|
Nė Shqipėri "ngadalėsim ekonomik, jo krizė"
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Fondi Monetar Ndėrkombėtar ka thėnė se kriza globale financiare po i godet shumė vendet e varfėra.
Kreu i FMN-sė, Dominique Strauss-Kahn i ka bėrė thirrje bashkėsisė ndėrkombėtare qė tė veprojė urgjentisht dhe me bujari pėr tė shmangur efektet me potencial katastrofik tė kėsaj krize tek shtetet mė tė cenueshme. Ragip Luta i BBC-sė bisedoi me Pėrfaqėsuesen e Pėrhershme tė Misionit tė FMN-sė nė Tiranė, Ann-Margaret Westin, dhe fillimisht e pyeti pėrse kjo thirrje nė kėtė moment? Westin: Qė nga fillimi i krizės globale financiare nė vjeshtėn e kaluar, bota ėshtė pėrqėndruar thuajse ekskluzivisht nė ndikimin mbi shtetet e avansuara, dhe sė fundi nė ekonomitė me tregje tė reja qė po marrin paketa tė mėdha ndihmash financiare. Ne nė Fond kemi qenė tė preokupuar me vėmendjen e pamjaftueshme qė i ėshtė kushtuar ndikimit mbi ekonomitė mė tė vogla dhe tė cenueshme, nė veēanti nė shtetet nė zhvillim tė cilat natyrisht nuk kanė pasur asnjė rol nė krijimin e kėsaj krize por qė pa marrė parasysh do tė preken shumė. Mendoj se mesazhi i drejtorit tonė menaxhues ėshtė se bashkėsia ndėrkombėtare tani ka pėrgjegjėsi tė ndėrhyjė dhe tė ndihmojė edhe kėto vende, duke pėrshkallėzuar nė mėnyrė tė konsiderueshme sasinė e ndihmės financiare nė dispozicion tė tyre, pėrfshirė edhe resurset e vetė Fondit. BBC: A ėshtė Shqipėria njė prej tyre? Westin: Mė lejoni s'pari tė tregoj diēka pėr kėto vlerėsimet e cenueshmėrisė dhe natyrėn e tyre shumė hipotetike. Ato janė tė bazuara nė atė se ēfarė mund tė ndodhė nė rastin e disa tronditjeve tė konsiderueshme pra tė gjitha po tė ndodhin nė ndonjė kombinim dhe si shtesė ndikimit rajonal tė krizės. Ajo qė dua tė them ėshtė se kjo ėshtė nė masė tė madhe si njė ushtrim 'ēfarė nėse?' dhe nuk ėshtė parashikim. Dhe sigurisht qė nuk ėshtė vlerėsim i probabilitetit tė krizės. Tani t'i kthehem Shqipėrisė, e cila ėshtė nė situatė shumė mė tjetėr se sa shumica e shteteve me tė hyra tė ulta. Nė fakt edhe mund tė argumentohet se Shqipėria mė nuk ėshtė shtet me tė hyra tė ulėta, mė nuk kualifikohet pėr shembull pėr resurse IDA, dhe me ne ka pėrfunduar marrėveshjet e saj pėr uljen e varfėrisė. Nė kėtė studim Shqipėria ka qenė relativisht mė pak e rrezikuar nga tronditjet e shteteve tradicionale me tė hyra tė ulėta, siē janė tronditjet pėr eksporte, ēmime tė mallrave, tė hyra nga emigrantėt (remitancat), FDI (investimet e huaja direkte). Nė vend tė kėsaj, nėse shikohet rritja nė Shqipėri - qė ėshtė nė pajtim me pėrvojat e shteteve mė tė avansuara - ėshtė mė e prekur nga zhvillimet globale financiare. Pėrkundėr kėsaj, ne edhe mė tej parashohim rritje tė konsiderueshme nė 2009 dhe 2010. Pra pėr ta pėrmbledhur, do tė dėshiroja tė them se derisa parashikojmė njė ngadalėsim