http://www.bbcalbanian.com

Botuar: E martė, 06 janar 2009 - 18:21 CET

Nazim Rashidi
Sarajevė

Sfidat e Bosnje Hercegovinės

Ēėshtja e Bosnje Hercegovinės ka dalė sėrish nė skenė kohėt e fundit pėr shkak tė shqetėsimeve pėr ndarje tė mundėshme tė saj.

Politikanėt vendas janė duke diskutuar se nė ē'drejtim duhet tė shkojnė reformat - drejt njė shteti me pushtet tė fuqishėm qendror apo njė shtetė tė decentralizuar tė ndarė sipas vijave etnike.

Nė kohėn kur politikanėt nuk merren dot vesh me njėri-tjetrin, qytetarė tė tė gjitha grupeve etnike i bashkon njė gjė: shpresa pėr njė jetė mė tė mirė.

Rreth 13 vjet pas pėrfundimit tė konfliktit, nė qendėr tė Sarajevės gjithēka duket normale - rrugėt pėrplot me dyqane, nga kompani tė cilat mund t'i gjesh kudo.

Nėse gėrvisht sipėrfaqen e kėtij qyteti dhe flet me njerezit, fillon tė mėsosh mė shumė pėr kėtė shtet ballkanik, i cili pėrpiqet qė tė lėrė pas tė kaluarėn e pėrgjakur nga lufta e fillimviteve '90.

Bosnja ėshtė e ndarė aktualisht nė dy entitete: Republika Serbska dhe Federata Boshnjako-Kroate, kjo e fundit ėshtė e ndarė nė 10 kantone, qė kanė autoritet tė konsiderueshėm.

Status krejt tė veēantė ka distrikti Brēko, njė qytezė e vogėl nė veri-lindje tė vendit, zonė e cila vetėqeveriset por ėshtė nėn patronat tė drejtėpėrdrejtė tė pėrfaqėsuesve ndėrkombėtarė.

Sfidat e policisė

Sfida e shtetit ėshtė qė tė qeverisė vendin aq tė ndarė si nė aspektin pragmatik, me nivelet e qeverisjes qė nga lokali e deri tek qendrori, por edhe nė atė etnik.

 Kriminelėt kanė njė pėrparėsi tė madhe, nė krahasim me ne.
 
Polic boshnjak

Nė praktikė, ndėrkohė, gjithēka ėshtė mė e komplikuar.

Policėt, kur i sheh, duken sikur kryenjė nė mėnyrė normale detyrat e tyre - por deri ku shkon autoriteti i tyre?

Sarajeva, ndonėse kryeqytet i gjithė Bosnje Hercegovinės, ėshtė e ndarė - njė pjesė e saj nė lindje ėshtė nėn autoritetin e Repubilka Serbskės, ku ka njė polici krejt tjetėr, me komandė tė veēantė.

Bashkė me policė tė Federatės Boshnjako-Kroate shkojmė deri nė njė rrugė, ku autoriteti i tyre pėrfundon, njė rrugė qė ėshtė kufiri mes dy etniteteve - nė territorin tjetėr fillon autoriteti i policisė sė Republika Serbskas.

Policėt tė thonė se kėtu shfaqen problemet praktike, sepse nėse kėrkohet ndėrhyrje, ajo nuk mund tė bėhet pa koordinim mes dy policive. Por kjo vonon operacionet. Policėt e pranojnė se kriminelėt janė mė tė shpejtė.

"Pėr ne ėshtė problematike mėnyra e koordinimit," thotė njė polic qė patrullon pranė vijės ku ndahen autoritetet e dy policive.

"Ne me policėt nė Sarajevėn Lindore, nuk jemi nė linjė direkte. dhe kjo na pengon sepse na duhet mė shumė kohė pėr koordinim," thotė ai.

Ai shton se gjithēka bėhet nėpėrmjet telefonit.

"Nėse ndodh diēka, ne informojmė shefin tonė, shefi jonė, shefin e policisė nė Sarajevėn Lindore, dhe ai mė pas lidhet me policėt qė janė nė detyrė. Kriminelėt kanė njė pėrparėsi tė madhe, nė krahasim me ne."

Nė Bosnjė Hercegovinė veprojnė 19 agjenci policie tė ndryshme, tė cilat nuk janė tė bashkėrenduara, siē do tė ndodhte nė vendet e tjera, nga njė insitucion qendror siē janė Ministritė e Rendit.

