BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E premte, 27 mars 2009 - 14:52 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Thaēi: UNMIK-u i tejkaluar
 
Kryeministri Thaēi
Kryeministri Thaēi nė studion e BBC-sė nė Prishtinė
Kryeministri i Kosovės Hashim Thaēi, nė njė intervistė ekskluzive pėr BBC-nė ka deklaruar se krijimi i instucioneve shtetėrore tė Kosovės si dhe prania e misionit evropian kanė bėrė qė UNMIK-u, misioni i Kombeve tė Bashkuara, tė jetė i tepėrt dhe i padobishėm.

Me zotin Thaēi bisedoi Seladin Xhezairi, nė programin Zigzag, dhe fillimisht e pyeti se cili ishte vlerėsimi i tij pėr dhjetėvjetorin e sulmeve tė NATO-s ndaj objektivave ushtarako-policore serbe:

Kryeministri Thaēi: Ishte vendimi mė i drejtė i Aleancės Veriatlantike, vendim i pritur dhe meritor pėr Kosovėn. Nė Kosovė zhvillohej lufta pėr ēlirimin e plotė, njėherė e pėrgjithmonė nga Serbia. Serbia kishte ndėrmarrė ofensivat apo mund tė them veprimet gjenocidale ndaj popullatės shqiptare. Vazhdonin deportimet qė i pėrngjanin njė holokausti tė ri. Organizuam, bashkė me ndėrkombėtarėt, Konferencėn nė Rambuje. Atje Kosova arriti sukses qė tė nėnshkruajė marrėveshjen, pas periudhės dyjavore nė Paris, bashkė me komunitetin ndėrkombėtar. Dhe, kjo ishte marrėveshje, mund tė them edhe historike e thellimit tė partneritetit mes Kosovės dhe bashkėsisė ndėrkombėtare, por dhe e refuzimit serb. Prandaj, nuk kishte mbetur asgjė tjetėr pėrpos fillimit tė bombardimeve tė caqeve serbe nė Kosovė e gjetiu pėr tė shėnuar edhe fillimin e largimit pėrfundimtar apo tė qėndrimit njėshekullor tė Serbisė nė Kosovė. Pra, ishte vendimi mė i drejtė i mundshėm nė kuptimin edhe politik, edhe diplomatik, edhe humanitar, edhe ushtarak.

BBC: Po, si i vlerėsoni komentet e palės serbe, sipas sė cilės fushata ajrore ishte gabimi mė i madh historik!

Kryeministri Thaēi: Vendimi i Aleancės Veriatlantike ishte i domosdoshėm. Pas luftėrave tė pėrgjakshme dhe gjenocideve qė kreu Serbia edhe nė Bosnjė dhe luftėrave tė tmerrshme edhe nė Kroaci, ajo dėshironte tė vazhdonte diēka tė tillė dhe kishte filluar edhe nė Kosovė, prandaj reagimet serbe edhe sot janė reagime tė tė dėshpėruarve, tė njerėzve tė humbur nė kohė dhe realitet. Ndaj ėshtė pėr tė ardhur keq qė Serbia, nė tė njejtėn kohė pretendon pėr t'u integruar nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian, dhe nė anėn tjetėr e mbronė politikėn njė shekullore tė prezencės, dhunės dhe gjenocidit serb nė Kosovė.

BBC: Zoti Kryeministėr, cili ėshtė pozicioni i qeverisė suaj lidhur me praninė e UNMIK-ut nė Kosovė. Ministri i Jashtėm, Hyseni, nė mbledhjen e fundit tė Kėshillit tė Sigurimit, kėrkoi pushimin e kėtij misioni. Cilat janė sinjalet nga Nju Jorku, duke marrė parasysh se vendimi pėr kėtė duhet tė merret me konsensus, ndėrkohė qė sikundėr dihet Rusia e Serbia janė pro vazhdimit tė pranisė sė UNMIK-ut nė Kosovė?

Kryeministri Thaēi: Realiteti i Kosovės sė pavarur, sovrane dhe demokratike, plotėsimi dhe funksionimi i tė gjitha institucioneve shtetėrore tė Republikės, prezenca e EULEX-it dhe ICO-sė, kanė bėrė qė UNMIK-u tė ndihet, apo pėr ne tė kuptohet si i tepėrt, jo funksional dhe si njė mision i tejkaluar. Unė flas gjithmonė duke vlerėsuar lartė rolin e Organizatės sė kombeve tė Bashkuara nė kėto nėntė vite nė Kosovė, por roli i UNMIK-ut sot ėshtė i padobishėm, ėshtė i tepėrt dhe natyrisht se edhe funksioni i Rezolutės 12 - 44 ėshtė plotėsisht i tejkaluar dhe jo dobiprurės.

BBC: Keni deklaruar se jeni i hapur pėr t'u takuar me presidentin serb Boris Tadiq, ndėrkohė qė ky i fundit nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit la tė kuptohet se - Serbia kurrė nuk do ta njohė pavarėsinė e Kosovės, as tėrthorazi as drejtpėrdrejt dhe do tė vazhdojė mbrojtjen diplomatike, ligjore dhe paqesore tė integritetit tė saj...

Kryeministri Thaēi: Serbia, nė njė formė a tjetėr e ka njohur Kosovėn shtet, nė njė formė tė tėrthortė apo indirekte, dhe vetė disa liderė tė Beogradit tashmė janė deklaruar nė favor tė pavarėsisė. Edhe vetė opinioni publik serb, nė sondazhet ndėrkombėtare, ka treguar vullnetin e qytetarėve se mė tepėr janė tė interesuar tė punojnė dhe tė integrohen nė strukturat euroatlantike se sa tė mendojnė pėr Kosovėn. Prandaj, lidershipi i Beogradit duhet ta respektojė vullnetin e popullit tė Serbisė qė tė largohen nga mentaliteti i sė kaluarės pėr Kosovėn dhe tė marrin vendimin pas procesit tė vetėdijėsimit pėr njohjen e Kosovės shtet. Njohja e Kosovės nga Serbia, por edhe e Serbisė nga Kosova, do tė nėnkuptonte definitivisht paqe, stabilitet, bashkėpunim nė rajonin tonė tė ish-trazuar dhe hapjen e perspektivės pėr integrimin e shteteve tona nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Ėshtė e vėrtetė, unė e kam ftuar presidentin Tadiq ta vizitojė Republikėn e Kosovės, tė vizitojė Kosovėn. Nga ana ime, ky ėshtė vulllnet dhe gjest i mirė i pėrgjegjėsisė sė lartė shtetėrore. Ne duam tė ndėrtojmė fqinjėsi tė mirė me tė gjitha vendet, edhe me Maqedoninė, edhe me Shqipėrinė, por edhe me Malin e Zi e nė tė njėjtėn kohė edhe me Serbinė, por, gjithnjė si shtete tė veēanta.

BBC: Ndėrkohė, si e shikoni pozicionimin e komunitetit serb - karshi institucioneve kosovare. Ēfarė po bėni pėr integrimin e serbėve?

Kryeministri Thaēi: Serbėt, qytetarė, shtetas tė Republikės sė Kosovės, pjesa dėrmuese e tyre tanimė janė tė integruar, pėrmes lidershipit tė tyre, nė institucionet tona. Janė pjesė e Parlamentit tė Kosovės. Janė pjesė e qeverisė qė e udhėheq unė. Janė pjesė e Kėshillit Konsultativ qė e drejton Presidenti i Republikės sė Kosovės. janė pjesė e Zyrės sime pėr komunitete dhe pjesė e autoriteteve nė rrafshin lokal, nė pjesėn dėrmuese. Unė punoj me anėtarė tė kabinetit tim, qė janė edhe tė pėrkatėsisė serbe, punojmė bashkarisht pėr serbėt, qytetarė-shtetas tė Republikės sė Kosovės dhe ėshtė shumė me rėndėsi qė edhe pas shpalljes sė Kosovės shtet, ka vazhduar procesi i kthimit tė tė zhvendosurve nė shtėpitė dhe pronat e tyre dhe nuk kemi pretendim pėr tė hequr dorė nga kjo. Pra, Kosova si e pavarur ėshtė njė realitet qė ka sjellė mė tepėr bashkėpunim edhe ndėrqytetar, mė tepėr multietnicitet dhe perspektivė evropiane.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake