BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 04 maj 2009 - 10:10 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Rindėrtohen shtėpitė te Kroi i Vitakut
 

 
 
Kroi i Vitakut, kėto ditė
Nėn masa tė rrepta sigurie nė lagjen Kroi i Vitakut, nė veri tė Mitrovicės, po vazhdon rindėrtimi i shtėpive tė shqiptarėve, qė po kundėrshtohet nga serbėt.

Nė vendin ku po zhvillohen punimet, ėshtė shtuar prania e policisė sė Kosovės, EULEX-it dhe e KFOR-it.

Forcat e rendit po qėndrojnė nė kėtė lagje 24 orė, pėr tė parandaluar pėrplasjet e mundshme ndėrmjet shqiptarėve qė duan tė kthehen nė pronat e tyre dhe serbėve qė po protestojnė tash e disa ditė rresht kundėr kėsaj.

Megjithėse protestuesit nė disa raste kanė shtėnė me armė zjarri dhe policia ėshtė dashur tė pėrdorė gazin lotsjellės pėr shpėrndarjen e tyre, punimet nė rindėrtimin e shtėpive nuk janė ndalur asnjėherė.

Banorėt shqiptarė shprehen tė vendosur pėr t’u kthyer nė shtėpitė e tyre, tė shkatėrruara nga forcat serbe nė vitin 1999.

“Pasi tė pėrfundojnė punėt, unė jam i gatshėm tė kthehem. Serbėt po na pengojnė pak, por besoj se do tė stabilizohen edhe ata dhe do t’i kuptojnė gjėrat, sepse ne jemi nė tokėn tonė”, thotė Sefedin Mehmeti, shtėpia e tė cilit ėshtė duke u rindėrtuar.

Ndėrkaq, njė pėrfaqėsues i lagjes Kroi i Vitakut, Musa Haliti, thotė se kthimi i shqiptarėve nė veri tė Mitrovicės nuk ka alternativė.

“Do tė ndodhė njė kthim i yni, sepse kemi qėndruar qe 10 vjet nė qendra kolektive, bodrume e shtėpi me qira. Njerėzit janė lodhur dhe tani ėshtė momenti i fundit qė ne tė kthehemi nė pronat legjitime tona, tė cilat askush nuk mundet tė na i ndalojė”, shprehet ai.

Nė fundjavė, kur BBC vizitoi lagjen Kroi i Vitakut nė veri tė Mitrovicės gjendja ishte mė e qetė, ndėrsa nuk pati protesta tė serbėve.

Mbikqyrėsi i punimeve pėr rindėrtimin e shtėpive tė shqiptarėve, Hashim Behrami thotė se ditėt e para tė punės kanė qenė shumė tė vėshtira.

“Nė ditėt e para kur kanė filluar punimet, ka pasur mė shumė tė shtėna nga serbėt. Ne nuk e kemi ndėrprerė punėn por kemi qenė mė tė kujdesshėm, por pas disa ditėve situata ka filluar tė qetėsohet pak, ndėrsa fillimi ka qenė mė i vėshtirė, sepse tė shtėnat janė trishtuese”, theksoi ai.

Serbėt lokalė nuk duan qė shqiptarėt tė kthehen nė veri. Njė pėrfaqėsues i protestuesve, Sinisha Llaziq e sheh tė rrezikshėm planin pėr kthimin e shqiptarėve nė pjesėn veriore tė Mitrovicės.

“Ajo qė ua kemi thėnė tė gjithėve e edhe bashkėsisė ndėrkombėtare e edhe qeverisė sonė, ėshtė frika se nė fazėn e parė do tė jetė rindėrtimi i shtėpive, ndėrsa mė pas sulmet e armatosura nė lagjen Kroi i Vitakut”, thotė Llaziq.
Kroi i Vitakut, kėto ditė

Serbėt kanė kritikuar forcat policore tė misionit evropian dhe ato tė NATO-s se po ua mbajnė anėn shqiptarėve. Njė tjetėr banor serb, Nebojsha Miniq, deklaron se kthimi i shqiptarėve nė veri tė Mitrovicės nuk mund tė bėhet pa marrėveshje me serbėt.

“Ky ėshtė parimi themelor pėr kthimin edhe tė shqiptarėve edhe tė serbėve kudo nė Kosovė”, shprehet ai.

Autoritetet kosovare janė tė vendosura qė tė mos heqin dorė nga realizimi i projektit pėr kthim dhe pėr kėtė kanė mbėshtetjen edhe tė misionit evropian pėr sundim tė ligjit.

