|
Nė Banja Llukė, kryeqendrėn serbe
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
Bosnja dhe Hercegovina u rishfaq nė lajme, pas kėrcėnimeve tė mundėshme pėr ndarjen e saj. Kėto thirje kryesisht vinin nga
Banja Lluka, e cila ėshtė qendra administrative e Republika Serbskas, njė nga etnitetet qė pėrbėjnė shtetin Bosnja dhe Hercegovina.
Nė pjesėn e tretė tė serialit pėr Bosnjėn, korrespondenti i BBC-sė Nazim Rashidi, vizitoi Banja Llukėn. Banja Lluka ėshtė njė qytet i cili shtrihet buzė lumit Vėrbas. Para periudhės sė konfliktit, nė ish Jugosllavi, ndonėse konsiderhej si njė qytet i vogėl, mbahej mend si njė prej zonave tė pasura. Gjeografia e qytetit ėshtė pėrplot me parqe, tė cilat janė ende evidente. Por tani pas periudhės sė konfliktit dhe turbulencave qė pėrfshiu Bosnjė dhe Hercegovinėn, Banja Lluka u shėndrua nė njė qendėr administrative tė etnitetit Republika Serbska. Ajo nuk u prek shumė nga luftimet, edhe pse pati lėvizje tė popullsisė, ajo boshnjake u largua, kurse popullsia serbe e larguar nga vendet e tjera tė Bosnjės u vendos nė kėtė qytet i cili sipas shifrave jozyrtare ka rreth 200 mijė banorė. Sot Banja Lluka ėshtė qyteti i dytė me rėndėsi nė Bosnjė dhe Hercegovinė, kryesisht e banuar me serbė, por sa ka ndryshuar ai gjatė kėsaj periudhe me pėrplot ngjarje. Daniela Gajiq, ėshtė mėsuese, ajo ka jetuar gjithė jetėn nė Banja Lluka, dhe tregon pėr zhvillimin e qytetit: "Pėr ne, njerėzit e zakonshėm kėtu, Banja Lluka nuk konsiderohet si njė qytet i madh. Gjėrat janė praktike, spitalet janė
afėr, shkollat janė afėr, fėmijėve me lehtėsi mund t'u ofrosh gjėrat elementare. Por nga ana tjetėr ka pėrparsi sepse nėse
na duhet diēka nuk duhet shkuar nė Sarajevė. Ministritė tani janė kėtu. Mbase pėr kėtė disa prej gjėrave na duken se janė
mė afėr", thotė znj. Gajiq.
Zdravko Petroviqi ėshtė serb qė jeton nė Banja Lluka. Ai thotė se qyteti ka ndryshuar, pasi pranė tij nuk jetojnė mė miqtė e tij tė vjetėr. Edhe pse shumica e popullsisė tani ėshtė serbe, njė pjesė e tyre duke ardhur nga vende tė tjera, kanė njė kulturė tjetėr nga ajo e banjallukasve: "Njė ditė rija me mikun tim tė madh kroat i cili gjatė luftės iku nė Kroaci, por tani ai ėshtė kthyer. Ai u rikthye sepse nuk mund tė jetojė atje. As ai nuk mund tė pėrshtatej dhe as ata nuk e pranonin. Shumė vetė qė kanė ikur duan tė kthehen, spese edhe ne kėtu nuk mund ti pranojmė aq lehtė njerėzit e ardhur. Ata janė njerėz me mentalitet dhe veti tjetėr edhe pse jemi tė njė kombi tė njė feje. Ne tė kėtij vendi kur takohemi bėrtasim, gėzoheni, me ata unė nuk mund tė sillem nė kėtė mėnyrė", thotė z. Petroviq. Ai i gėzohet miqėve tė tij tė vjetėr, siē ėshtė miku i tij boshnjak Atfi Deliq. Z. Deliq i cili ishte nė shtėpinė e mikut tė tij serb thotė se mes tyre nuk ka ndryshuar asgjė. "Ne jemi tė njėjtit. Problem janė tė ardhurit. Kur vjen ndonjė "Zdravko" nga ndonjė zonė