BBCAlbanian.com
 
Botuar: E mërkurë, 25 mars 2009 - 10:24 CET
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
Fillon aplikimi për pasaporta
 
Kryeministria
Qeveria thotë se pasaportat do të ndihmojnë në liberalizimin e vizave
Në Shqipëri Ministria e Brendshme bëri të ditur se duke filluar nga data 25 Mars fillon procesi i aplikimit të qytetarëve për paisjen me pasaporta biometrike.

Në njoftimin publik thuhet se procesi do të nisë fillimisht në Tiranë.

Qytetarët mund të aplikojnë në qendrat përkatëse pranë çdo njësie bashkiake.

Autoritetet thonë se aplikimi është i njëjtë me atë për marrjen e letërnjoftimit elektronik, por qytetarët duhet te blejnë pranë zyrave postare kuponin për pasaportën biometrike.

Çmimi i këtij kuponi është 6000 lekë.

Në njoftimin e Minstrisë së Brendshme vlerësohet se pajisja e qytetarëve shqiptarë me dokumentet e reja të identitetit ka një rëndësi të madhe për procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian dhe, në mënyrë të veçantë, për liberalizimin e vizave.

Sipas saj numri i pasaportave biometrike të lëshuara për qytetarët shqiptarë do të jetë një argument i rëndësishëm për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Pajisja e shtetasve shqiptarë me pasaporta biometrike, bëhet afro dy muaj e gjysëm pas nisjes së procesit te prodhimit të kartave të identitetit.

Ky proces ka ngjallur mjaft polemika.

Opozita ankohet për vonesa të qëllimshme, por qeveria thotë se gjithëçka po ecën sipas parashikimeve.

Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit votuesit në Shqipëri duhet të identifikohen vetëm me letër njoftimi ose me pasaportë.

Ky është një kusht i vënë nga bashkësia ndërkombëtare që zgjedhjet të cilësohen brenda standarteve ndërkombëtare.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dërgoja një miku   Version i printueshëm
 
 
 
BBC ©
 
^^ Kthehu në krye
 
  Arkiv
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>