BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 08 prill 2009 - 10:35 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Premtohet numërim rekord i votave
 

 
 
Arkiv
Numërimi i votave shpesh ka shkaktuar vonesa dhe probleme
Në Tiranë Komisioni Qendor i Zgjedhjeve pritet të miratojë të mërkurën një udhëzim se si do të veprohet për shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.

Rezultati pas këtyre zgjedhjeve pritet që të jepet në një kohë rekord.

24 orë pas përfundimit të procesit të votimit të gjithë do të mësojnë se kush do të jetë fituesi dhe humbësi në zgjedhjet e 28 qershorit.

Ky është synimi i përgatitjes së një udhëzimi të posaçëm që pritet të miratohet nga KQZ-ja.

Sipas zyrtarëve të këtij komisioni, për herë të parë do të përdoret një infrastrukturë elektronike moderne, e cila do të mundësojë që të gjitha komisionet zonale të japin në kohë reale rezultatet e numërimit të votave.

Të gjitha këto të dhëna do të jenë të disponueshme edhe në internet.

Shpresohet që në këtë mënyrë t'i jepet fund kaosit të numërimit të votave.

Kjo hallkë e procesit zgjedhor shpesh është bërë shkas për ngjarje të padëshiruara.

Në zgjedhjet e kaluara, rezultati përfundimtar u shpall dy muaj pas përfundimit të votimit.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>