|
Mungesa nė shėrbimin shėndetėsor zonal
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Shėrbimi shėndetėsor dhe ndihma e parė ende vazhdojnė tė jenė larg shumicės sė popullsisė nė Shqipėri, sidomos nė zonat e
thella dhe ato rurale.
Shumė prej rasteve urgjente zgjidhen nga vetė banorėt, me shpenzimet e tyre, dhe nė raste tė rralla dhe nga ajri me helikopterė tė Ministrisė sė Shėndetėsisė. "Jam aksidentuar dhe pėr orė tė tėra plaga mė ka kulluar gjak nė lėndinė," thotė pėr BBC-nė njė banor i komunės Ujmisht nė Kukės. "Kam lajmėruar ambulancėn dhe policinė, por askush nuk mė erdhi nė ndihmė derisa mbėrrita nė spital me njė makinė tė rastit, nė prag tė vdekjes, " thotė ai. Ndėrsa banorė tė tjerė jo vetėm nga zonat e thella tė Kukėsit, por dhe nga rrethe tė tjera skajore dhe tė largėta pohojnė se ndihma e parė mbėrrin tek ata nė raste tė rralla. Probleme ka mė sė shumti gjatė dimrit ku rrugėt bllokohen. Edhe banorėt qė janė afėr qendrave shėndetėsore dhe nė qytet, sjellin fakte tė tjera pėr vėshtirėsitė nė shėrbimin spitalor siē janė mungesat e paisjeve, mjekėve specialistė dhe mbi tė gjitha mitmarrja dhe blerja e ilaēeve nėpėr farmacitė jashtė spitaleve. "I kam dhėnė vetė mjekut para pėr operacionin e djalit, megjithėse ai nuk mė ka kėrkuar, por ilaēet i kam blerė vetė nėpėr farmaci," thotė Qerimi, njė 45-vjeēar nga Kukėsi. Njė nėnė e re me fėmijėn nė duar shton se ka paguar vazhdimisht jo vetėm pėr mjekun, por edhe pėr infermieret pėr tė bėrė serumet dhe gjilpėrat, ndėrkohė qė blerja e ilaēeve ėshtė e pėrherėshme. Autoritetet lokale dhe drejtuesit e shėndetėsisė nė kėto zona vazhdimisht i kanė kėrkuar Ministrisė sė Shėndetėsisė qė tė ndėrhyjė me fonde pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės spitalore, plotėsimin e organikave me mjekė specialistė, nė mėnyrė qė tė sėmurėt tė mos marrin rrugėt pėr tu mjekuar nė Tiranė, apo Kosovė. Spitalet rajonale
Ministrja e Shėndetėsisė thotė se po aplikon strategjinė e re pėr reformėn nė shėrbimin shėndetėsor. Ministrja e Shėndetėsisė, Anila Godo, thotė pėr BBC-nė se thelbi i reformės ėshtė nė forcimin e spitaleve rajonale qė do tė jenė nė qendrat e prefekturave. "Bazė e reformės spitalore qė po bėjmė ėshtė njė decentralizim i kompetencave, i buxheteve nga qendra nė drejtim tė spitaleve rajonale," thotė zonja Godo. "Spitalet rajonale do tė kenė mė shumė fuqi nė kuptimin edhe tė njė tutorie, tė njė pėrgjegjėsie qė do tė kenė pėr tėrė rajonin. "Pėrveē konstruksionit, problemit tė infrastrukturės, mendoj qė ka shumė vend pėr tė ndėrhyrė nė drejtim tė paisjeve shėndetėsore." Ministrja pranon se mungojnė mjekėt specialistė nėpėr rajone. "Njė farė pune ne e kemi filluar dhe konkretisht nė spitalin e Tropojės do tė punėsojmė dhe nga Tirana dikė," thotė ministrja e shėndetėsisė. "Derisa tė pėrgatiten specialistė tė rinj, kuptohet ne s'mund tė presim, pra do tė pėrpiqemi tė gjejmė specialistė duke iu ofruar edhe njė motivim mė shumė sesa rroga normale nė mėnyrė qė tė vijnė," thotė ajo. Ajo thotė se ka diskutuar me autoritetet nė Kosovė pėr mundėsinė e kontraktimit tė specialistėve kosovarė pėr tė punuar nė spitalet rejonale tė zonės. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||