tjetėr, ata bėjnė probleme, kurse me komshiun tim Zdravko asnjė gjė nuk ka ndryshuar", thotė z. Deliq. Dy miqtė pajtohen se lufta nė Bosnjė kishte ndodhur pėr shkak tė ndikimeve dhe faktorėve tė huaj, qofshin ato serbe, vendet perėndimore, apo diēka e tretė. Lufta ka sjell tani njė realitet tė ri. Nė qytetin e Banja Llukės ka edhe popullsi boshnjake, siē ėshtė familja Baruēija, e cila pas disa vjetėsh si refugjate, nė Gjermani, ėshtė rikthyer nė vendlindje. Mirsada Baruēija thotė se jeta e saj ėshtė e lidhur me kėtė qytet. "Unė i falenderoj Gjermaninė dhe gjithė botėn qė na ndihmuan, por pjesė e jotja ėshtė ajo pjesė e tokės nga ku vjen. Unė jam optimiste pėr tė ardhmen. Ajo qė ndodhi e kam lėnė pas. Ajo qė ndodhi, ndodhi. Unė mendoj se ka njerėz tė njohur. Nuk kam frikė pėr tė ardhmen, por kam frikė sepse nuk kam tė ardhura", thotė znj. Baruēija. Njerėzit qė i takuam i pėrkasin njė brezi mė tė vjetėr qė nė njė farė mėnyre kanė mundur qė tė pėrjetojnė periudhat para dhe pas luftės. Periudha kur kanė jetuar nė begati dhe nė harmoni ndėretnike, por edhe tė konflikteve. Nėse ata mund tė bėjnė krahasimin se kur ka qėnė mė mirė, tė rinjtė, sidmos ata tė moshave mė tė reja, qė mbajnė mend vetėm pamjet e dhunshme dhe fjalorin e urrejtjes tė prezantuar nė media e kanė mbase mė tė vėshtirė tė kuptojnė bashkėjetesėn. Qendra Kulturore pėr tė rinj nė Banja Llukė ėshtė njė organizatė joqeveritare nė tė cilėn zhvillohen pėrplot aktivitete tė cilat kanė si synim njohjen e ndėrsjellė dhe ndėrtimin e besimit mes komuniteteve. Jugosllav Jevxhiq, njė nga drejtuesit e kėsaj qendre, thotė se politika ndikon nė mėnyrėn se si ata mendojnė: "Nga partitė politike ka promovim mediatik pėr ēėshtjet etnike. Mendoj se njerėzit e rinj kėtu nuk identifikohen si qytetarė boshnjakė. Kjo sepse serbėt janė tė lidhur me Serbinė, kroatėt me Kroacinė, kurse boshnjakėt qė nuk lidhen me ndonjė vend mėmė, e konsiderojnė Bosnjėn si mėmėdhe". Kėta tė rinj thonė se Republika Serbska ėshtė njė realitet. Ajo mirėpritet prej serbėve dhe pranohet prej tė tjerėve nė Bosnjė dhe Hercegovinė. Megjithatė, serbėt e Bosnjės, thotė Jugosllav Jevxhiq e kuptojnė gjithashtu se edhe Bosnja dhe Hercegovina ėshtė vendi i tyre: "Edhje pse njerėzit e rinj nuk idetifikohen si qytetarė tė Bosnjės, ata janė tė vetėdishėm se ky ėshtė njė vend qė do tė ekzistojė pėr shumė vite. Ajo qė shoh unė si pėrparėsi nga anėtarsimi nė BE, ėshtė se mbase tė rinjtė nuk do tė ngarkohen me ēėshtjen etnike, sepse do tė hapen mundėsi tė reja pėr kėta tė rinj", thotė Jugosllav Jevxhiq. Godina e qeverisė sė Republka Serbskas ėshtė e re dhe e sapondėrtuar. Jashtėzakonisht lluksoze si nga brenda ashtu dhe nga jashtė. Shumė qeveri, madje edhe tė vendeve tė zhvilluara do ta kishin zili. Banorėt e Banja Llukės janė krenarė me kėtė godinė, por edhe janė tė vetėdishėm se prej aty mund tė caktohn fatet e tyre.
Millorad Dodik, ėshtė kryeministėr i Republika Serbskas. Partia e tij Aleanca e Socialdemokratėve tė Pavarur fitoi shumicė apsolute nė zgjedhjet e vitit 2006. Ai angazhohet qė etniteti qė ai drejton tė jetė sa mė i pavarur nga Sarajeva. Nga ana tjetėr kritikėt e tij thonė se z. Dodik, ka kontroll tė plotė mbi gjithēka nė Republika Serbskėn, ēka nuk ėshtė e pranueshme pėr demokracitė. Sėrgjan Blagovēanin ėshtė drejtuesi i organizatės Transaparecy International. "Republika Serbska pėr asnjė gjė nuk ėshtė pjesa mė e mirė e Bosnjė dhe Hercegovinės, siē e prezantojnė mediat kėtu. Me kėtė propagandė, qeveria pėrpiqet qė tė tėrheqė vėmendjen nga problemet reale nė Republika Serbska. Kėtu sėrish janė hapur ēėshtjet pėr liritė e njeriut, pėr lirinė e medias, pėr kėtė flasin organizatat relevante ndėrkombėtare, siē janė Fridom House, apo rapoti i Komisionit Evropian". Z. Blagovēanin thotė se ndonėse situata nė pjesėn tjetėr tė Bosnjė e Hercegovinės ėshtė paksa mė e mirė, kjo mė shumė pėr shkak tė qeverisjes komplekse, sėrish mbetet fakt se Bosnja dhe Hercegovina ėshtė njė nga vendet qė ngec nė rajon sa i pėrket reformave si dhe indeksit tė korrupsionit. Pas bisedės me njėrėzit qė takova nė Banja Llukė, pėrshtypja ėshtė se ata janė mė tė ngurtė sa i pėrket Bosnjė dhe Hercegovinės si shtet, dhe do tė donin lidhje mė tė ngushta me Serbinė. Kėtė ndjesi e artikulon edhe vetė kryeministri Dodik, i cili shpreh rezerva nėse ndonjėherė do tė mbėshteste ekipin e futbollit tė Bosnjė dhe Hercegovinės. "Unė mbėshtes Serbinė si kombėtare. Sa i pėrket klubeve mbėshtes Partizanin e Beogradit si nė futboll ashtu dhe nė basketboll. Gjithēka ėshtė e mundur nėse ndonjėherė do tė mbėshtesė Bosnjė dhe Hercegovinėn, por nėse do tė luajė Republika Serbska dhe Federata Boshnjako Kroate, me kėnaqėsi do tė shkoja nė kėtė ndeshje. As kjo nuk ėshtė diēka normale. Kėtu sporti ka njė dimension tjetėr dhe emocionues. Shumica e njerėzve nė Republika Serbska, mbėshtesin Serbinė, dhe kėtu nuk ka asnjė gjė pėr habi", thotė kryeministri Dodik. Pėrkundėr retorikės e cila ndonjėherė mund tė jetė ekstreme, realiteti i Bosnjės pranohet. Kur ēėshtjet i sheh nga njė prizėm
mė pragmatik, tė gjithė duan njė jetė mė tė mirė, mė tė begatė, pavarėsisht se nė cilin shtet do tė jetojnė. |
LOKALE
Sfidat e Bosnjės dhe Hercegovinės 06 janar 2009 | Rajoni
Sarajeva e sotme 07 janar 2009 | Rajoni
|
||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||