|
Rohan: "Bisedime, por jo pėr statusin"
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Ish-zėvendėsndėrmjetėsi i OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Albert Rohan, ka deklaruar se roli i BE-sė rreth ēėshtjes sė Kosovės
ėshtė zbehur, pėr shkak se nuk ka njė qėndrim tė pėrbashkėt.
Nė njė intervistė pėr BBC-nė, zoti Rohan ka thėnė se qėndrimi i disa vendeve tė BE-sė pėr tė mos njohur pavarėsinė e Kosovės e zvarrit stabilizimin e rajonit, e rrezikon vetė misionin e BE-sė nė Kosovė si dhe e inkurajon Serbinė nė rezistencėn e saj ndaj shtetit tė ri tė Kosovės. Zoti Rohan ka thėnė se shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, njė vit mė parė, shėnon fillimin e procesit tė normalizimit dhe tė stabilizimit tė rajonit, qė mund tė marrė, sipas tij, shumė vjet. Zėvendėsndėrmjetėsi i OKB-sė pėr Kosovėn ka thėnė se bisedimet e paralajmėruara mes Kosovės e Serbisė pėr ēėshtje teknike nuk kanė tė bėjnė me statusin meqė ai, sipas tij, ėshtė tashmė i zgjidhur. Por, ka thėnė Rohan, bisedimet pėr ēėshtjet praktike mund tė shėnojnė njė fazė tė re tė bashkėpunimit mes Kosovės dhe Serbisė. Arbėr Vllahiu zhvilloi njė bisedė me zotin Albert Rohan, nė njėvjetorin e shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės dhe fillimisht e pyeti se si e sheh ai kėtė pėrvjetor, ēfarė ėshtė arritur deri tani? Rohan: Mendoj se ka aspekte pozitive dhe mė pak pozitive. Ajo qė ėshtė pozitive ėshtė se nuk kishte njė shkallė tė gjėrė tė dhunės gjatė kėtij viti. Kishte disa incidente, por asgjė shumė serioze. Nuk kishte eksod tė serbėve nga Kosova, siē kishin parashikuar disa. Parlamenti ka miratuar ligjet kushtetuese dhe tė gjitha ligjet qė janė paraparė me planin Ahtisaari. Institucionet kanė qenė tė hapura dhe tė forcuara dhe kėtu kam parasysh Ministrinė e Jashtme qė nuk ka ekzistuar mė parė. Forca e Sigurisė ėshtė nė proces tė krijimit dhe mendoj se nė kuadėr tė ndėrtimit tė institucioneve shumėēka ėshtė arritur. Nga aspektet negative mė duhet tė pėrmend faktin se Kosova ende nuk ėshtė pranuar nga shumė vende dhe mė e dhimbshmja e konsideroj tė jetė, nė veēanti, fakti se pesė vende anėtare tė BE-sė nuk e kanė pranuar pavarėsinė e Kosovės. Mendoj se posaēėrisht ky qėndrim i fundit e zvarrit stabilizimin e rajonit dhe inkurajon Serbinė nė rezistencėn e saj aktive ndaj shtetit tė ri tė Kosovės, si dhe ndaj misionit tė BE-sė. Kjo e vė nė rrezik suksesin e misionit tė BE-sė. E gjithė kjo ėshtė shumė negative. Por edhe situata sociale dhe ajo ekonomike e qytetarėve tė Kosovės duhet ende tė pėrmirėsohet. Mendoj se pėr shkaqe tė kuptueshme pėrparimi ka qenė modest. BBC: Kur flasim pėr njohjet dhe posaēėrisht pasi ju pėrmendet kėto pesė vende anėtare tė BE-sė, a ėshtė kjo pasojė e diplomacisė sė dobėt tė Kosovės apo ndoshta e diplomacisė shumė aktive tė Serbisė? Rohan: Mendoj se as njėra, as tjetra. Arsyeja ėshtė se, duke pėrjashtuar kėtu Greqinė qė gjithmonė nė mėnyrė tradicionale ka patur marrėdhėnie tė posaēme me Serbinė, tė gjitha vendet e tjera kanė probleme tė brendshme me grupet e pakicave ose me separatizimin, kėtu marrim shembullin e Qipros, nė veēanti veriun e saj, apo edhe atė tė Rumanisė dhe tė Sllovakisė, dhe problemet qė kanė me pakicat. Pra, ato kanė arsyet e tyre qė nuk kanė tė bėjnė me Kosovėn pėr tė refuzuar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Mendoj se ėshtė gabim, por kėto janė arsyet dhe ato nuk kanė tė bėjnė as me diplomacinė serbe dhe as me atė tė Kosovės. BBC: Pra kjo do tė thotė se BE-ja nuk po e pėrmbush obligimin e saj nė Kosovė sot? Rohan: Nuk mund tė thuhet nė atė mėnyrė. Ajo qė mund tė thuhet ėshtė se pėr shkak tė mungesės sė njė qėndrimi tė pėrbashkėt tė BE-sė nė raport me Kosovėn efektiviteti i BE-sė ėshtė zbehur. Do tė ishte shumė e lehtė qė tė luhej njė rol shumė mė i fortė dhe mė i pėrcaktuar si dhe mė efektiv sikur tė kishte njė qėndrim tė pėrbashkėt. Edhe nė aspektin ndėrkombėtar, roli i BE-sė nė kėtė ēėshtje ėshtė dobėsuar nga fakti se nuk ka njė qėndrim tė pėrbashkėt. BBC: Ka zėra kritikė qė thonė se edhe me pavarėsimin e Kosovės gjendja nė Ballkan dhe nė veēanti nė Kosovė nuk ėshtė stabilizuar. Kėtu merret shembulli i veriut tė Kosovės. Pajtoheni me kėto kritika? Rohan: Unė e shoh pak mė ndryshe. Mendoj se nuk mund tė stabilizohet kjo pjesė e rajonit tė Ballkanit, nga njė ditė nė tjetrėn. Sikur tė kishim njė Rezolutė tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, ose sikur tė kishte njė marrėveshje ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės rreth propozimit tonė, atėherė do tė ishte shumė mė lehtė dhe mė shpejt. Por kėshtu nuk ndodhi dhe ėshtė njė fakt qė ne thjesht duhet ta pranojmė. Sipas meje, shpallja e pavarėsisė sė Kosovės, vitin e kaluar, shėnon fillimin e procesit tė normalizimit dhe tė stabilizimit qė mund tė marrė shumė vite. Por duhej tė fillonte nga njė pikė, sepse ajo qė ndodhi nė tetė vitet e kaluara ishte se problemi thjesht u la i pazgjidhur. Mendoj se me propozimin tonė dhe me shpalljen e pavarėsisė, si dhe me njohjen e saj nga mė shumė se 50 vende shumė tė rėndėsishme, ky proces ka filluar. Do tė marrė kohė, por kjo eventualisht do tė ēojė drejt stabilizimit tė tė gjithė rajonit. BBC: Ju thoni vende tė rėndėsishme e kanė njohur Kosovėn. Ka vetėm 54 shtete qė e kanė bėrė kėtė deri tani. Ka qenė parashikuar se shumė mė shumė vende do ta bėjnė kėtė nė valėn e parė tė njohjeve. A mos ishte kjo pėr shkak tė dobėsisė sė diplomacisė sė Kosovės? Rohan: Jo! Unė nuk e di kush e kishte parashikuar kėtė. Unė gjithnjė kam qenė shumė skeptik dhe asnjėherė nuk pėrmenda asnjė numėr dhe asgjė tjetėr. Ky ėshtė njė vendim qė merret nga vendet veē e veē. Dhe disa nga to, dhe evropianėt janė mė shumė tė interesuar pėr problemin e Kosovės, sepse tė tjerėt nė kontinentet e tjera nuk e dinė se pėr ēfarė bėhet fjalė. Se do tė kemi njė proces tė ngadalshėm dhe ėshtė dashur tė pritej. Por nuk duhet tė harrohet se 54 vendet nė fjalė paraqesin mė shumė se 60 pėr qind tė fuqisė ekonomike tė botės, pra mė shumė se 60 pėr qind tė GDP-sė sė botės. Kėto janė vende tė rėndėsishme. Njė nga rrjedhojat