EULEX-i ka vlerėsuar se personat qė kanė hedhur granata dore dhe kanė shtėnė me armė nė drejtim tė policėve evropianė, janė grupe tė vogla tė tė rinjėve, qė nuk e kanė mbėshtetjen e shumicės sė serbėve. Zyrtarė tė misionit tė BE-sė kanė bėrė thirrje pėr pėrmbajtje nga dhuna dhe pėr dialog ndėrmjet komuniteteve.

Edhe Sekretari i Shtetit nė qeverinė serbe, Oliver Ivanoviq ka kėrkuar qė problemi i rindėrtimit tė shtėpive tė shqiptarėve dhe kthimit tė tyre nė veri tė Mitrovicės tė zgjidhet nė rrafshin politik dhe nė bisedime me serbėt lokalė. Ai tha se pėrdorimi i gazit lotsjellės nga ana e forcave policore nuk ėshtė zgjidhje

“Nė kėtė situatė mendoj se ėshtė mė se e qartė se zgjidhja nuk mund tė imponohet. Sikur edhe tė gjitha shtėpitė tė rindėrtoheshin, mendoj se do tė ishte problem qė shqiptarėt tė kthehen aty. Thjesht, duhet qė ky problem tė zgjidhet nė mėnyrė politike, me formimin e grupeve punuese dhe nė bisedime me komunitetin. KFOR-i dhe EULEX-i nuk mund tė ofrojnė ndihmė pėr vendime tė njėanshme pėr kthim. Vendimi duhet tė jetė rezultat i marrėveshjes, prandaj duhet tė ketė zgjidhje politike, duhet tė ketė bisedime me komunitetin lokal, me pėrfaqėsues tė shqiptarėve qė duan tė kthehen dhe me pjesėmarrjen e UNHCR-sė, UNDP-sė dhe gjithė tė tjerėve qė janė tė pėrfshirė nė kėto projekte”, deklaroi pėr BBC-nė zoti Ivanoviq.

Nga ana tjetėr, kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, ka bėrė thirrje qė procesi i kthimit tė shqiptarėve nė veri tė Mitrovicės tė mos politizohet dhe ka shtuar se nuk do tė ketė dorėzim pėrpara, siē i cilėsoi, ekstremistėve tė cilėsdo pėrkatėsi qofshin.

"Ky proces nuk duhet tė politizohet. Ėshtė e drejtė e ēdo qytetari qė dėshiron tė kthehet nė pronėn dhe shtėpinė e vet pėr tė jetuar, pėr tė rindėrtuar, kjo vlen edhe pėr shqiptarėt, edhe pėr serbėt, ėshtė njė proces krejt normal, legjitim, i vullnetit tė mirė dhe ėshtė nė interesin e tė gjithėve, nuk ėshtė i drejtuar kundėr askujt. Askush nuk do tė dorėzohet para ekstremistėve, tė ēfarėdo nacionaliteti qofshin ata," - ėshtė shprehur kryeministri Thaēi.

Me gjithė tensionet e ngritura nė veri tė Mitrovicės, kompanitė ndėrtuese po vazhdojnė tė kryejnė punėn e tyre. Nė fazėn e parė po rindėrtohen shtatė shtėpi, ndėrsa zyrtarėt komunalė thotė se do tė vazhdohet edhe me rindėrtimin e shtėpive tjera.

Duke qėndruar pranė gėrmadhave tė shtėpisė sė tij, Bekim Hasani shprehet optimist se nė njė tė ardhme tė afėrt, do tė rikthehet nė jetojė nė veri tė Mitrovicės.

“Shtėpia do tė rindėrtohet nė fazėn e dytė. Normal qė ndihem mirė qė do tė kthehem nė shtėpinė time, nė tė cilėn kam lindur. Pas dhjetė vitesh po realizohet dėshira pėr t’u kthyer”, thotė ai.

Pėr herė tė parė kėtė vit, projekti i kthimit tė shqiptarėve tė zhvendosur nė veri tė Mitrovicės duket mė afėr se kurrė, ndonėse ai po shoqėrohet me shumė vėshtirėsi. Pėrpjekjet e mėhershme tė shqiptarėve pėr t’u kthyer nė veri ishin penguar nga Misioni i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, me qėllim tė siē thuhej mostensionimit tė gjendjes si rrjedhojė e kundėrshtimeve tė vazhdueshme qė vinin nga serbėt.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake