BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 20 prill 2009 - 10:10 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Shqiptarėt kthehen nė veri tė Mitrovicės
 

 
 
Ura mbi Ibėr
Nė pjesėn veriore tė Mitrovicės tė banuar me shumicė serbe ka filluar kthimi i banorėve shqiptarė. Qė prej vitit 1999 mbi 10 mijė shqiptarė janė zhvendosur nga pronat e tyre nė veri tė qytetit tė ndarė buzė lumit Ibėr.

Kthimi i nėntė familjeve tė para nė njė lagje tė njohur si Lagjja e Doktorėve nė veri tė Mitrovicės u bė i mundur pas investimeve tė qeverisė dhe pushtetit lokal pėr rindėrtimin e shtėpive tė tyre.

Sabit Mustafa ėshtė njėri nga banorėt e kėsaj lagje, i cili pas shumė vitesh po pėrgatitet tė hyjė nė shtėpinė e tij tė rindėrtuar, e cila ishte djegur nga serbėt.

“Kemi filluar ndėrtimin sepse qeveria na ka ndihmuar dhe ka dhėnė shpresa pėr t’u kthyer nė kėtė lagje, por unė kam investuar edhe paratė e mia nė kėtė shtėpi. Ka dhjetė vjet qė kam dalur nga kjo lagje. Ndjehem shumė mirė tani, nuk kam probleme, ėshtė vendi im, shtėpia ime,”- thotė z.Mustafa.

Ai i porosit edhe fqinjėt e tij tė dikurshėm, qė tani jetojnė nė pjesėn jugore tė qytetit tė ndarė tė Mitrovicės apo gjetkė, qė tė kthehen nė Lagjen e Doktorėve, nė tė cilėn jeta ka filluar tė ringjallet.

“Unė do t'ju thoja banorėve tė kėsaj lagjeje tė kthehen sa mė shpejtė, ta pėrpunojmė lagjen dhe ta bėjmė tė bukur. Nuk do tė ketė probleme se kjo ėshtė toka jonė,”- u shpreh pėr BBC-nė Sabit Mustafa.

Shqiptarėt dhe serbėt jetojnė tė ndarė nė qytetin verior tė Kosovės, nė Mitrovicė. Nė veri tė lumit Ibėr shumicėn e pėrbėjnė serbėt, ndėrsa nė jug shqiptarėt. Pjesa veriore e Mitrovicės vazhdon tė jetė jashtė kontrollit tė Prishtinės zyrtare. Serbėt nuk e njohin pavarėsinė dhe rrjedhimisht as institucionet e Kosovės. Ata vazhdojnė tė mbajnė lidhje tė forta me Beogradin.

Nė tė njėjtėn kohė, qeveria e Kosovės dhe udhėheqja komunale e Mitrovicės po pėrpiqen qė investimet e tyre t’i bėjnė tė prekshme edhe nė veri tė qytetit. Shembull pėr kėtė ėshtė Lagjja e Doktorėve, ku procesi i kthimit ka filluar tė realizohet kėto ditė.

Ende pa pėrfunduar mirė punėt nė rindėrtimin e shtėpisė, familja Nushi tashmė ėshtė rikthyer. E zonja e shtėpisė, Behija nuk e fsheh lumturinė e saj.

“Ndjehem tepėr mirė, jam shumė e lumtur, kjo ėshtė pasuria jonė,”- thotė ajo.

Kryefamiljari Abdurrahman Nushi tregon se dhjetė vitet, sa ata kanė jetuar nė pjesėn tjetėr tė Mitrovicės, si refugjatė nė qytetin e tyre, kanė qenė shumė tė vėshtira. Ai thotė se ka bėrė pėrpjekje edhe mė herėt qė tė kthehet, por nuk ėshtė lejuar nga autoritetet e UNMIK-ut, me arsyetim se nuk kishte siguri tė mjaftueshme. Por tani siguria nuk ėshtė me shqetėsim pėr z.Nushi.

“Tani pėr tani po kujdesen pėr sigurinė tonė, po patrullojnė policia, KFOR-i dhe EULEX-i, nuk ka ndonjė rrezik dhe shpresoj qė tė vazhdojė kėshtu,”- thekson ai.

Pėr tė filluar rindėrtimin e shtėpisė nė veri tė Mitrovicės nga Gjermania ėshtė kthyer Sami Hajrizi, i cili jeton atje tash e disa vite.

“Vij nga Gjermania me vullnet pėr t’u kthyer sa mė shpejt, kushtet tanimė janė krijuar, nuk kemi kurrfarė pengesa,”- thotė ai.

Tė nxitur nga fillimi i procesit pėr kthimin e shqiptarėve nė Lagjen e Doktorėve, edhe banorė tė lagjeve tjera kanė kėrkuar nga qeveria dhe pushteti lokal tė investojė nė kthimin e tyre. Zahir Mehmeti ka jetuar nė Kodrėn e Minatorėve nė veri, ndėrsa tani jeton si refugjat nė jug.

“Me shpirt jam banor i pjesės veriore, vetėm le tė ma japin qeveria apo komuna materialin pėr ndėrtimin e shtėpisė dhe unė sot kthehem. Siguria nuk ėshtė aspak problem, unė nuk po shkoj nė territor tė Serbisė, po shkoj nė territorin tim,” - shprehet z.Mehmeti.

Serbėt kundėr kthimit tė shqiptarėve

Ndėrsa shqiptarėt flasin me optimizėm pėr kthimin e tyre nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, pėrfaqėsues tė serbėve kėrkojnė qė procesi i kthimit tė ndalet.

Nebojsha Joviq nga Kėshilli Nacional Serb ka thėnė t’i ketė lutur pėrfaqėsuesit shqiptarė tė Lagjes sė Doktorėve qė tė heqin dorė nga kėmbėngulėsia e tyre pėr t’u kthyer me ēdo kusht.

“Mendoj qė njė kthim i tillė mund tė sjellė incidente dhe ato jo vetėm nė kėtė moment, por asnjėherė nuk i duhen askujt. Nga kjo do tė kishin dėm edhe shqiptarėt, edhe serbėt. Ēdokush ka tė drejtė tė kthehet nė shtėpinė e tij, edhe shqiptarėt gjithsesi, por kjo e drejtė nuk bėn t’u mohohet as serbėve. Kthimi duhet tė jetė i dyanshėm dhe me marrėveshje,” - u shpreh z.Joviq.

Kthimi i vėshtirė

Autoritetet qėndore dhe komunale kanė thėnė se gjatė kėtij viti do tė krijohen kushte pėr kthimin e mė shumė banorėve nė veri tė Mitrovicės. Nėnkryetari i Kuvendit Komunal, Ismajl Smakiqi tha se procesi i kthimit tė shqiptarėve nė pjesėn veriore tė lumit Ibėr po shoqėrohet me disa vėshtirėsi, pėr shkak tė situatės sė ndjeshme politike.

“Edhe tani ka pengesa ad-hoce tė shkaktuara nga grupe tė identifikuara tė njerėzve , qė e pengojė kthimin e qytetarėve. Unė jam shumė i bindur qė pjesa dėrmuese e popullatės serbe ėshtė e interesuar tė vendoset nė pronėn e tyre, por edhe ata kanė probleme me ekstremistėt serbė, tė cilėt dirigjohen nga Beogradi. Kemi kėrkesa ad-hoce edhe nga serbėt qė tė kthehen nė pjesėt tjera tė Kosovės, kėshtu qė unė besoj qė me paralelizimin e kėtyre strukturave, jeta do tė normalizohet shumė shpejt nė Mitrovicė,” - tha numri dy i komunės, Ismajl Smakiqi.

Procesi i kthimit tė tė zhvendosurve nė qytetin e ndarė tė Mitrovicės, sipas analistėve, ėshtė politizuar tej mase dhe si i tillė ka mbetur peng i ndasive tė thella etnike.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake