|
Feith inkurajon integrimin e serbėve
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Pėrfaqėsuesi i posaēėm i Bashkimit Evropian nė Kosovė, Peter Feith, thotė se Kosova ndodhet para sfidash tė mėdha, megjithatė
ai ėshtė i kėnaqur me qėndrueshmėrinė nė vend pas shpalljes sė pavarėsisė.
Ai tha nė njė intervistė pėr BBC-nė gjatė qėndrimit nė Londėr se BE-ja ėshtė tani njė aktor udhėheqės nė Kosovė pasi ka marrė funksionet e sundimit tė ligjit nga UNMIK-ut. Zoti Feith tha se ėshtė i zhgėnjyer qė bashkėsia ndėrkombėtare nuk ėshtė mė shumė e pranishme nė veri tė vendit, nė rajonet e dominuara nga serbėt, dhe i inkurajoi serbėt tė integrohen dhe tė bashkėpunojnė mė shumė me komunitetin ndėrkombėtar dhe autoritetet nė Prishtinė. Ai vuri nė dukje se integrimi i serbėve ėshtė njė nga sfidat mė tė mėdha pėr Kosovėn. Gezim Guri bisedoi me zotin Feith nė studiot e BBC-sė nė Londėr. BBC: Si do ta pėrshkruanit pėrparimin e bėrė nė Kosovė pas shpalljes sė pavarėsisė? Peter Feith: Mendoj se nė pėrgjithėsi ka njė pėrparim tė mirė nė fronte tė ndryshme. Pėr sa i pėrket qėndrueshmėrisė, me pėrjashtim tė gjendjes nė veri, Kosova ka qenė e qėndrueshme deri nė atė pikė saqė NATO-ja me kalimin e kohės mund tė fillojė tė mendojė se sa e madhe do tė jetė nė tė ardhmen prania e KFOR-it nė Kosovė, a duhet ruajtuar ajo siē ėshtė apo duhet zvogėluar. BBC: Ka pasur ndonjė plan nga NATO-ja? Peter Feith: Ende jo. Mendoj se jemi nė fillim fare tė njė procesi tė gjatė, dhe nuk mendoj qė ministrat e NATO-s e kanė diskutuar kėtė ēėshtje, por ka shumė mundėsi qė ata ta bėjnė kėtė nė qershor. Pika e dytė, janė reformat. Qeveria ka marrė pėrsipėr tė kryejė njė numėr reformash pėr qeverisje mė tė mirė. Unė do tė pėrmendja decentralizimin si njė nga mė kryesoret e kėtyre pėrpjekjeve, sepse decentralizimi ėshtė njė nga vlerat e Bashkimit Evropian, pėr t'i ēuar vendim-marrjet dhe shėrbimet e komunave mė pranė qytetarėve, qė qytetarėt ta thonė mė mirė fjalėn e tyre pėr mėnyrėn se si mund tė ofrohen mė mirė njė numėr shėrbimesh. Por do tė pėrmendja gjithashtu reformėn ekonomike, privatizimin, disiplinėn fiskale. Tė gjitha kėto ēėshtje tė reformės janė lart nė rendin e ditės dhe po ēohen pėrpara. BBC: Po sundimi i ligjit, qė ėshtė njė nga shtyllat kryesore tė veprimtarisė sė misionit tė BE-sė nė Kosovė? Peter Feith: Ashtu ėshtė, dhe unė do t'i kthehem kėsaj. Dua tė them se sundimi i ligjit pėrfshin luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar, por unė do tė pėrmendja gjithashtu ngritjen e njė gjykate kushtetuese, qė shpresoj tė bėhet nė javėt e ardhshme. Dhe mendoj se ky do tė jetė njė gur tjetėr kilometrik, duke folur si Pėrfaqėsuesi Civil Ndėrkombėtar, nė ngritjen e institucioneve nė Kosovė. Sė fundi, si njė element i tretė, ėshtė ripajtimi, dialogu me Beogradin, integrimi i komunitetit serb. E shoh qė qeveria ėshtė e angazhuar nė kėto ēėshtje, megjithėse do tė mė kishte pėlqyer tė ndodhte njė dialog mė i lehtė dhe me mė vetbesim qė do tė ishte produktiv, qė do tė merrej me ēėshtje praktike dhe kjo do tė ishte nė tė mirė tė tė gjithėve nė rajon. BBC: Le tė flasim pėr disa nga sfidat, duke filluar me mėnyrėn se si po vepron zyra juaj nė Kosovė, nė kushtet kur misioni i OKB-sė
ende vepron, megjithėse me njė mandat dhe personel mė tė kufizuar. A ka qenė e lehtė rruga?
Peter Feith: Jo fillimisht, por tani ndėrsa statusi i UNMIK-ut po rikonfigurohet nė pėrputhje me raportet e Sekretarit tė Pėrgjithshėm, mendoj se profili i komunitetit ndėrkombėtar ėshtė bėrė tani mė i qartė dhe mė koherent pėrsėri. Zyra ime ėshtė Zyra e Pėrfaqėsuesit tė Posaēėm tė Bashkimit Evropian dhe Zyra e Pėrfaqėsuesit Civil Ndėrkombėtar. Mendoj se tani ėshtė e qartė se Bashkimi Evropian ėshtė njė aktor udhėheqės nė Kosovė, ai ka marrė pėrsipėr funksionet e sundimit tė ligjit nga UNMIK-u dhe ėshtė bashkėbiseduesi kyesor pėr qeverinė. Si pėrfaqėsues civil ndėrkombėtar kam mandatin pėr tė supervizuar zbatimin e paketės Ahtisaari. Dhe mendoj se nė kėtė drejtim janė ndėrmarrė hapa tė mėdha pėrpara, me institucione tė reja, Kosova duke u njohur mė shumė ndėrkombėtarisht, pėrfshirė edhe organizata kyēe ndėrkombėtare, si Fondi Monetar Ndėrkombėtar. BBC: Dhe, njė nga sfidat ėshtė qė misioni juaj tė jetė operacional nė tė gjithė Kosovėn, pėrfshirė Mitrovicėn nė veri. A ka pasur ndonjė pėrparim qėkur erdhėt nė fillim nė Kosovė? Peter Feith: Gjendja nė veri ėshtė e vėshtirė. Mendoj qė keni tė drejtė se ėshtė zhgėnjyese qė komuntetit ndėrkombėtar nuk i ėshtė dhėnė
qasje nė veri pėr tė bėrė punėn e tij. Pra, zyra ime po punon nė dhe pėr veriun. Kemi njė zyrė nė jug tė lumit Ibėr, EULEX-i
ka shkuar nė veri pėr tė kryer misionin e tij, por njė numėr detyrash duhen filluar, si p.sh. mbledhja e tė ardhurave nga
doganat nė pikat kufitare, por mė gjerė komisioni dhe komuniteti donator nuk kanė mundur tė kenė qasje nė rindėrtimin si dhe
tė ndihmojnė qytetarėt nė veri aq sa do tė kishin dashur.
BBC: Ju pėrmendėt qė nuk ju ėshtė dhėnė qasje, por nga kush? Peter Feith: Nga mbėshtetėsit e vijės sė ashpėr nė veri, nga serbėt kosovarė tė vijės sė ashpėr nė veri, njerėz qė nuk kanė legjitimitet. Ka dhunė dhe frikėsime ēdo ditė, dhunė ndaj stafit ndėrkombėtar tė EULEX-it dhe KFOR-it, dhe mendoj se kjo duhet tė ndalet. BBC: Dhe si duhet bėrė kjo? Peter Feith: Ne kemi nevojė, sigurisht, pėr bashkėpunimin me Beogradin. Beogradi thotė se nuk ėshtė pėrgjegjės i drejtėpėrdrejtė pėr kėtė gjendje, dhe unė jam i gatshėm ta pranoj kėtė, por sigurisht qė ka lidhje qė shkojnė nė Beograd pėr sa u pėrket burimeve, apo pėr sa i pėrket pėrkatėsisė politike. Pra, kjo gjė duhet zgjidhur. Ne po diskutojmė me qeverinė nė Beograd, dhe shpresoj se nė njė fazė tė fillimit ne mund tė shohim disa nga udhėheqėsit e vet-shpallur tė largohen nga skena nė veri pėr t'u zėvendėsuar nga pėrfaqėsues tė zgjedhur tė popullit. BBC: A jeni nė kontakte me Beogradin dhe nė ēfarė niveli? Peter Feith: Unė jam nė kontakt, sepse Bashkimi Evropian po ndjek njė dialog aktiv me Beogradin dhe unė jam pėrfaqėsues zyrtar i Bashkimit Evropian. Ne kemi njė pėrfaqėsues nė Beograd, unė nuk kam kontakte tė drejtpėrdrejta me zyrtarėt serbė, por ne kemi kontaktet qė na nevojiten pėr tė na ndihmuar tė ndjekim objektivat tonė nė rajon. BBC: A jeni i kėnaqur me atė qė pėrceptohet