|
Mostari me plagėt e luftės
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Mostari nė Bosnjė dhe Hercegovinė konsiderohet si njė nga qytetet mė karakteristike tė kėtij vendi. Por ky qytet edhe pas
13 vjetėsh, i ka mė tė theksuara pasojat e konfliktit.
Pjesė tė qytetit janė ende tė shkatėrruara plotėsisht, por kur pyet qytetarėt nėse kėto pamje u kujtojnė luftėn, sakaq tė pėrgjigjen se varrezat janė ato qė kujtojnė luftėn, sepse nė qytet thuajse ēdo njeri ka tė afėrm viktimė. Nė pjesėn e katėrt tė serialit pėr Bosnjėn korrespondenti i BBC-sė Nazim Rashidi sjell njė pamje tė Mostarit, nė kohėn kur zhvillohen dhe debate tė rėndėsishme politike pėr tė ardhmen e vendit. Natyra e bukur para se tė mbėrrish nė Mostar do tė duhej tė ishte njė paralajmėrim pėr qytetin mbase mė specifik tė Bosnjė dhe Hercegovinės. Qyteti gjendet nė jug tė vendit dhe shumė afėr Kroacisė. Por ajo qė shikon brenda qytetit tė shokon: godina plotėsisht tė shkatėrruara, qė tė gjitha kanė mbetur tė tilla qė nga koha e konfliktit. Nga taraca e njė godine tė lartė, qyteti mbi Neretvė dukej plotėsisht. Pamja nuk ėshtė shumė e kėndėshme. Pranė godinave qė kanė fasada tė reja, ka godina qė janė plotėsisht tė shkatėrruara. Qė tė gjitha nga lufta e para 13 vjetėve. Kur shikon Mostarin dhe dėmin qė i ėshtė bėrė qytetit, e ke mė tė qartė se pse njerėzit edhe pas 13 vjetėsh flasin pėr luftėn, sikur tė kishte ndodhur jo shumė kohė mė parė. Mostari, nėse mund tė bėhet ndonjė ndarje, ėshtė i ndarė nė dy pjesė, ajo buzė lumit Neretva, qė shtrihet nė tė dy anėt e lumit, dhe qė quhet si "Mostari i vjetėr" i cili ėshtė me arkitekturė dhe karakteristika orienatle, si dhe pjesa tjetėr moderne e qytetit. Qyteti ka disa xhami, por edhe kisha. Njė katedrale e madhe dominon pamjen e njė pjese tė qytetit. Kurse nė kodrėn pėrbri qytetit ėshtė njė kryq i madh. Multikulturalizmi ėshtė gjithandej. Mostari ka nėntė ura, njėra prej tyre, ura qė ėshtė simbol i qytetit. Gjatė konfliktit tė nėntė urat u shkatėrruan qė mė pas tė rindėrtohen. Ato kanė rilidhur dy brigjet e qytetit, por a kanė mundur tė rilidhin njerėzit? Kur flet me banorėt e Mostarit, ata thonė se qyteti nuk e ka shpirtin e tij si mė parė: "Mė mungojnė miqtė e mi, tė tė gjitha kombėsive. Rreth 15 mijė. Si mund tė ndihem unė?- thotė njė burrė nė moshė tė mesme. "Nuk kam dėgjuar njė shaka tė mirė prej 18 vjetėsh. Si mund tė ndihem? Ėshtė normale qė shpirti i qytetit ka ikur bashkė me 20 mijė njerėz qė nuk janė mė," - thotė njė burrė tjetėr. "Qytetit i mungon shumė shpirti i mėparshėm", shprehet njė grua. "Sa i pėrket urės, unė e kujtoj njė lloj siē ėshtė tani. Unė nuk shoh ndonjė ndryshim, por shpirti i qytetit ėshtė i ndryshėm. Ai ėshtė zhdukur sepse shumė qytetarė tė Mostarit janė larguar, ose nuk janė mė", thotė njė banore mė e re e Mostarit. Por cilat janė prespektivat e kėtij qyteti?
