|
Reeve: Presim kundėrshtime nė veri
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Zėvendės-shefi i misionit evropian pėr drejtėsi dhe polici nė Kosovė (EULEX), Roy Reeve, i tha BBC-sė se ai pret qė ēfarėdo
pėrpjekje pėr tė vendosur rendin dhe ligjin nė veri do tė kundėrshtohet.
Ai tha se ēėshtja nė kėtė pjesė tė Kosovės mund tė mos jetė politike, por ajo ka elemente tė kontrabandės, krimit tė organizuar dhe tė bashkėpunimit tė fuqishėm tė bandave serbe e shqiptare. Sipas tij, roli i EULEX-it nuk ėshtė tė ndėrmjetėsojė, por tė inkurajojė palėt qė tė zhvillojnė bisedime pėr tė gjetur zgjidhje pėr problemet. Grupe serbėsh kanė protestuar nė ditėt e kaluara kundėr rifillimit tė punimeve nė rindėrtimin e disa shtėpive tė banorėve shqiptarė nė lagjen Kroi i Vitakut nė veri tė Mitrovicės. Zoti Reeve tha se Beogradi zyrtar ka njė ndikim nė veriun e Kosovės dhe nėnvizoi se ėshtė inkurajues fakti se incidentet janė dėnuar nga vetė zyrtarėt serbė. Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me zotin Reeve. BBC: Pėrveē pėrdorimit tė gazit lotsjellės pėr tė shpėrndarė turmat protestuese, a ka misioni i EULEX-it njė strategji tė daljes nga situata e krijuar nė veri? Roy Reeve: Mė lejoni ta qartėsoj se ēfarė po bėnte policia e EULEX-it. Sikundėr e thatė, janė njė grup familjesh shqiptare qė duan tė rindėrtojnė shtėpitė e tyre, nė veri tė lumit Ibėr, nė pjesėn ku kanė pasur pronat para luftės. Roli ynė ėshtė ruajtja e rendit publik dhe e drejta e qytetarėve pėr kthim tė lirė. Ne jemi vija e dytė e reagimit. Nė vijėn e parė janė pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės dhe nėse protesta ose demonstrata kalon kontrollin e tyre atėherė ėshtė puna jonė qė tė futemi dhe tė shohim nėse mund tė ndihmojmė dhe tė mbajnė nėn kontroll situatėn. Gjatė kėsaj jave janė hedhur granata dore nė drejtim tė tyre dhe ato kanė shpėrthyer 20 metra larg tyre dhe kishte tė shtėna nė drejtim tė tyre, nė kohėn kur protestuesit kaluan vijėn e policėve serbė tė Kosovės dhe u drejtuan drejt punėtorėve qė po punonin nė rindėrtim. Ne jemi aty pėr t'i mbrojtur ata. Si kundėrpėrgjigje ne kemi pėrdorur gaz lotsjellės me qėllim tė parandalimit tė tyre pėr t'u afruar, por nuk kemi pėrdorur asnjė mjet tė rrezikshėm pėr t'i shpėrndarė ata. Prandaj mendoj se kishim njė balancė, sepse po pėrpiqeshim qė t'i prandalojmė ata tė afrohen dhe tė pengojnė punėn e ligjshme qė po zhvillohej. Nuk ėshtė punė jona qė tė negociojmė njė zgjidhje ndėrmjet komuniteteve, por ne iI inkurajojmė ata qė tė bisedojnė mes tyre, pėr tė parė nėse ka njė tė ardhme pėr shqiptarėt qė tė kthehen nė veri tė Mitrovicės dhe si pėrgjigje ndaj kėsaj tė ketė njė kthim tė serbėve nė fshatrat e tyre nė jug tė Mitrovicės. Ne kemi ndihmuar vizitėn e qytetarėve tė Zveēanit nga veriu nė jug javėn e kaluar, pėr tė parė rajonin ku kanė jetuar mė parė. Ne po provojmė tė inkurajojmė kėtė proces tė kthimit tė ndėrsjellė. Por nė thelb kjo nuk ėshtė puna jonė, meqė jemi njė mision i rendit dhe ligjit mirėpo ne po i inkurajojmė tė tjerėt, aktorėt, ndihmėsit, negociuesit. Ambasadorėt britanik, italian dhe rus ishin nė kėtė pjesė javėn e kaluar dhe ata do tė vazhdojnė diskutimet nėse do tė ketė njė mėnyrė pėr tė negociuar rrugėn pėrpara. Por ndėrkohė, ne do tė ruajmė paqen dhe do tė pengojmė grupet e vogla dhe protestuesit e dhunshėm qė tė pengojnė punėn qė po vazhdon. BBC: Ju i quani ata grupe tė vogla, por mund tė rriten njė ditė nėse rastėsisht do tė ketė pėrplasje mes grupeve etnike? Roy Reeve: Gjithnjė ekziston njė rrezik i tillė nė kėtė shoqėri, pėr fat tė keq ende tė ndarė, dhe kjo mund tė ndodhė. Ne do tė ruajmė rendin nė nivelin mė tė lartė qė mundemi. Prapa nesh ėshtė KFOR-i. Nėse do tė ketė njė pėrplasje serioze ndėretnike, me pėrdorim tė armėve, tė cilat policėt nuk janė tė trajnuar t'i pėrdorin, atėherė ne do t'i kalojmė pėrgjegjėsinė KFOR-it, meqė ėshtė punė e tyre tė mbajnė njė mjedis tė qetė dhe tė sigurt. Ne shpresojmė se nuk do tė shkojmė aq larg. Atė qė po shohim tani janė grupe tė vogla tė tė rinjve qė janė pėrgjegjės pėr pjesėn mė tė madhe tė dhunės. Ata janė qė po hedhin gurė, granata dhe, nga diskutimet tona me qytetarėt e tjerė nė atė pjesė, me serbėt atje, mendoj se ka pakėnaqėsi me mėnyrėn se si ėshtė pėrshkallėzuar gjendja gjatė ditėve tė kaluara. Ne duam qė gjėrat tė zgjidhen pėrmes bisedimeve dhe po pėrdorim tė gjitha burimet qė tė provojmė tė inkurajojmė njerėzit tė bisedojnė. BBC: Ju e vlerėsoni kėtė tė jetė mė tepėr njė ēėshtje politike se sa policore? Roy Reeve: Mendoj se njė pjesė e problemit me tė cilin pėrballemi kur diskutojmė pėr veriun dhe Mitrovicėn e veriut, ėshtė se pėr shumė vite nuk ka patur rend dhe ligj nė kėtė pjesė. Nuk ka patur njė polici efektive, nuk ka patur njė gjyqėsi efektive. Pikat doganore kanė mbetur tė zbrazta. Mendoj se ēfarėdo pėrpjekje pėr tė vendosur rendin dhe ligjin nė veri do tė kundėrshtohet. Mund tė mos jetė politike, por mund tė ketė elemente tė fuqishme kriminale, sepse ėshtė ēėshtje e kontrabandės, krimit tė organizuar, tė bandave atje, qė bashkėpunojnė shumė mirė me bandat shqiptare dhe kjo nuk ka tė bėjė vetėm me njė etnitet. Por mendoj se kjo ėshtė njė pjesė qė pėr njė kohė tė gjatė nuk ka patur njė sistem operacional tė rendit dhe ligjit dhe ēfarėdo pėrpjekje pėr tė vendosur rend dhe qetėsinė mendoj se do tė kundėrshtohet. BBC: Dhe ju besoni se do tė keni sukses misioni tuaj? Roy Reeve: Kjo ėshtė ajo qė po provojmė tė bėjmė. Nuk mund tė garantoj, por ky ėshtė qėllimi ynė. BBC: Zoti Reeve, a e keni shqyrtuar mundėsinė qė protestat mund tė shkaktojnė tensione mė tė larta, qė mund tė destabilizojnė kėtė pjesė tė Kosovės? Roy Reeve: Ne jemi gjithnjė tė vetėdijshėm se protestat e shkallėve tė ulta, kanė njė traditė nė Kosovė qė papritmas tė shpėrthejnė nė njė dhunė tė madhe. Normalisht nuk zgjasin shumė. Kishim njė zhvillim kur