|
10 vjet nga fushata e NATO-s
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Edhe dhjetė vjet pas, fushata ajrore e NATO-s ndaj objektivave serbe vazhdon tė mbetet ngjarje kundėrthėnėse mes shqiptarėve
dhe serbėve.
Shqiptarėt e Kosovės e kanė cilėsuar atė si ngjarjen mė tė madhe historike, kurse pėr serbėt, fushata ajrore ishte gabimi mė i madh historik. Pas njė varg pėrpjekjesh pėr tė arritur njė marrėveshje tė negociuar mes Prishtinės e Beogradit dhe dy konferencave tė dėshtuara nė Rambuille dhe Paris, Aleanca Veriatlantike vendosi tė nisė njė fushatė ajrore kundėr objektivave serbe. Mė 24 mars tė vitit 1999, avionėt e NATO-s, pak para orės 2000 qėlluan njė numėr objektivash tė ushtrisė e policisė serbe nė disa nga qytetet e mėdha nė Serbi, Kosovė e Mal tė Zi. Dy ditė mė herėt, misioni verifikues, qė vepronte nėn ombrellėn e OSBE-sė, lėshoi Kosovėn, dhe ofensiva serbe kundėr, siē u tha, forcave tė ish-Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, pėrfshiu gjithė territorin kosovar. Zyrtarėt e lartė tė NATO-s, pėrfshirė edhe tė dėrguarin e posaēėm amerikan, Richard Holbrooke nuk arritėn tė bindin udhėheqėsin e atėhershėm jugosllav, Slobodan Milosheviq, qė tė tėrhiqte trupat e tij nga Kosova. Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, atėbotė, Javier Solana, dha urdhėrin pėr fillimin e fushatės ajrore mbi objektivat serbe Njė numėr vrasjesh tė qytetarėve shqiptarė nga forcat serbe tė sigurimit, ndodhėn nė natėn e fillimit tė fushatės ajrore ndėrkohė qė mijėra qyetarė tė Kosovės, u larguan me dhunė nga shtėpitė e tyre, nga njė fushatė, qė u cilėsua, spastrim etnik, e cila pėrfshiu gjithė Kosovėn. Udhėheqėsit ushtarakė tė NATO-s thanė se po bėnin pėrpjekje pėr tė ndaluar krizėn e krijuar humanitare dhe fushatėn e filluar
tė spastrimit entik.
Ish-komandanti i krahut jugor tė NATO-s, gjenerali Wesley Clark, qė udhėhoqi fushatėn ajrore tė NATO-s, i pati deklaruar BBC-sė pak vite mė vonė, se Aleanca ishte munduar ti jepte fund spastrimit etnik nė Evropė. "Mendoj se ishte me rėndėsi qė tė mos kishte mė spastrim etnik nė Evropė," tha gjenerali Clark. "Udhėheqėsit e NATO-s e kuptuan se aktivitetet e Milosheviqit, qė po ndėrmerreshin nė Ballkan, ishin jo vetėm tė drejtuara kundėr tė drejtave tė njeriut, por ishin edhe njė kėrcėnim ndaj stabilitetit rajonal dhe gjithashtu edhe kėrcėnim ndaj misionit tė NATO-s nė Bosnjė, sepse suksesi i tij kėtu do tė forconte elementet e vijės sė ashpėr qė tė pėrballeshin me forcat e NATO-s nė Bosnjė. "Po! NATO-ja mori njė vendim tė drejtė, duke pėrdorur forcėn vetėm, vetėm dhe vetėm si njė alternativė tė fundit," tha gjenerali Clark. Ngjarje historike Nė Kosovė fillimi i fushatės ajrore tė NATO-s u pa si fundi i "dhunės sė regjimit tė Beogradit" dhe u shėnua si njė nga ditėt mė historike tė saj. Ish-zėdhėnėsi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe pjesėmarrės nė konferencėn e Rambuille-sė, aktualisht kryetar i Kuvendit tė Kosovės, Jakup Krasniqi, tha pėr BBC-nė se Aleancės Veriatlantike, pas pėrpjekjeve tė dėshtuara diplomatike, nuk i mbeti asnjė rrugė tjetėr pėrveē fillimit tė fushatės ajrore pėr tė ndėrprerė krizėn humanitare nė Kosovė. "Bombardimet e NATO-s erdhėn pas luftės ēlirimtare, pas krizės humanitare dhe