tė konsiderueshėm ekonomik nė Shqipėri, sigurisht nuk parashikojmė krizė. BBC: Dmth mund tė thuhet se aktualisht Shqipėria nuk ėshtė goditur nė kėtė moment nga kriza? Westin: Mė lejoni s'pari tė them se nė rend tė parė kur tė kihet parasysh shtrirja globale e kėsaj krize, ne besojmė se tė gjitha vendet nė botė do tė preken nė ndonjė pikė dhe nė ndonjė masė dhe ne besojmė se edhe Shqipėria do tė preket dhe po i bėjmė korrigjimet pėr tė ulur parashikimet e rritjes bazuar nė uljen e qarkullimit tregtar, bazuar nė rėnjen e remitancave, hyrjes sė kapitalit dhe pėr shembull rėnja nė fushėn e tregtisė, kėtė kemi filluar tė shohim nė fund tė 2008-s dhe fillim tė 2009-s. Pėrkundėr kėsaj, po e pėrsėris, ne edhe mė tej shohim rritje pozitive pėr 2009-n pėr Shqipėrinė. BBC: Por ju thoni se nė njė moment ajo do tė prekte. Kur? Westin: Absolutisht. Ne po bėjmė korrigjim nė tendencėn e uljes sė parashikimeve tė rritjes ekonomike. Pėr shembull vitin e kaluar do tė thoshim 6 pėrqind rritje pėr kėtė vit. Nė kėtė moment, nė raportin tonė mė tė fundit tė para njė jave, ne themi tre pikė shtatė pėrqind dhe kėtė mund ta korrigjojmė edhe mė tutje. Pra, natyrisht qė bėjmė korrigjimin me tendencė rėnjeje tė rritjes sė projektuar, siē kanė bėrė tė gjitha shtetet e avansuara nė botė nė kėtė moment por Shqipėria ėshtė njė prej shteteve tė pakta ku ne ende shohim rritje pozitive pėr kėtė vit. BBC: Dhe ju nuk shihni asnjė element tė krizės qė ka prekur shtetet e tjera tė zhvilluara? Westin: Ne nuk do ta quanim krizė atė qė shohim nė Shqipėri nė kėtė moment. Ne e quajmė ngadalėsim, ngadalėsim shumė normal deri tani. BBC: Por kėshtu filloi kudo. Sė pari ngadalėsim, pastaj pas disa muajsh thonė ėshtė mė serioze se sa qė kishim menduar, pastaj fillojnė dhe e klasifikojnė si recesion. Kėtė nuk mund ta themi pėr Shqipėrinė nė kėtė moment, apo jo? Westin: Ajo qė shohim nė Shqipėri janė njė numėr faktorėsh lehtėsues. Pėr shembull rritja. Shikoni eksportet, dhe kėto janė me rėndėsi pėr rritjen. Eksportet sot nė Shqipėri edhe mė tej pėrbėjnė vetėm 25% tė GDP-sė. Dhe kjo tregon se ku ndodhet Shqipėria nė gjendjen e saj tė traniziconit. Dhe kjo nė fakt po ndihmon nė kėtė moment. Por kur tė ndodh rėnja e eksporteve - sepse do tė bien edhe nė Shqipėri si nė vendet e tjera - kjo nuk do ta tėrheqė poshtė ekonominė bashkė me vete siē ka ndodhur nė vendet e tjera. BBC: Kur Shqipėria tė fillojė tė ndiej efektet e krizės globale, a do ta ndihmojė FMN-ja? Westin: Ne gjithmonė jemi tė pėrgatitur. Kemi dialog tė vazhdueshėm politik me autoritetet, dhe edhe pse nuk kemi ndonjė program nė kėtė moment, ne po e monitorojmė ekonominė dhe po japim kėshilla. Dhe nėse qeveria do tė jetė e interesuar pėr ndonje marrėveshje, natryrisht qė do tė jemi tė pėrgatitur. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||