Banorėt na thonė se qyteti ende ka mure qė nuk duken e qė ndajnė komunitetet. Ndarjet kryesore janė mes komunitetit boshnjak dhe atij kroat. Kėtu gjatė konfliktit struktura tė kėtyre komuniteteve u pėrplasėn, forcat kroate ishin ato qė shkatėrruan "urėn e vjetėr", qindra vjet e vjetėr, qė ėshtė simbol i qytetit. Maja Pupovac, arkitekte, banore e Mostarit me origjinė kroate, thotė se njė pjesė e madhe e qytetit qė konsiderohej si mė i shkatėrruari gjatė luftės, ka kthyer pamjen e mėparshme, por njerėzit nuk mund tė kthejnė tė afėrmit e humbur. "U rindėrtua ura e vjetėr. Na u kthye simboli dhe ne, nė njė farė mėnyre jemi pajtuar me atė pjesė tė historisė tonė negative. Tani banorėve tė Mostarit ajo qė u kujton luftėn, janė varrezat. Qyteti ka godina tė shkatėrruara, por ne pranė atyre godinave kalojmė ditė pėr ditė dhe nuk na bėjnė pėrshtypje. Ajo qė na bėn tė ndihemi keq ėshtė humbja e njerėzve tė afėrm. Meremetimi i godinave nuk ka asnjė vlerė kur tė afėrmit e njerėzve nuk janė mė, ose kur kujtohen mėnyrat sesi ata kanė humbur jetėn. Ka edhe nga ata qė nuk kanė gjetur njerėzit e tyre. Imagjinoni pėr ēfarė tragjedie bėhet fjalė. Qytetet shkatėrrohen dhe rindėrtohen, pavarsisht se ēfarė vlere kanė, por asgjė nuk ėshtė mė me vlerė se sa jetėt e njerėzve", thotė arkitektja Pupovac. Mostari pas konfliktit pati njė vėmendje tė madhe ndėrkombėtare. Njė nga personalitetet qė ndihmoi ndėrtimin e qytetit ishte Luciano Pavaroti. Ai ndihmoi nė ndėrtimin e njė qendre muzikore, qė sot mban emrin e tij. Udhėheqėsja e kėsaj qendre Amela Sariq thotė se qyteti pėrpiqet qė tė shikojė pėrpara, drejt ditėve mė tė mira, dhe kėtė mesazh ajo me punėn e saj pėrpiqet t'ua japė edhe tė rinjve: "Ne kemi mundėsi qė tė gjithė tė rinjve t'u tregojmė rrugėn mė tė mirė dhe mėnyrėn mė tė mirė tė tė jetuarit. Ne themi se ēdo njeri ėshtė i ndryshėm, edhe njerėzit e njė grupi etnik janė tė ndryshėm mes njėri-tjetrit. Dallimet nuk duhet tė jenė shkak qė ne tė urrejmė, rrahim, apo vrasim tė tjerėt, por dallimet duhet tė jenė njė mėnyrė pėr tė mėsuar mė shumė, pėr tė ditur mė shumė pėr tė tjerėt". Kėto fjalė tė znj. Sariq vinė nė kohėn kur Mostari pėrjeton tensione sidomos mes tė rinjve. Shkollat janė tė ndara nė bazė etnike. Vetėm njė shkollė e mesme ka nxėnės me pėrkatėsi tė ndryshme etnike. Mostari ėshtė njė nga qytetet mė multienik. Situata reflekton dhe tensionet politike nė gjithė vendin, nė kohėn kur zhvillohen debatet pėr mėnyrėn se si do tė qeveriset Bosnja dhe Hercegovina nė tė ardhmen. Emri i Mostarit vjen nga simboli i qytetit ura e vjetėr, nė fakt nga personat qė ruanin urėn, "Mostari", qė nė pėrkthim tė lirė do tė thotė "urėruajtėsit". Sot pranė kėsaj ure dhe tetė urave tė tjera mbi Neretvė, nuk ka rojtarė, por nė njė farė mėnyre janė duke ruajtur Bosnjė dhe Hercegovinėn, sepse janė simbol pėr rindėrtiminin e lidhjeve mes komuniteteve. Nėse ato janė tė forta dhe krijojnė mudėsi tė shėndoshė komunikimi, atėhere ky qytet, por dhe ky shtet ballkanik do tė mund tė lė prapa dhimbjet e luftės, duke ndėrtuar paqe tė brendshme qė tė mund tė ecė pėrpara. |
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||