ėshtė se pavarėsia ėshtė e pakthyeshme dhe kurrė nuk mund tė zhbėhet. Kjo ėshtė me rėndėsi pėr Kosovėn. BBC: Zoti Rohan a mund tė jeni ju njė nga diplomatėt e huaj qė mund tė loboni pėr njohje tė reja tė pavarėsisė sė Kosovės? Rohan: Unė nuk mendoj se kjo ėshtė detyra ime. Nuk mendoj se roli im ėshtė tė loboj pėr pavarėsinė e Kosovės. Kjo ėshtė detyrė e udhėheqjes sė Kosovės dhe vendeve tė tjera. Miqtė e Kosovės po ndihmojnė nė kėtė aspekt e kjo ėshtė njė gjė e mirė. Por ashtu, sikurse edhe pėr zotin Ahtisaari dhe pėr veten time, nuk e shoh kėtė si rol. BBC: Zoti Rohan, t'i kthehemi planit tuaj, pra planit Ahtisaari. Ai nuk ėshtė pranuar nga serbėt e Kosovės dhe as nga Beogradi zyrtar. Madje edhe misioni i EULEX-it ishte kushtėzuar nga Beogradi me njė plan gjashtėpikėsh tė OKB-sė. Besoni se plani juaj, nė njė mėnyrė, mund tė kthehet sėrish nė njė udhėzues pėr Kosovėn dhe pėr serbėt e Kosovės? Rohan: Po ai ka qenė i tillė. Nė fakt kur shpallja e pavarėsisė u bė nga Parlamenti i Kosovės, ju kujtohet se ajo u bė mbi bazėn e Planit Ahtisaari. Dhe ndėrkohė, shumė pjesė tė Planit Ahtisaari janė zbatuar. Pra, thjesht ka qenė njė udhėzues. Ajo qė ėshtė tragjike dhe njėkohėsisht edhe ironike ėshtė se pėr shkak tė rezistencės serbe, tė gjitha ato pika qė kanė tė bėjnė me komunitetin serb nė Kosovė, nė veēanti tė drejtat e komuniteteve dhe decentralizimi, nuk do tė jetė e mundshme tė zbatohen. Kjo sepse ka nevojė pėr njė angazhim aktiv tė atyre pėr tė cilėt janė hartuar, nė kėtė rast tė serbėve tė Kosovės. Pėrderisa ata nuk i shfrytėzojnė kėto mundėsi, tė drejtat qė sipas planit tonė janė parashikuar, nuk do tė kenė asnjė efekt. Kjo ėshtė ironike sepse rezistenca serbe e dėmton interesin e serbėve tė Kosovės. BBC: Dhe mė lejoni zoti Rohan, kur dhe si mendoni ju se Kosova dhe Serbia mund tė fillojnė njė marrėdhėnie normale, apo njė proces tė pajtimit mes vete? Rohan: Mendoj se kjo do tė marrė kohė. Sepse, qėndrimet kanė qenė aq shumė tė barrikaduara, nė veēanti nė Beograd, sa qė ėshtė shumė e vėshtirė qė tė ndryshohen. Do tė jetė e nevojshme qė, herėt a vonė, Serbia ta pranojė realitetin. Por unė nuk kam guxim tė vendos njė kornizė kohore pėr kėtė. Autoritetet e Kosovės gjithnjė kanė thėnė se janė tė gatshme tė diskutojnė me autoritetet nė Beograd pėr ēėshtjet praktike. Unė i pėrkrah ato dhe, nėse ju kujtohet, nė Planin Ahtisaari ka pjesė qė parashohin komisione tė pėrbashkėta dhe instrumente tė tjera tė bashkėpunimit mes Kosovės dhe Serbisė. Pra, ne i favorizojmė ato, gjithnjė pėrderisa ėshtė e qartė se bėhet fjalė pėr ēėshtje praktike, si ndėrmjet fqinjėve kudo nė botė. Kėto nuk janė bisedime pėr statusin. Ai ėshtė zgjidhur dhe nuk mund tė zhvillohen mė bisedime pėr tė. Pėr ēėshtjet praktike, po. Ndoshta kjo ėshtė mėnyra se si mund tė fillojė njė fazė bashkėpunimi ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės. Do tė jetė nė interes tė tė dyja palėve dhe kur tė fillojė bashkėpunimi praktik, atėhere ndoshta pajtimi bėhet mė i lehtė. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||