njėkohėsisht bombardimet e NATO-s pėrfundimisht e nxorrėn policinė, ushtrinė dhe administratėn e dhunshme serbe nga Kosova," tha zoti Krasniqi. "Kosovės e gjithė rajonit i hapėn perspektivėn e paqes dhe ndėrtimit tė demokracisė dhe zhvillimit ekonomik," tha ai. Publicisti Veton Surroi, qė kaloi gjithė fushatėn ajrore tė NATO-s, i fshehur nė qytetin e Prishtinės, thotė se kjo ishte njė ngjarje historike pėr Kosovėn. "Padyshim se ėshtė njė ndjenjė e njėjtė si e kam patur edhe atėherė dhe qė ėshtė njė moment i jashtėzakonshėm dhe historik pėr Kosovėn, nė tė cilin Aleanca perėndimore, Perėndimi dhe vlerat perėndimore, janė vėnė nė mbrojtje tė Kosovės. Kjo ka qenė njė kthesė gjatė e pritur nga populli i Kosovės, tha zoti Surroi. KFOR-i hyn nė Kosovė
Fushata ajrore e NATO-s qė zgjati 78 ditė u ndėrpre nė qershor tė vitit 1999. Mė 12 qershor, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes sė Kumanovės, trupat e NATO-s hynė nė Kosovė pėr tė zėnė vendin e trupave serbe nė tėrheqje. Gjatė kėsaj periudhe afro 1 milionė shqiptarė u dėbuan nga shtėpitė e tyre drejt Shqipėrisė, Maqedonisė e Malit tė Zi, mbi 10 mijė veta u vranė dhe qindra tė tjerė u plagosėn. Me pėrfundimin e fushatės ajrore nuk pėrfunduan edhe problemet. Mbi 2000 shqiptarė vazhdojnė tė cilėsohen si tė zhdukur, kurse autoritetet serbe thonė se edhe 1000 serbė mbeten tė pagjetur. Ndjenja tė pėrziera Qytetarėt shqiptarė e panė fushatėn NATO-s si shpėtimin e tyre. Unė vlerėsoj se bomabardimet kanė qenė shumė tė mira se disi ėshtė dashur tė mbrohet populli. NATO na ka mbrojtur, thotė njė qytetar. Njė tjetėr ndėrkaq nuk fsheh gėzimin pėr fillimin e bombardimeve. Neve shqiptarėve na ka shpėtuar jetėn, thotė ai. Njė qytetare e Mitrovicės thotė se ka shumė kujtime. "Kujtoj shumė njerėz qė kanė ikur nė vendet e tjera pėr tė shpėtuar nga lufta dhe pėr tė shpėtuar familjet e tyre, thotė ajo. Por pėr serbėt e Kosovės, vendimi pėr fillimin e fushatės ajrore tė NATO-s ishte gabimi mė i madh historik qė ka bėrė popullin tė vuaj mė shumė. Nė Gjilan, serbėt thonė se fushata ajrore e NATO-s e ka vėshtirėsuar jetėn e tyre. "Ky ishte njė gabim i madh, sepse infrastruktura, jo vetėm nė Kosovė por edhe nė Serbi u shkatėrrua. Ai qė ka pėsuar mė sė shumti nga bombardimet ishte populli, pamarrė parasysh pėrkatėsinė etnike dhe fetare, tha njė qytetar serb. Udhėheqėsit politikė serbė e kanė cilėsuar si tė padrejtė dhe tė paligjshme fushatėn ajrore tė NATO-s ndaj, siē kanė thėnė, njė anėtari tė OKB-sė dhe njė vendi sovran. Oliver Ivanoviq ėshtė njė nga udhėheqėsit serbė tė Kosovės, dhe zyrtar i lartė nė qeverinė e Serbisė. Kjo ėshtė absolutisht e papranueshme, por duhet pranuar se njė politikė e gabuar qė ėshtė udhėhequr atėkohė nė Serbi, nė thelb ka ndihmuar qė tė shkeljen tė gjitha ligjet por edhe ligji ndėrkombėtar, tha zoti Ivanoviq. !0 vjet mė pas Kosova ka shpallur pavarėsinė e saj, dhe ėshtė njohur nga mbi 50 vende tė botės. Kundėrshtimet ndaj vendimeve pėr Kosovėn vazhdojnė ende dhe njė bashkėpunim mė i afėrt nė rajon duket se duhet tė pres edhe pėr njė kohė. Nė mesokohė, trupat paqeruajtėse tė NATO-s, afro 16 mijė syresh, vazhdojnė tė ofrojnė siguri pėr tė gjithė qytetarėt e Kosovės. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||