e fundit shumė protesta, trazira nė vendbanimet me shumicė serbe. Nė kėto mjedise duket se ndikimi i Beogradit zyrtar ėshtė shumė i madh. Kanė institucionet e Kosovės, njė strategji pėr ta zbutur ndikimin e Beogradit mbi pakicėn serbe nė Kosovė? Presidenti Sejdiu: Janė dy ēėshtje qė duhet tė shkojnė paralelisht. E para, ėshėt projekti i qeverisė dhe i instituiconeve tė Kosovės nė garantimin e tė drejtave njerėzore tė tė gjithė qytetarėve. Pra, kjo nėnkupton se secili tė kthehet nė pronėn e vet. Flas pėr serbėt qė janė tė koncentruar nė veri tė Kosovės e qė janė nga pjesė tė tjera, tė kthehen nė shtepitė e veta dhe tė mos shėrbehen me krijimin e tensioneve atje ndėrsa banesat dhe pronat e tyre i kanė lėshuar me qera. Kjo punė duhet tė dihet botėrisht. Por, pavarėsisht nga ky fakt ėshtė e drejtė e tyre qė tė kthehen dhe duhet tė bėhet, nė lėvizje progresive, presion me oferta qė kėta njerėz tė kthehen, se e kanė tė sigurt lėvizjen e tyre, se e kanė tė sigurt edhe mbėshtetje tė tjera nė qeveri, siē edhe i ka dhėnė Kosova nė kėtė rast. Dhe ēėshtja e dytė, ėshtė njė presion mė i madh i bashkėsisė ndėrkmbėtare mbi Beogradin. Beogradi ėshtė ēelėsi themelor edhe tash qė ka mbajtur peng dhe nė iluzion kėtė kategori tė qytetarėve serbė dhe ka shpenzuar para tė mėdha pėr mbajtjen e strukturave paralele. Ato struktura qė realisht, udhėheqėsit e tyre, i kanė borxh drejtėsisė, edhe asaj ndėrkombėtare, njerėz qė kanė bėrė krime nė Bosnjė, Kroaci po edhe nė Kosovė dhe e them me pėrgjegjėsi kėtė. Dhe e dyta, donacionet qė kanė marrė, nė forma tė ndryshme, nga bashkėsia ndėrkombėtare janė para qė janė shpenzuar pikėrisht pėr ta. Rroga tė dyfishta qė u jepen policėve, rroga tė dyfishta qė u jepen njerėzve tė shėndetėsisė, punėtorėve tė arsimit por edhe forma tė tjera tė investimeve dyshe qė u ka bėrė Beogradi, karshi atyre qė Kosova u ka dhėnė, dhe janė njerėz qė nuk punojnė fare, por qė pėrkundrazi minojnė proceset duhet ti shikojmė pak ma hollėsisht. Kemi tė dhėna qė nė vitin e kaluar, diku rreth 235 milionė euro, u janė dhėnė strukturave paralele nga ana e Beogradit. Prandaj, ėshtė Beogradi ai faktor qė bėn destruksion me keqpėrdorim qė i jepet nga ana ndėrkombėtare. Po tė jenė mjetet e tyre, edhe kjo do tė ishte e gabuar, por ėshtė njė vjelje e shpenzim i taksave tė taksapaguesve tė Evropės dhe tė vendeve tė tjera qė bėjnė pėr tė mbėshtetur procese humanitare apo forma tė tjera. Por jo nė kėtė mėnyrė. BBC: Zoti president, ka zėra qė thonė se tensionet do tė pėrshkallėzohen nė kėtė kohė kur pritet tė fillojė fushata parazgjedhore pėr zgjedhjet lokale nė Kosovė. Flas pėr tensionet nė vendbanimet serbe. Do tė bėni presion mbi serbėt e Kosovės qė tė marrin pjesė nė zgjedhjet lokale kėtė vit? Presidenti Sejdiu: Ne nuk do tė bėjmė presion por do tė bėjmė ofertė pėr ēdo qytetar tė Kosovės, pėr ēdo zgjedhės, por edhe pėr ēdo grupacion, ose grupim politik qė ėshtė tepėr e nevojshme qė Kosova nė kėtė mandat qė vjen, nė kuadėr tė zgjedhjeve tė pushtetit lokal, tu jepet besimi atyre qė e meritojnė dhe qė pėrfaqėsojnė qoftė