u shkatėrruan pikat kufitare vitin e kaluar, dhe demonstratat pėrreth gjykatės vitin e kaluar. Ato duket se janė ngajrje tė veēuara, dhe dėrgojnė sinjale, dhe nuk destabilizojnė nė tė vėrtetė. Nėse bisedoni me shumicėn e popullatės nė veri, ata shumė mė tepėr do tė donin njė mjedis tė qetė dhe paqėsor. Ēėshtjet qė janė atje, dhe tė gjithė i dimė se cilat janė ato qė duhet tė diskutohen, mund tė zgjidhen nė njė mėnyrė tė civilizuar dhe konstruktive dhe jo me pėrdorim tė dhunės. Askush nuk do tė qė tė ecim kėsaj rruge. BBC: Mendoni se mund tė ndihmoni nė vendosjen e njė dialogu mes Prishtinės dhe veriut tė Kosovės, e pse jo edhe Beogradit, pėr tė shtendosur situatėn? Roy Reeve: E tėra qė mund tė bėjmė, ėshtė ashtu siē thashė. Nuk ėshtė roli ynė tė ndėrmjetėsojmė nė kėto gjėra, por tė inkurajojmė ata qė kanė kundėrshtime dhe qė kanė kredibilitet qė tė ulen e tė diskutojnė. Nė kėtė kontekst ishte edhe vizita e tre ambasadorėve, ka diskutime ndėrmjet zyrtarėve lokalė dhe ne duam tė inkurajojmė kėtė dhe tė shohim qė kjo po zhvillohet nė njė mėnyrė konstruktive. BBC: A ka Beogradi njė rol nė kėtė situatė, nė qetėsimin e situatės? Roy Reeve: Beogradi ka njė ndikim nė veri dhe ju e keni parė deklaratėn e ministrit Bogdanoviq qė e ka dėnuar dhunėn dhe kjo ėshtė njė lėvizje e dobishme. Ne duhet ta duartrokasim kėtė dhe duhet ta pėrforcojmė kėtė porosi. Ka mėnyra pėr ta zgjidhur kėtė pa hedhur granata ose pa shtėnė nė njerėz. BBC: Zoti Reeve, ju keni njerėzit tuaj nė veri, keni edhe doganierėt pėrveē policisė. A mendoni se mund tė rrisni numrin e tyre pėr tė ruajtur rendin dhe ligjin? Roy Reeve: Nuk do ta rrisim shumė sepse nuk ėshtė puna jonė qė tė zėvendėsojmė misionin e OKB-sė kėtu, qė tė kemi njė rol ekzekutiv nė polici dhe gjyqėsi. Por ajo qė po provojmė tė bėjmė, pėrmes misionit, ėshtė tė ndėrtojmė kapacitet lokale dhe tė punojmė me policėt dhe gjykatėsit lokalė. Ne kemi vėmė aq sa na duhen njerėz atje, por asnjėherė nuk ishte qėllim ynė qė tė patrullojmė nė rrugėt e Mitrovicės ose tė Zveēanit apo nė Leposaviq. Kjo nuk detyra jonė. Ne do tė punojmė pėrkrah policėve dhe gjykatėsve e prokurorėve lokalė atje. Ne kemi kapacitete qė tė pėrdorim njėsitė kundėr trazirave nėse situata zhvillohet dhe ka nevojė qė ata tė shkojnė atje dhe tė vendosin rendin dhe qetėsinė. Ne jemi prapa, por vija e parė janė policėt e SHPK-sė dhe ne do t'i mbėshtesim ata ēdo herė. BBC: Tė mbėshtesni institucionet kosovare nė veri apo cilat? Roy Reeve: Ne aktualisht po punojmė me policėt serbė tė Kosovės qė ende janė nė stacionet nė veri dhe ne kemi njerėzit tanė atje qė po punojnė krah pėr krah me ta. BBC: A janė ato institucione tė Kosovės? Roy Reeve: Ata raportojnė pėrmes nesh dhe pastaj ne raportojmė nė komandėn e Policisė sė Kosovės. Ky ėshtė njė sistem pėr tė cilin po diskutohet dhe shpresoj se do tė gjejmė njė zgjidhje pėr kėtė shumė shpejt. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||