si mungesė pėrpjekjesh nga komunteti serb nė Kosovė pėr t'u integruar? Ju pėrmendėt se kjo ishte njė nga sfidat mė tė mėdha. Peter Feith: Ėshtė njė nga sfidat mė tė mėdha, sepse ne presim njė pjesėmarrje tė serbėve tė Kosovės nė zgjedhjet lokale mė vonė kėtė vit dhe komunitetit serb tė Kosovės po i ofrohen mundėsi pėr t'u integruar nėpėrmjet tri rrugėve: njė ėshtė decentralizimi, komuniteti serb i Kosovės do tė jetė shumicė nė pesė plus njė komuna, sapo ne t'i kemi krijuar kėto komuna mė vonė gjatė vitit; sė dyti nė arsim, qeveria, me ndihmėn e zyrės sime, ka hyrė nė njė rrugė pėr krijimin e programeve shkollore pėr serbėt e Kosovės nė nivelet e shkollave fillore dhe tė mesme, qė fėmijėt serbė tė Kosovės tė marrin mėsime nė gjuhėn e tyre duke filluar nė vitin akademik 2010-2011, pra kjo ėshtė e rėndėsishme; dhe e treta, mbrojtja e trashėgimisė fetare dhe kulturore. Shpresoj se do tė ecim pėrpara me disa masa qė unė shpresoj tė marr. Ato do tė jenė pjesė e pėrpjekjeve tė Bashkimit Evropian nė rajon, por ato do tė mbėshteten shpresoj, gjithashtu, nga Kisha Ortodokse Serbe dhe Beogradi. BBC: A mendoni se serbėt nė Kosovė po bėjnė njė jetė paralele dhe e kanė vėshtrimin mė shumė nga Beogradi sesa nga Prishtina, megjithėse njė raport i fundit i Grupit Ndėrkombėtar tė Krizave (ICG) thotė se, tė paktėn nga ana financiare, varėsia e tyre nga Serbia po bie? Peter Feith: Kjo ėshtė njė analizė e saktė, dhe kjo ka tė bėjė me krizėn. Komuniteti serb i Kosovės tradicionalisht ka kėrkuar udhėheqėsi nga Beogradi, dhe unė shpresoj qė Beogradi t'i japė komuntietit serb tė Kosovės inkurajim pozitiv qė tė luajnė rol, pėrfshirė edhe pjesėmarrjen nė zgjedhjet komunale. Nė kontaktet e mia tė pėrditshme me pėrfaqėsues serbė, ndjej se ka njė interes nė rritje tė angazhimit jo vetėm me zyrėn time, por edhe me institucionet qendrore. Ne kemi pėrzgjedhur tani ekipet punuese tė komunave pėr tė krijuar kėto komunat e reja, pesė plus njė, dhe numri i kandidatėve tė interesuar qė kanė reaguar, pėrfshirė nė njė masė tė madhe serbė, ka qenė shumė inkurajues. Pra, ne kemi njė numėr tė mjaftueshėm serbėsh qė janė tė gatshėm tė punojnė pėr kėtė ēėshtje prioritare. BBC: Mė parė pėrmendėt marrėdhėniet tuaja me Beogradin, por si do t'i pėrshkruanit marrėdhėniet tuaja me Prishtinėn? Peter Feith: Me Beogradin, do tė thoja, qė jam i hapur pėr kontakte tė drejtėpėrdrejta dhe mendoj se autoritetet serbe janė plotėsisht tė vetėdijshme pėr kėtė. Me Prishtinėn, unė jam kėshilltari, por edhe supervizori. Unė ndjek ēdo ditė se ēfarė ligjesh miratohen, ēfarė emėrimesh bėhen dhe se si shkon zbatimi i ligjeve, me theks tė veēantė nė respetimin e tė drejtave tė pakicės. Dhe sė dyti, do tė thoja, jam veēanėrisht i gatshėm tė ndihmoj dhe supervizoj politikat e qeverisė pėr trajtimin e buxhetit, pėrgjegjėsitė fiskale, provatizimin dhe axhendėn e reformave pėr ekonominė, sepse ėshtė e qartė pėr tė gjithė nė Prishtinė se ekonomia ėshtė nė gjendje tė rėndė, kėsaj i shtohet edhe kriza, dhe se buxheti mund tė mos jetė i qėndrueshėm nėse nuk ka njė fushatė tė fuqishme pėr tė privatizuar disa nga sektorėt kyē. BBC: Ju keni thėnė se do tė ndėrhyni nėse autoritetet e zgjedhura tė Kosovės, presidenti, parlamenti, qeveria, ndėrmarrin hapa nė kundėrshtim me planin Ahtisaari. A ka pasur ndonjė rast kur ju keni qenė pranė ndėrhyrjes? Peter Feith: Gjithnjė kam preferuar tė punoj mbi bazėn e bindjes miqėsore dhe dialogut intensiv me udhėheqjen nė Prishtinė dhe jo tė pėrdor autoritetin ekzekutiv, dhe shpresoj qė tė mund ta vazhdojmė kėtė traditė. Mendoj se kėshtu ėshtė shumė mė mirė dhe nxjerr nė pah parimin e pronėsisė dhe pėrgjegjėsisė vendase. Dhe mendoj se ėshtė njė meritė e madhe e qeverisė qė ka ndjekur politika bazuar nė angazhimin e tyre tė fuqishėm ndaj planit Ahtisaari dhe nuk janė shmagur nga kjo. BBC: Mendoni se ata duhet tė fillojnė dialogun ne Beogradin nė kėtė moment? Peter Feith: Kjo ėshtė njė nga pikat pėr tė cilat ne po pėrpiqemi tė bindim udhėheqjen. E dijmė se ka shumė ndjeshmėri dhe jam i vetėdijshmė se ekziston njė rast gjyqėsor nė Hagė bazuar nė opinionin kėshillues pėr legjitimitetin e pavarėsisė, njė nismė e Serbisė. Pra, duke pasur kėtė nė sfond, ėshtė gjithashtu e rėndėsishme pėr autoritetet nė Prishtinė qė tė demonstrojnė se ata kanė tė gjitha atributet e njė shteti, por, megjithatė, dialogu me Beogradin nuk duhet tė jetė pėrjashtues i pėrpjekjeve tė tyre pėr tė paraqitur rastin e tyre nė Hagė. Dhe unė besoj se integrimi rajonal ėshtė diēka e rėndėsishme pėr Bashkimin Evropian, qė tė shohim qė shtetet aspirante pėr anėtarėsi tė ecin pėrpara mbi bazėn e asaj se kanė tė paktėn kontekst praktik ndėrkufitar me njėri-tjetrin, pa paragjykuar parimin e pozicioneve nė lidhje me statusin. Pra, mund tė keni njė kontekst praktik megjithėse nuk e njihnm njėri-tjetrin. BBC: Ēfarė prisni ju tė jenė zhvillimet kryesore qė ju prisni tė ndodhin nė Kosovė gjatė vitit 2009? Peter Feith: Mendoj se nė fillim janė zgjedhjet komunale qė mund tė mbahen nė nėntor. I pėrket presidentit tė vendosė. Ai ende nuk ka vendosur pėr datėn kur do tė mbahen zgjedhjet, por ai do tė fillojė shumė shpejt tė konsultohet me udhėheqėsit politikė. BBC: Pėrfshirė ju, zyrėn tuaj? Peter Feith: Ne jemi nė kontakt me presidentin dhe kryeministrin lidhur me kėtė ēėshtje, gjithashtu, po, sepse ėshtė njė element, njė
kėrkesė nė Planin Ahtisaari. Zgjedhjet e pėrgjithshme do tė mbahen nga fundi i vitit 2011. Duhet tė ketė njė numėrim tė popullsisė
qė do tė organizohet nė fillim tė vitit 2011 dhe ka edhe njė numėr ngjarjesh tė tjera tė rėndėsishme nė kalendar, si pėr shembull
studimi i fizibilitetit qė Kosova tė kalojė nė procesin e stabilizimit e asociimit, dhe ky studim do tė kryhet mė vonė kėtė
vit nga komisioni. Do tė ketė njė raport tė pėrparimit. Pra, ka njė numėr afatesh tė rėndėsishme qė janė vendosur dhe pėr
tė cilat duhet punuar. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||