interesat politike, tė grupacionit, dhe do tė varet nga relevanca se a do tė kenė mbėshtetjen e qytetarėve. Por nė tė njėjtėn kohė ėshtė me rėndėsi edhe si proces i rėndėsishėm pėr zhvillimin e demokracisė dhe institucional tė Kosovės, mbi bazėn e parimeve tė vėrteta tė demokracisė. Pėr ne ėshtė me rėndėsi qė kėtė proces ta zhvillojmė, ėshtė me rėndėsi qė rasti i njė gare fair tu jepet tė gjithėve. Ėshtė me rėndėsi qė komunitetet pakicė tė marrin pjesė dhe me kėtė rast thėrras edhe njėherė qytetarėt serbė dhe partitė e tyre politike qė tė jenė aktorė real dhe tė pėrbashkėt pėr tė ndihmuar proceset pėr Kosovėn dhe pėr tė ardhmen e fėmijėve tė tyre dhe tė vetvetes natyrisht, nė njė progres tė pėrbashkėt tė shkrirė me tė gjitha subjektet e tjera, me tė gjithė qytetarėt e Kosovės. Kosova ėshtė vend i tyre, sikur edhe ēdo qytetari tjetėr qė ka tė drejtat dhe liritė e garantuara me kushtetutė dhe Kosova ėshtė vend i perspektivės sė pėrbashkėt nė zhvillime dhe procese tė mėdha. Prandaj pėr ne ėshtė njė satisfaksion i mirė se shumica e partive politike e tė gjitha komuniteteve tė tjera, flas tė gjitha marrin pjesė dhe po ashtu nė pjesė e komunitetit serb qė ka pėrfaqėsuesit e vet dhe mendoj se nė kėtė kohė do tė jetė ndoshta e nevojshme edhe njė ballafaqim i drejpėrdre\jt i interesave politike brenda pėrbrenda komunitetit serb, tė cilėt debatojnė me vetvehten se cila ėshtė shansa, apo ėshtė shansė qė duhet tė merret kjo dhe tė ecet nė institucione legale, apo ėshtė shansa qė tė merren me instruktimin apo mbajtjen peng nga strukturat paralele kriminale. BBC: Mesa e kuptoj ju po i bėni thirrje edhe Beogradit zyrtar qė ta lehtėsojė kėtė proces? Presidenti Sejdiu: Unė me kėtė rast, natyrisht pėr atė pjesė tė asaj ēfarė mund tė ndikohet, nė kuptimin e sinjaleve pozitive qė do tė ishin tė nevojshme pėr tė mbėshtetur proceset pozitive, absolutisht Beogradi ka pėrgjegjėsinė e vet. Sthem se duhet tė ketė pėrgjegjėsi nė involvim, por ka pėrgjegjėsinė tė ndėrprejė destruksionet. Ka pėrgjegjėsi qė tu thotė kėtyre njerėzve, tu thotė shumė qartė, se Kosova ėshtė vend i juaji. Unė di veprime tė tjera qė ka ndodhur, ta zėmė, nė vendet e ish-Federatės dhe qė janė krijuar shtete tė reja, kur liderėt e vendeve tė reja, iu thonė pjesės sė pakicės sė tyre tė ndodhur nė vendin tjetėr, se atdheu juaj ėshtė kėtu dhe e kemi shembullin e drejpėrdrejt. Ta zemė, liderėt e Kroacisė, pjesės kroate qė ndodhet nė Bosnje, thonė se Bosnja ėshtė atdheu juaj. Ju mund tė keni ndjenjėn e dashurisė dhe shumė aspekte tė tjera, qė ėshtė krejt normale pėr Republikėn e Kroacisė, mirėpo, atdheu juaj nė kuptimin e funksionimit dhe tė ecjes dhe tė zhvillimeve dhe tė progresit dhe tė stabilitetit ėshtė Bosnja, siē anasjelltas besoj qė duhet tė jetė i njejti relacion, edhe me boshnjakėt ta zėmė qė ndodhen nė Republikėn e Kroacisė. Dhe e them paralelisht, serbėt nė Kosovė atdhe kanė Kosovėn dhe Kosova do tė jetė shansa e zhvillimit tė tyre. Serbėt mund tė mbajnė relacione me Serbinė, ashtu siē mbahen nė nivelet, ta quajmė tė standardeve ndėrkombėtare, kėrkush