BBCAlbanian.com
  • Ndihmė
Serbisht
Maqedoni
Turqisht
 
Botuar: E hėnė, 16 mars 2009 - 09:51 CET
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
Para debatit nė Gjykatėn e Drejtėsisė
 
Flamuri i Kosovės
Institucioneve tė Kosovės u kanė mbetur edhe njė muaj kohė pėr tė pėrgatitur me shkrim tė gjitha argumentet me tė cilat do ta mbrojnė ligjshmėrinė e pavarėsisė sė Kosovės para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Vjeshtėn e kaluar, Kosova ėshtė ftuar nga Gjykata qė tė paraqesė deklaratėn e saj me shkrim, deri mė 17 prill tė vitit tė kėtij viti, pėr ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, e cila kontestohet nga Serbia.

Gjykata u ka kėrkuar edhe vendeve anėtare tė OKB-sė qė deri nė mesin e muajit tė ardhshėm tė deklarohen me shkrim nėse shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ėshtė nė pėrputhje me tė Drejtėn Ndėrkombėtare.

Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės, Ramush Haradinaj ka kritikuar institucionet e vendet se nuk janė serioze nė pėrgatitjet pėr tė argumentuar se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ishte njė akt i ligjshėm.

“Nė fillim kemi pasur njė punė intensive, sė fundmi marrim vesh pak ēka po ndodhė. Jemi tė shqetėsuar pėr pėrgatitjet pėr kėtė ngjarje me rėndėsi nė kuadėr tė ligjit ndėrkombėtar pėr Kosovėn. Mendojmė se Kosova nuk ėshtė serioze nė pėrgatitjet rreth kėsaj teme. Nuk hetohet serioziteti i duhur pėr njė temė si kjo. Ne mendojmė se vendimi ka qenė i ligjshėm, por besojmė poashtu se nuk po pėrgatitemi si duhet ta dėshmojmė kėtė”, tha z.Haradinaj.

Por zėvendėsministrja e Punėve tė Jashtme tė Kosovės, Vlora Ēitaku, thotė se qeveria ka ndėrmarrė tė gjitha veprimet e nevojshme pėr t'u pėrballur me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė.

Sipas, saj, argumentet e Kosovės do tė jenė tė shumta, por se asgjė nuk mund tė bėhet publike derisa deklarata tė mos deponohet nė Gjykatėn Ndėrkombėtarė tė Drejtėsisė nė Hagė.

“Ėshtė kusht dhe rregullore e brendshme edhe e Gjykatės dhe ėshtė kėrkesė edhe nga koordinatori ynė qė ta ruajmė diskrecionin deri nė momentin e deponimit tė pėrgjigjes me shkrim. Afati pėrfundimtar pėr deponimin e pėrgjigjes ėshtė 15 prilli. Deri atėherė Kosova do tė jetė e pėrgatitur, ne kemi marrė tė gjitha hapat nė mėnyrė qė Kosova tė pėrfaqėsohet nė mėnyrė sa mė profesionale dhe dinjitoze para Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė”, theksoi ajo.

Numri dy i diplomacisė kosovare, Vlora Ēitaku ka thėnė se Kosova po i bashkėrendon punėt edhe nė nivelin ndėrkombėtar me shtetet qė kanė njohur pavarėsinė dhe beson se ato do tė deklarohen para Gjykatės nė favor tė Kosovės.

Pėrgatitjet pėr tė mbrojtur tė drejtėn e Kosovės para Gjykatės po bėhet nga ekspert britanik, Michael Wood si kryesues tė ekipit ligjor tė Prishtinės.

Ndėrkohė, edhe autoritetet nė Beograd po pėrgatiten pėr t’u pėrballur me Gjykatėn Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė lidhur me Kosovėn. Zyrtarė serbė besojnė se do tė arrijnė tė dėshmojnė se, siē thotė ata, “shpallja e pavarėsisė nga ana e institucioneve tė Kosovės ka qenė njė akt i paligjshėm dhe nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare”.

Beogradi zyrtar llogarit nė mbėshtetjen e vendeve anėtare tė OKB-sė, qė nuk e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės.

Mendimi qė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė do ta japė lidhur me ligjshmėrinė e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės nuk do tė ketė karakter obligativ, por vetėm kėshilldhėnės.

Autoritetet serbe nė Beograd besojnė se me dėrgimin e rastit tė Kosovės para Gjykatės nė Hagė kanė arritur tė ndalin trendin e njohjes sė Kosovės dhe presin rezultate mė tė mira pas vendimit.

Polemika edhe pėr njohjen e Kosovės

Zėvendėsministrja e Punėve tė Jashtme, Vlora Ēitaku, ka thėnė se vendimi i Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nuk do tė ndikojė fare qė pavarėsinė e Kosovės ta njohin edhe shumė vende tė tjera.

“Trendi i njohjeve nuk ėshtė ndalur pėr shkak tė Gjykatės dhe ne besojmė qė pavarėsisht vendimit, procesi i njohjeve do tė vazhdojė. Pavarėsia e Kosovės ėshtė process i pakthyeshėm, Kosova ėshtė fakt i kryer dhe kjo gjė qė nuk do tė ndėrrojė pavarėsisht mendimeve qė do tė dalin nga Gjykata”, deklaroi zėvendėsministrja Ēitaku.

Kryetari i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės nė opozitė, Ramush Haradinaj ka shfaqur bindjen se numri i njohjeve do tė rritet nė saje tė lobimit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.

“Ne jemi tė kėnaqur me vendet qė na kanė njohur dhe ėshtė fat i mirė qė i kemi miqtė amerikanė, Uashingtonin pėrndryshe do tė ishim shumė keq. Besoj qė kanė me ndodhė njohje nė tė ardhmėn, por jo falė kėtyre qė po dalin nė gazetat tona ditore por falė Uashingtonit”, u shpreh z.Haradinaj.

Qė nga muaji tetor kur Asambleja e Pėrgjithshme e OKB-sė miratoi kėrkesėn e Serbisė pėr t’i kėrkuar mendim Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė nėse shpallja e pavarėsisė sė Kosovės ishte nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, Kosovėn e kanė njohur tetė shtete, nė mesin e tė cilave edhe dy shtetet fqinje, Maqedonia dhe Mali I Zi.

Numri i shteteve qė kanė njohur Kosovėn shtet tė pavarur dhe Sovran ka shkuar nė gjithsej 56.

 
 
GJITHASHTU
 
 
Dėrgoja njė miku   Version i printueshėm
 
  Pėr ne| Na kontaktoni
 
BBC Copyright Logo
 
^^ Kthehu nė krye
 
  Faqja Kryesore | Rajoni | Analiza | Shtypi britanik | Kulturė | Fotogaleri | Forum | Intervista | Mėsojmė anglisht | Moti
 
  BBC News >> | BBC Sport >> | BBC Weather >> | BBC World Service >> | BBC Languages >>
 
  Ndihmė | Na kontaktoni | Politika mbi tė dhėnat vetjake