Zyrtarė tė lartė tė policisė serbe nė Banja Luka, qė ėshtė qendra administrative e Republika Serbskas, pranojnė gjithashtu mungesėn e aksesit nė njė qendėr tė pėrbashkėt tė dhėnash, ēka do tė ndihmonte nė gjetjen e kriminelėve.

Policėt e dy entiteteve megjithatė thonė se bashkėpunojnė me njėri- tjetrin, por niveli i bashkėpunimit mes tyre vihet shpesh nė dyshim.

Situata me policinė ilustron pikėrisht vėshtirėsitė dhe faktin se sa e komplikuar ėshtė Bosnja qė tė qeveriset.

Situata tė ngjashme, qė shfaqen nė thuajse tė gjitha fushat kanė bėrė qė politikanėt tė fillojnė tė diskutojnė funksionimin e shtetit.

Vizione tė ndryshme

Kėtu fillojnė edhe problemet. Vizionet e politikanėve serbė tė Bosnjės nuk janė tė njėjta me ato tė boshnjakėve dhe kroatėve.

 Bosnja duhet tė jetė e organizuar si njė njėsi e pėrbėrė shtetėrore, e cila do tė pėrfshijė disa njėsi federale.
 
Milorad Dodik, kryeministėr i Republika Srbska

Milorad Dodik, kryeministri i Republika Serbska, ėshtė njė politikan me fjalor kontraversial, qė shpesh ngjall diskutime.

Ai akuzohet se ndikon nė shpėrbėrjen e Bosnjės.

Para gazetarėve tė BBC-sė, ai u shfaq i pėrmbajtur. Pranon egzistimin e Bosnje Hercegovinės si shtet, por me kushte specifike.

"Dikush ka vendosur qė tė modifikojė Marrėveshjen e Dejtonit, (qė i solli fund konfliktit), me rrėfimet pėr reforma," thotė zoti Dodik.

"Nė parim pėrpiqet qė tė bėhet njė shtet unitar i centralizuar, pa pajtimin e tė gjitha palėve nėnshkruese tė marrėveshjes sė Dejtonit," thotė ai.

"Bosnja duhet tė jetė e organizuar si njė njėsi e pėrbėrė shtetėrore, e cila do tė pėrfshijė disa njėsi federale, njėra prej tyre duhet tė jetė Republika Serbska.

 Bosnje Hercegovinėn nuk mund ta ndajė askush, pavarėsisht nga situata aktuale.
 
Suljeman Tihiē, Partia boshnjake e Veprimit Demokratik

"Ne nuk mohojmė Bosnjėn, por nuk duam qė tė mohoet ajo qė quhet Republika Srbska," tha zoti Dodik.

Diskutimi bazė ėshtė se deri nė ēfarė mase do tė shkojė autoriteti i qeverisė federale.

Boshnjakėt duan qė qeverisja tė jetė e centralizuar. Sulejman Tihiē ėshtė udhėheqės i partisė mė tė madhe tė boshnjakve, Partisė sė Veprimit Demokratik.

"Bosnje Hercegovinėn nuk mund ta ndajė askush, pavarėsisht nga situata aktuale - kufijtė e saj janė tė pandryshuara pėr 300 vjet, dhe gjithmonė aty kanė jetuar edhe serbė, kroatė dhe boshnjakė," thotė zoti Tihiē nė njė intervistė pėr BBC-nė.

"Ajo mund tė mbijetojė vetėm si e tillė, si njė bashkėsi e tė gjithė popujve tė saj, tė barabartė pavarėsisht nga numri i tyre, por tė barabartė nė gjithė teritorin e Bosnje Hercegovinės.

"Asnjė pjesė e territorit nuk mund tė jetė ekskluziv vetėm pėr njė popull," thotė zoti Tihiē.

 Bosnje Hercegovina si shtet nuk mund tė eksistojė, nėse kroatėt, serbėt dhe boshnjakėt nuk kanė tė drejta tė njėjta.
 
Misho Relota, Bashkėsia Demokratike e Kroatėve (HDZ)

Partia e kroatėve tė Bosnjės, Bashkėsia Demokratike e Kroatėve (HDZ), ka propozime mė konkrete.

Zėdhėnsi i HDZ-sė pėr Bosnjėn, Misho Relota: "Ne propozojmė qė tė ketė 4 ose 5 njėsi, mund tė lėmė hapėsirė pėr marrėveshje, por nė kėto njėsi njė nga popujt do tė jetė shumicė."

"Nuk mund tė bėhet ekujlibėr sepse e tillė ėshtė struktura e jetesės, por Bosnje Hercegovina si shtet nuk mund tė eksistojė, nėse kroatėt, serbėt dhe boshnjakėt nuk kanė tė drejta tė njėjta.

"Nuk mund unė tė kėrkoj tė drejta ekskluzive pėr popullin tim dhe pėr tė tjerėt mos tė shqetėsohem, kjo logjikė ėshtė e tejkaluar," thotė zoti Relota pėr BBC-nė.

Ndikimi ndėrkombėtar

Pėrballė kėtyre diskutimeve, komuniteti ndėrkombėtar, qė ka njė rėndėsi tė madhe nė Bosnje Hercegovinė, nuk ėshtė shumė entuziast.

Mirosllav Lajēek, diplomat sllovak qė udhėheq me zyrėn e Pėrfaqėsuesit tė Lartė, e vendosur si pjesė e marrėveshjes paqėsore, dhe e cila ka kompetenca tė mėdha ekzekutive, deri nė shkarkimin e politikanėve tė zgjedhur nga postet, jep njė pamje jo shumė tė mirė.

"E vetmja mėnyrė qė ky vend tė shkojė pėrpara ėshtė tė veprohet mbi bazėn e kompromisit, por kėtė element nuk e kemi nė jetėn politike nė, kulturėn politike tė Bosnjės," thotė zoti Lajēek pėr BBC-nė.

"Sjellja politike ėshtė e bazuar nė ekskluzivitet, provokime, promovimin e interesave tė ngushta partiake ose etnike kundėr interesave tė shtetit.

"Shteti trajtohet si armik, ose pjesė tė vendit trajtohen si armiq tė shtetit si Republika Serbska," thotė zoti Lajēek.

Mendime tė qytetarėve

Por njerėzit e zakonshėm qė takova - pavarėsisht nga pėrkatėsia e tyre etnike dhe nga disa qytete tė Bosnjės, nė Sarajevė, Banja Luka, e cila ėshtė e banuar kryesisht me serbė, e nė Mostar ku komunitete dominuese janė myslimanėt dhe kroatėt - janė mė me shpresė pėr tė ardhmen e tyre.

"Ē'tju them politikanėt jetojnė mirė, tė tjerėt dobėt".

"Jetohet mirė".

"Jetohet normalisht njerėzit punojnė, shkojnė nė shkollė".

"Shtyjmė ditėt si ushtarė, kur do tė vijė data 1 pėr tė marrė rrogėn".

"Jeton ēdo kush si tė gjindet, si tė gjithė pėr rreth".

"Perspektiva duket e vėshtirė, por nėse pėrpiqemi mendoj se ka".

"Mund tė shikoni se lėvizim lirshėm. Jetojmė mė qetė. Ecim drejt njė periudhe mė tė mirė".

Pėr momentin duket se Bosnje Hercegovina ėshtė nė njė udhėkryq tė madh.

Por cila duhet tė jetė rruga tė cilėn ajo duhet tė marrė.

Zineida Ilaria, ėshtė drejtore e njė agjencie pėr marrėdhėnie me publikun. Persketiva, thotė ajo pėr vendin e saj, ėshtė e qartė: "Shpresoj se ne do tė marrim rrugėn e bashkimit, si vend dhe si popuj do tė vendosim se e vetmja e ardhme dhe e vetmja rrugė ėshtė ajo drejt Evropės."

"Ne mund tė jetojmė nė njė shtet, pavarėsisht nga numri i etniteteve. Pėr sa kohė ne respektojmė njėri-tjetrin, dhe pėrderisa kemi kushte normale jetese, meritojmė tė kemi jetė si njerėzit e vendeve tė BE-sė.

"Ata nuk kanė asnjė gjė mė shumė se ne, prandaj shpresoj se tė gjithė do tė jemi nė tė njėtėn rrugė, nė atė tė BE-sė," thotė zonja Ilaria.

Por nėse do tė shkohet nė drejtim tė BE-sė, varet shumė nga politikanėt, thonė njerėzit qė takova.

Ata nuk besojnė se drejtuesit e tyre do tė mund t'i fusin edhe njė herė nė njė konflikt, nga i cili tė gjihė duken tė prekur kėtu, por shprehin dyshime nėse thjesht vetėm do tė shpresojnė pėr ditė mė tė mira, ose vendi realisht do tė ecė pėrpara.