nuk ua mohon. Kėrkush nuk ia mohon tė drejtėn Serbisė qė tė interesohet pėr pakicėn e vetė, sikur qė shqiptarėt apo Kosova duhet tė interesohet pėr pakicėn e vetė, flas pėr shqiptarėt qė janė nė Luginėn e Preshevės, tė Bujanovcit apo tė Medvegjės, nė tri komuna ku ka komunitet, dhe kėta njerėz tė gėzojnė standarde ndėrkombėtare, tė gėzojnė tė drejtat dhe liritė njerėzore, qė janė tė pėrputhshme me konventat ndėrkombėtare aktuale. Prandaj, ėshtė borxh i secilit vend, tė themi nė njėrėn anė apo nė anėn tjetėr, nė mėnyrė reciproke tė ndikojnė nė mėnyrė tė mirė, tė rrezatimit, tė dhėnies sė sinjaleve, dhe qė kjo pjesė e komunitetit nė njėrėn anė ta zėmė, apo nė anėn tjetėr tė jetė asgjė tjetėr, pos njė shembull i mirė, apo njė urė ndėrlidhėse e mirė pėr raporte tė mira mes dy vendeve. Realitetet janė realitete, Kosova ėshtė shtet sovran, Kosova i ka kufijtė e vetė tė garantuar ndėrkombėtar, Kosova do ti mbrojė kufijtė e vet, tė themi me shansėn e zhvillimit. Kosova do tė jetė nė partneritet tė mirė edhe tė plotė me bashkėsinė ndėrkombėtare, dhe natyrisht nė tė gjitha kėto politika kemi kėtė trajtesė tė mirė tė pėrbashkėt edhe pėr komunitetet pakicė. BBC: Meqė jemi tek zgjedhjet, para pak orėsh ju keni emėruar njė kryetar tė ri tė Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve, opozita tė gjithė kėtė proces deri tani e ka parė me njė dyshim tė madh, do ta ndani me dėgjuesit tanė vendimin tuaj se si, kur do tė mund tė mbahen zgjdhjet lokale kėtė vit? Presidenti Sejdiu: Unė sdo tė flas asnjėherė, se roli im nuk ėshtė qė tė flas nga roli i pozitės, po flas nga roli i Presidentit tė vendit qė ka pėr funksion qė ka paralelisht qė tė ketė njė qasje tė themi tė krijimit tė unitetit tė pėrgjithshėm tė veprimit politik dhe institucional, tė institucioneve dhe tė subjekteve politike por edhe tė shoqėrisė civile, absolutisht. Dhe them se tėrheqja e kryetarit tė deritashėm tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve ėshtė njė tėrheqje qė ėshtė me arsye objektive absolutisht dhe them personale dhe unė do tė dėshiroja me kėtė rast tė falenderoj punėn qė z. Xhemajli e ka bėrė deri tash dhe korrektėsinė qė ka pasur nė bashkėpunim edhe me Presidentin e Kosovės, nė kuptimin e asaj se ēka ėshtė e lejueshme flas gjithmonė, nė kuptimin institucional sepse emėrohet nga Presidenti, dhe nė anėn tjetėr korrektėsinė qė ka pasur ndaj Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Natyrisht se sot do tė bėj zėvendėsimin e tij me njė kandidat tė ri qė ėshtė po ashtu, kandidat qė pėrmbush kriteret kushtetuese dhe ligjore, sepse duhet tė jetė sė paku gjyqtar i Gjykatės sė Qarkut apo Gjykatės Supreme tė Republikės sė Kosovės dhe ėshtė zonjusha Nesim Lushta e cila do tė paraqesė, tė themi betimin apo do tė japė betimin para Presidentit tė vendit dhe unė do tė ftoj natyrisht edhe pėrfaqėsuesit e tjerė, apo antarėt e tjerė tė Komisionit Qėndror tė Zgjedhjeve. Dhe sė dyti unė mendoj se do tė bėhen veprime shumė tė shpejta dhe kualitative, qė edhe sekretariati i KQZ-sė tė kompletohet me ekipin pėrcjellės dhe kjo nuk pengon procesin absolutisht dhe ēėshtja e dytė ėshtė, nė afat ligjor unė do tė filloj konsultimet me partitė politike. Natyrisht se e gjithė kjo pjesė, do ta quaja, e komunikimeve jo e presioneve ėshtė, secili e sheh nė kėndin e vetė, por ėshtė jashtė pjesės sė kontekstit tė afatit ligjor. Afati ligjor siē parashihet, flas me Kushtetutė pėrkatėsisht me ligjin mbi zgjedhjet e pėrgjithshme nė Republikėn e Kosovės ėshtė se data e zgjedhjeve mund tė caktohet mė herėt gjashtė muaj para afatit tė skadimit tė mandatit ose mė sė voni katėr muaj. Edhe njėri afat dhe afati tjetėr nuk kanė mbėrritur pavarėsisht nga fakti se cila do tė jetė koha qė ne do marrim vendim, nė realitet unė do tė marr vendimin nė bazė tė konsultave qė do ti bėj. Prandaj nė fillimin e javės unė do tė filloj konsultat me partitė politike, do tė kem njė konsultė tė pėrgjithshme me tė gjithė, natyrisht do tė kem njė konsultė veē e veē me tė gjitha subjektet politike, pėr tė pasur njė pėrmbyllje do tė thoja, tė pėrbashkėt dhe tė suksesshme me tė gjithė subjektet politike, pėr tė nxjerrė nė preferencėn e tyre datėn qė do tė jetė mė e pėrshtatshme, natyrisht qė ėshtė edhe roli im si President i vendit, bazuar nė mandatin qė kam dhe do tė zgjedhim njė datė qė do tu pėlqejė tė gjithėve. Unė besoj se do tė jetė kėsisoj dhe nuk ka tė bėjė kjo fare nga kendvėshtrimi im me ēėshtjet e pozitės dhe tė opozitės, secili ka tė drejtė qė tė flasė prapė qė tė lėshojė nė eter vizionin e vetė apo qėndrimet e veta. BBC: President, mė lejoni qė tju pyes, ju thoni se roli juaj ėshtė roli i njė pajtuesi, po themi, nė skenėn politike tė Kosovės. Kemi parė kohėt e fundit njė tensionim tė kėsaj skene politike. Kur dhe si do ta luani rolin e shtendosėsit tė situatės politike nė Kosovė? Presidenti Sejdiu: Unė nė vazhdimėsi jam nė konsultė me pėrfaqėsues tė partive politike dhe shfrytėzoj rastin qė tė komunikoj me ta nė mėnyrėn e dhėnies sė mesazheve. Natyrisht se gjithmonė nė njė shoqėri demokratike ekzistojnė edhe ato qė mund ti quajmė polarizime tė natyrshme qė shkojnė, por sdo tė dėshiroja asnjėherė qė Kosova tė hyjė nė njė periudhė apo nė njė rrafsh tė polarizimeve ekstreme, tė cilat mund tė shprehen me inate dhe me destabilizim do tė thoja tė zhvillimeve politike. Mendoj se nė atė periudhė ne nuk kemi ardhur dhe ėshtė me rėndėsi qė nė kėtė pjesė tė proceseve tė kuptohet se ėshtė pėrgjegjėsi e secilit qė tė japė kontributin e vetė, nė rradhė tė parė nė stabilitetin e vendit dhe nė rradhė tė dytė qė tė gjenden formulat mė tė mira tė mundshme, flas nė fushatėn elektorale se duhet tė jetė, qė tė jetė njė fushatė fer, qė tė jetė njė fushatė lojale, qė tė jetė njė fushatė e cila do tė jetė kurgjė tjetėr pos njė refleks i mirė i kulturės politike dhe shtetėrore tė ndėrtuar nė shoqėrinė e Kosovės apo nė shtetin tonė, prandaj kėto do tė jenė kėrkesat e mia qė do tia adresoj edhe partive politike dhe natyrisht qė nuk do tė kem unė rolin qė tė bėj ndėrhyrje apo prerje cezarike sepse ėshtė e pamundshme, por do tė pėrpiqem qė vėrtetė nga ky pozicion qė jam tė ndihmoj nė trendet mė tė mira tė mundshme edhe pėr pjesėn e funksionimit tė institucineve, edhe pėr pjesėn e asaj qė do tė quhet etapė apo momente tė ndėrtimit tė mandateve tė reja, flas pėr pushtetin lokal. E mira e madhe nė proceset qė kemi kapėrcyer ėshtė se nė vendimet pėr Kosovėn, gjithnjė kemi qenė sė bashku. Pra ka qenė edhe opozita edhe pozita dhe se ato kanė rezultuar me njė marrje tė vendimeve pa dilema. Vendime qė kanė reflektuar edhe pjekuri te pėrgjithshme tė shtetit tė Kosovės. BBC: Dhe pėr fund zoti president. Zėvendėspresidenti amerikan Joseph Biden, pritet ta vizitojė rajonin e Ballkanit., dhe ju e keni cilėsuar atė si njė vizitė historike. A mund tė shihet kjo vizitė edhe si njė lloj pajtimi tė politikave nė Ballkan? Presidenti Sejdiu: Po unė e kam cilėsuar dhe e cilėsoj vėrtetė si njė vizitė historike sepse ėshtė personaliteti mė i lartė, zyrtari i SHBA-sė, qė e viziton Kosovėn, tani nė kėtė periudhė pas pavarėsimit tė vendit, sepse kemi patur edhe periudhėn e pasluftės menjėherė kur ka qenė edhe vizita e presidentit Clinton dhe pastaj edhe sekretares Albright dhe vizita tė tjera qė kanė qenė tė niveleve tė ndryshme. Por them se nė kėtė periudhė kjo edhe njėherė shėnon shumė qartė pėrcaktimin e SHBA-sė pėr Kosovėn, pėr pavarėsinė e saj, pėr mbėshtetjen qė duhet ti jepet zhvillimit tė proceseve qė kemi para vetes, qė ėshtė dėshmuar tė themi edhe me pjesėn praktike tė investimeve, sui generis, do tė thosha nė Kosovė, pra tė natyrave tė ndryshme dhe nė cilėsinė ēfarė SHBA-ja di ta bėjė pėr Kosovėn. Kjo ėshtė dėshmuar edhe nė kohėn e vizitės qė unė, kryemninistri dhe ministri i jashtėm i bėmė SHBA-sė. Dhe lirisht mund tė themi se SHBA-ja nė qasjen e saj tė pėrgjithshme, nėse do tė japim njė fokus pak mė tė ngushtuar nė Evropė dhe Evropėn Juglindore, kanė qenė dhe do tė mbesin faktor i rėndėsishėm pėr tė ndėrtuar apo investuar pėr paqen dhe stabilitetin. Unė them se pa kėtė mbėshtetje tė fuqishme vėshtirė se do tė kishim kėto procese qė kemi sot. Besoj se angazhimi i SHBA-sė, i tyre dhe i aletavėe nga BE-ja por edhe i vendeve tė tjera do tė jetė nė kėtė prizmė dhe do tė udhėhiqet pikėrisht me kėtė ndjenjė dhe me kėtė qasje tė thelluar. Prandaj ne u jemi mirėnjohės gjithmonė. Kjo do tė jetė njė mundėsi e madhe qė ne tė shprehim edhe njėherė gatishmėrinė tonė dhe pėrcaktimin tonė pa dilemė pėr ecje tė mėtejme pėr Kosovėn qė do tė jetė shtet demokratik i tė gjithė qytetarėve, pėr Kosovėn qė do tė marr pėrgjegjėsitė e mėtejme pėr tė qenė faktor i stabilitetit dhe pėr Kosovėn qė nė kėtė prizėm shikimi do tė ketė sinjale mė tė mira tė mundshme pėr raporte tė mira me vendet fqinje, pra pse jo nesėr edhe me Serbinė. Realisht ne as tani nuk kemi sinjale negative. Dhe njėkohėsisht pėr Kosovėn qė nuk ka dilemė tė shpejtojė hapat e saj dhe zhvillimet e saj pė rtė shkurtuar rrugėn pėr tė qenė anėtare e BE-sė dhe e NATO-s. Dhe nė kėtė kuadėr gjithmonė dhe pashkėputshėm e themi pėr Kosovėn qė do tė investojė vazhdimisht pėr miqėsi tė pėrhershme mė SHBA-nė. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||