BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E martė, 17 mars 2009 - 09:27 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Caktohet buxheti pėr zgjedhjet
 
BBC (arkiv)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar nė Tiranė koston financiare tė votimeve tė 28 qershorit. Konvertuar nė dollarė amerikanė kėto votime do tė kushtojnė afro 7 milion dollarė ose rreth dy dollarė pėr zgjedhės.

Buxheti i zgjedhjeve u votua nga votat pro tė shtatė anėtarėve tė KQZ-sė. Ai vlerėsohet tė jetė mė i ulėt se ai pėr votimet lokale tė 2007-tės dhe buxheti pėr votimet e pėrgjithshme politike tė 2005-sės.

Vlefta e njė fletėvotimi ėshtė llogaritur afro 10 centė ndėrsa shpenzimet pėr shpėrblimin e afro 40 mijė komisionerėve janė njė e treta e shpenzimeve.

Nė votimet e 28 qershorit pėr herė tė parė procesi i numėrimit tė votave do tė vėzhgohet nga 385 kamera, kostoja e tė cilave vlerėsohet se rriti koston e votimeve.

Pėrgatitjet pėr zgjedhjet e 28 qershorit po monitorohen hap pas hapi nga ndėrkombėtarėt. Njė grup vėzhguesish tė OSBE- ODHIR- mbėrriti tė hėnėn nė Tiranė dhe pritet tė zhvillojnė takime me pėrfaqsuesit mė tė lartė tė shtetit dhe opozitės.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake